Τετάρτη 25 Οκτωβρίου 2017

TIRANA, NGA PASTRIMI PARAVE TEK PASTRIMI ETNIK NE HIMARE



Stavri MARKO
Gazetar
Kryetar i Komunitetit Himariot

Prej 2 vitesh, Himara vazhdon revoltat per te kundershtuar Planin e Zhvillimit Urban, nje strategji qe trumpetrohet ne emer te Turizmit por qe kundershtohet nga banoret me prejardhje greke, pasi eleminon eksiztencen historike te ketij komuniteti.  Megjithe presionin diplomatic te Greqise, per te ndalur kete forme asimilimi ndaj grekeve ne Himare,  Tirana, duket se nuk e shqeteson fakti qe neermjet Himares, po rrezikohet prespektiva Europiane e vendit, Trojka me se fundi (BE – USA), ka dhene disa mesazhe shume sinjifikative per Himaren, qe Qeveria Shqiptare, duhet ti mare ne considerate seriozisht.

Kembengulja per ta kaluar Planin e Zhvillimit, vjen dirrekt nga Kryeministri Edi Rama, I cili ka ne mbeshtetje pa asnje rezistence, gjithe spektrin e politikes madje edhe opoziten, sado ecuria e Shqiperise per ne BE, tashme konsiderohet e stopuar nga Greqia. Ambasadori me I fuqishem, ai amerikan, ka sugjeruar Rames, se duhet te vendose nje perfaqesues ne rang Ministrie per te folur me greket e Himares. Por problemet, mesaduket nuk zgjidhen keshtu. Athina nepermjet Presidentit Pavllopoullos, ka dhene sinalin me te fundit se nuk “do te rime duarkryq, kur shikojme se greket e Himares dhe ne gjithe Shqiperine, jane ne rrezik”, nje sinjal presioni gjeopolitik, per te cilen nuk u la pas edhe opozita greke.

Megjithate, ne valen e nje sutuate te paqendrueshme, ku ne plan te pare, krimi I organizuar dhe mafia, po shkelin neper kembe institucionet e drejtesise prokurorise por edhe te politikes shqiptare, duke u bere nje problem serioz rajonal, qeveria shqiptare, gjen kohe dhe aktivizon makinen e “Luftes ndaj Himares”, buldozat per te rezuar disa dhjetra shtepi, qe I ze Plani urban. Kjo levizje u quajt nje vendosmeri e Rames, per te shperngulur vemendjen nga “Arestimet e medha qe po kryen prokuroria me organet italiane te Antimafias. Madje, qeveria greke, iu referrua nje komunmikate te ministries se jashtme, lidhur me kete teme.  Kjo strategji e qeverise, provokoi nje revolt ne Himare prej banoreve te origjines greke, e cila u zhvillua perpara Bashkise, disa dite perpara. Risi solli se ne emer te komunitetit greko amerikan te Himares, u shpalosen simbolet dhe flamuri amerikan, per te cilen dhjete vite me pare, u denuan 5 himariote se demostronin me flamurin grek, p ne te njejtin shesh.

Por sipas gjendjes ne terren, jo plotesisht venemdja e shpergnulur nga Tirana, transferohet ne Himare, nje krize jo vetem politike por edhe gjeopolitike, dhe jo se Tirana e Edi Rames, kerkon te ndryshoje epiqendren e zhvillimeve. Shkaku kryesor eshte se Resortet dhe investimet e oligarkeve dhe Mafias Shqiptare jane drejt nje procesi te paperfunduar dhe po punojnje diten dhe naten, per te mbyllur objektet, pasi e “nesermja, nuk I dihet” dhe investimet, nuk jane te sigurta, perderisa territory ku ata ndertojne konsiderohet me prona te grabitura. Kamionat, betonieret dhe ruspat, po punojne naten dhe dite ne nje alarm qe ka nje shpjegim: nxitojme ti mbarojme, dhe ti shesim. Eshte kjo arsyeja qe Tirana kerkon te mbaje “steken e perplasjes ne Himare”, mundesisht ne Spile, larg sa me larg investimeve ne Dhraleo, Palase, Dhermi, Livadh dhe Jale, pasi atje procesi i Investimeve strategjike, i ndertimit te resorteve,  fshatrave dhe hoteleve turistike, allias i “Pastrimit te parave te droges”, po shnderohet ne Pastrim etnik ndaj grekeve te Himares, nje skeme e panjohur deri me sot dhe e pa vene ne zbatim nga asnje vend europian, megjithese mbingarkohet me doza Nacionalizmi dhe Zhvillimi Strategjik Turistik. Por le te qendrojme ne kete fakt.

Sipas disa burimeve, zyrtaret e larte shqiptare, mendojne se anetaresimi ne NATO dhe liberalizimi I vizave te qytetareve te vete, eshte nje arritje dhe se nuk shpresojne se Shqiperia kerkon me shume, Bashkimin Europian, pasi ekonomia e zeze e vendit, krimi I organizuar dhe mafia, pastrami I parave te droges etj, si dhe standartet e uleta te lirive dhe te drejtave te njeriut, jane sisteme ekzistenciale ne Shqiperi. Tirana mendon se te qenurit ne NATO, I garanton paprekshmeri te kufirit shteteror, pa cka se Kriminaliteti I Organizuar dhe Mafia, perbejne kercenimin me te madh te stabilitetit politik ne Shqiperi. Eshte kjo arsyeja qe duke treguar forcen e Krimit dhe Mafias sic po ndodh me investimet e dyshimta ne Rajonin e Himares, Tirana, se ka per gje, te adaptoje praktika te Pastrimit Etnik, te veshur me Plane Zhvillimore Urbane. Kjo po ndodh.

Nga ana tjeter, Greqia sot aleatja me e forte e Washingtonit dhe Brukselit dhe e NATO ne Balkan, duket se e ka mare seriozisht agresivitetin e Tiranes, qe kerkon te zhduke Komunitetin Grek te Himares por edhe me tej, pasi ka pare qe dhjete vite me pare, ky plan eshte zbatuar ne zonat Sarande, Ksamil. Bashkepunimi me DIA amerikane, Interpol si dhe me sistemet e sigurise se NATO nga ana e Athines, ashtu sikunder Antimafia Italiane, , na nxjerin ne perfundim se Krimi I Organizuar shqiptyar, Mafia dhe Pastrimi I Parave te droges, jo vetem qe po blen politiken dhe drejtesine shqiptare, por po ve ne rrezik mardhenjet e fqnijesise me aleatin e vjeter Greqine, nga njera ane Grupet trafikante dhe kriminale, po ndertojne mbi pronat e Komunitetit grek dhe po kryejne pastrim etnik, ndersa nga ana tjeter po diktojne stabilitetin dhe mardhjenjet rajonale edhe mes dy anetareve te NATO, duke penguar arritjen e nje Marveshje Protokollare Miqesore, sic po ndodh aktualisht.

Nderkaq, ne se ne Athine, eshte hapur nje debat i nxehte politik rreth dhenjes se anetaresimit te Shqiperise ne NATO nga ana e Parlamentit Grek ne 2009 pa asnje lloj shperblimi (Autonomine e Epirit te Veriut),, ajo nuk vleresohet aspak nga Tirana, madje nenvleftesohet, pasi ja dine per nder SHBA, por paralelisht ketij fakti, pak ose aspak ne Tirane, dine se cfar Marveshje secrete ka nenshkruar Athina me Washington, per anetaresimin e NATO per Shqiperine. Mos harrojme se cdo dy jave, Hapesira Ajrore e Shqiperise, kontrollohet nga Greqia, dhe dy te tjera nga Italia. Ne detin Egje, nje anije patrulluese e Shqiperise, nen flamurin e NATO, kontrollon per klandestinet prej nje viti. Si do te reagonin ne Tirane, kur Anijet e NATO, greke, do te kontrollonin ujrat shqiptare ne Jon, ndersa forcat special te marines greke, apo italiane, do te ndemernin aksione ne territorin e Shqiperise (NATO) kunder trafikanteve te armeve dhe te droges, te cilet perbejne rrezik per demokracine shqiptare dhe qe krijojne shqetesime ne vendet e BE? Si mund  Athina te toleroje kaq shume nje politike kriminaliste qe po zbaton ne Rajonin e Himares, Tirana, nepermjet investimeve mbi prona te grabiitura dhe te Parave te Pista po kryhet Pastrim Etnik dhe po te vihet ne rrezik historic ekzistenca e Komunitetit Greko Himariot, nje prej aleateve me besnike te SHBA dhe Aleateve antifashiste te Luftes se Dyte Boterore, kunder aksit Italo gjermano fashist?

Kjo eshte ceshtja sot. Investimi i Mafias Shqiptare qe kontrollon politiken drejtesine dhe gjithe institucionet shqiptare, po vene ne rrezik dhe mardhenje mes shteteve anetare ne NATO, jo vetem qe nuk po arrihet nje Protokoll Miqesie, por po futet me shpejtesi Ligji i Luftes me Shqiperine, kjo per shkak se Greqia nuk mund te toleroje nje shtet “Mafiokrator” qe te arrije te kryeje kryevepren me te shemtire te shekullit te 21, qe Nepermjet Investimeve te Parave te Pista, te realizoje njekohesisht edhe Pastrimin Etnik.

https://smarkos.blogspot.al/ 

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1465) Αλβανία (906) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (394) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (280) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (257) Β Ήπειρος (239) ορθοδοξία-orthodhoksia (239) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) Κορυτσά-Korçë (121) shqip (119) Κορυτσά Β Ήπειρος (107) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (76) διωγμοί - përndjekje (62) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (58) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (47) ανθελληνισμός (44) πολιτισμός - kulturë (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (39) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (35) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (24) πολιτική-politikë (24) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)