Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Τετάρτη 1 Νοεμβρίου 2017

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në Himarë: Rama kërkon shpërnguljen e banorëve

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka deklaruar nga Himara se kryeministri Edi Rama po shpërngul banorët himarjotë

Sipas tij, banorët e prekur nga prishjet e ndërtimeve nuk po dëmshpërblehen, ndërsa zgjidhje për ta mbetet vetëm shpërngulja, atë që do edhe kryeministri, shtoi ai. “Situata në Himarë është alarmante. Kryeministri Edi Rama do shpërnguljen e banorëve të Himarës”, tha Dule, ndërsa deklaroi se himarjotët nuk do dorëzohen lehtë. Ai theksoi gjithashtu se banesat që po prishen i takojnë minoritetit etnik grek.
…Sjellja e kryeministrit Rama ndaj Himarës dhe himariotëve mund të krahasohet me sjelljen e një pushtuesi. Prej orëve të mëngjesit, Himara sikurse të jetonim në shtet policorë  është në cdo cep të saj në prani të forcave të policisë. E shikoni po cënohen të drejta stërgjyshore pronësore. Cënohen parime elementare të shtetit të së drejtës…
…Nëpërkëmben në mes të ditës demokracia funksionale dhe respektimi  i të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit. Himara që u ka rezistuar shekujve me identitetin dhe idealet e veta, që u ka rezistuar stuhive shumë më të vështira se këto të sotmet nuk do të mund të mposhtet nga perversitetet ligjore dhe institucionale aventureske të zotit Rama….

….Pa asnjë dokument me fuqi ligjore, pa respektuar asnjë procedurë, krijohen situata si këto që po shikoni. Të cilat për komunitetin e Himarës janë të pa pranueshme, asnjë fakt i kryer nga politikat e z. Ramës nuk do të pranohet. Zoti Rama  duhet që ta marri veshë njëherë e mirë  se Himara që ju ka rezistuar shekujve me identitetin e idealet e veta, nuk mund të mposhtet nga perversitetet ligjore  dhe institucionale aventureske të z. Rama. Jemi të gjithë këtu  do vazhdojmë të jemi të gjithë këtu sot dhe deri sa të fitoi dhe të triumfoi e drejtat. Zotërinjtë që kini si të IKMT-së ashtu edhe të Organeve të Rendit operojnë me shkresa njëra të datës 22.02.2017 dhe Forcat e Rendit me një shkresë që është kërkuar mbështetja e tyre me 18 tetor  për datën  23 tetor 2017. Vete mund të konstatoni se vetë kjo histori është në shërbim të interesave shumë të dyshimta të Kryeministrit Rama…




Δεν υπάρχουν σχόλια: