Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Τετάρτη 29 Νοεμβρίου 2017

Pirro Prifti: Djajtë nxisin urrejtjen z.Kondi, dhe nuk fshihen nën Veladon

Pirro Prifti: Djajtë nxisin urrejtjen z.Kondi, dhe nuk fshihen nën Veladon
Problematika radikaliste dhe dilema për emrin e autorit më detyruan të shkruaj dhe të ngre zërin kundër librave të tillë nacionalistë dhe luftënxitës e plot urrejtje, që ngatërrojnë dhe superozojnë ngjarje e data, duke krijuar një mishmash amatoresk, por të rrezikshëm për atë që nuk njeh të vërtetën.
Shkruan Pirro Prifti
Kritikat ndaj ekspozimit të Librit të Sejdi Kondit `Djaj nën Veladon` të ekspozuara për publikun në stendën e “I Love Çamëria”, ku listoheshin kryesisht tituj librash mbi Çamërinë, ishin të ashpra dhe me të drejtë nga KOASH, qoftë nga kopertina e librit që paraqiste Fotot e Shen Kozmait dhe të Kryepeshkopit Anastas nën një pamje aspak serioze, qoftë nga përmabjtja plot urrejtje fetare e librit
(http://konica.al/2017/11/qendra-e-bashkepunimit-nder-fetar-per-librin-djaj-ne-veladon-nuk-duhej-te-botohej-ironizohet-nje-shenjtor/).
Koment i njëjtë ishte dhe nga Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar Elbasan e cila shprehte keqardhjen e për botimin e librit “Djaj në veladon”, pasi sipas tyre në këtë libër ironizohet një shenjtor i besimit ortodoks“
(http://www.tpz.al/2017/11/25/reagon-janullatos-pas-librit-provokues-ne-panair/).
Këtë shkrim e nisa pasi lexova reagimet, por më e rëndësishmja ishte pasi lexova tek gazeta elektronike Fjala e Lirë e datës 19 shkurt 2016 shkrimin me titull: “Shkrimtari që kërkon Drejtësi për Popullin e tij` nga Murat Gashi për `Veprën e Zgjedhur të Arben Kondit `Kosovë e Çamëri`.
Kjo më nxiti të kërkoj kush qënka ky Shkrimtar i cili ka shkruar të njëjtin Roman si shkrimtari Sejdi Kondi me emrin `Djaj nën Veladon`?
Nuk do ta merrja vesh nëse nuk do të lexoja një koment dërguar nga Dhmitër M. Xhoga, të cilin po e paraqes këtu, i cili spjegon e kush është Arben Kondi dhe kush Sejdi Kondi: `I Nderuari `sjale` Arben Kondi ju faleminderit me sa kontaktova në këtë orë mesnate, që sa më përmallove dhe me më kënaqe. (Më kujtove sa të ndjerin Sejdi (kutpohet se emri Sejdi Kondi është shkruar në librin e ekspozuar në Panair `Djaj me Veladon` në vend të emrit të vërtetë Arben Kondi), sa bijtë e xha Hamit Kondit, Asllan, Hekuran, Fiqiri; ky shoku im si vlla, sa bashkënxënës dhe student`…..
Image result for djaj nen veladon
(http://ëëë.fjalaelire.com/tema/28137.html).
Pa e zgjatur komentin e Dhimitër Xhogas me Komentin e z. Murat Gashi i cili ja atribuon librin famëkeq `Djaj në Veladon` z.Arben Kondi dhe jo z.Sejdi Kondi, i cili paska vdekur (u prehtë në paqe).
Ka nje paqartësi për librin aspak normal të të ashtuquajturit Sejdi Kondi `Djaj me Veadon` të promovuar në Panairin i 20 i Librit në Tiranë për vitin 2017, të hapur për disa ditë në Pallatin e Kongreseve Tiranë.
Paqartësitë lindin qe tek emri i Autorit, i cili nuk është në fakt Sejdi Kondi, por e ka emrin Arben Kondi.
Ky person ka shkrur në këto vite disa libra për Camërinë si : `Romani Tmerri – që flet për bombardimet e NATO-s në Kosovë që ka si personazh kryesor një francize me emrin Natali De For e cila ishte martuar me nje serb që vret kosovarët….
Romani i dyte që ka shkruar Arben Kondi, është `Vrasja e dytë e Marko Boçarit`një roman që tregon luftën e arvanitasve kundër Turqise me një super pozim me krimet e Zervës kundër popullsisë myslimane çame në tërritoret e Greqisë duke bërë aluzione por problemet e djeshme me ato të sotme, pra një koktej urrejtjeje kundër fqinjëve e jo kundër politikës.
Romai i tretë që ka shkruar Arben Kondi është Romani `Barbarët`, një roman që flet për UÇK, duke dhënë idenë se liria fitohet me gjak.
Romani i peste titullohet `Shqiptarovrasësi Napoleon Zerva`, një libër që flet për vrasjet e Napoleon Zervës kundër popullsisë çame dhe që e shkrimtari e krahason me Millosheviçin pësa i përket dëshirës shqiptaro-vrasëse.
Romani i gjashtë titullohet `Rikthimi në Çamëri` i cili tregon Çamërinë e sotme pa asnjë të drejtë për çamët, duke shprehur se edhe çamët orthodoksë nuk kanë asnjë të drejtë. Shkrimtari hedh idenë se çështja çame do të zgjedhet nëpërmjet dy qeberive shqiptare dhe greke duke hedhur idenë e një bashkimi të afërt.
E vendosa romanin e katërt në fund për të treguar se ky roman është shkruar nën efektin e një urrejtjeje të thellë ndaj Kryepeshkopit Anastas sikur ai të jetë shkaku i armiqësisë – gjë që nuk është e vërtetë. Ky Romani i katërt i shkruar nga ky shkrimtar Arben Kondi është sigurisht Romani `Djaj me Veladon` në kopertinën e tij janë fotot e Shën Kozmait dhe të Kryepeshkopit të sotëm Anastas, ku shprehet një urrejtje e pakuptueshme dhe aspak realiste kundër Kryepeshkopit Anastats të cilin ky autor e shan dhe i vesh përgjegjësi të së kaluarës së trishtuar të Shqipërisë gjatë luftës së parë botërore, për Zervën, madje këtë budallallëk e dërgon edhe në një kohë më të shkuar duke akuzuar edhe Shën Kozmain si antishqiptar, madje duke mbështjellë edhe vetë shtetin grek me këtë `veladon të zi` urrejtjeje.
Radikalizmi dhe fondamentalizmi i shkrimtarit Arben Kondi alias Sejdi Kondi, shkon edhe më tej nuk kursen të përzjejë ashtu si në një pjatë çervish të servirur nga një fallxheshë turke, problemet e Kosovës me ato të Çamërisë duke treguar një injorancë të plotë jo vetëm për ngjarjet e djeshmë por edhe për këto të ditës së sotme duke përdorur e tij opinionin e tij personal për Çamërinë nga e cila ai ka vëndlindjen e prindërve të tij – ashtu siç duket nga mbiemri i tij i krishterë Kondi, opinion i cili i barsur me urrejtje pijanecësh të kafeneve që ashtu siç ndodh shpesh në kafenetë e mejhanet e Shqipërisë- flitet për politikë – sipas traditës së përtacisë shqiptare: politika në plan të parë, pra duke u marrë me thashetheme dhe pastaj duke u autosugjestionuar- i përcjellin si lajme apo edhe si shkrime apo novela e Romane që nxisin urrejtje, dëshirë për të shkatërruar edhe atë tolerancë fetare të mirë që kemi në Shqipëri, por më e rëndësishmja është : mungesa e njohurive nga ana e popullit të Kosovës por edhe e intelektualëve të Kosovës për Komunitetin e madh Orthodoks dhe shumë patriot të Shqipërisë dhe rolin e tij në Pavarësinë e Shqipërisë, luftën e tyre për së bashku me komunitetet e tjetra për çlirim nga pushtuesit dhe tradhtarët madje, dhe personalitetet e shumtë të njohur që i kanë dhënë drejtim politikës, ekonomisë, shoqërisë, mjekësisë dhe arsimit shqiptar, përsonalitete të Rilindjes shqiptare të cilët sot harrohen ndoshta dhe qëllimisht.
Problematika radikaliste dhe dilemma për emrin e autorit më detyruantë shkruaj dhe të ngre zërin kundër librave të tillë nacionalistë dhe luftënxitës e plot urrejtje që ngatërrojnë dhe superozojnë ngjarje e data duke krijuar një mishmash amatoresk por të rrezikshëm për atë që nuk njeh të vërtetën.
Pra, divergjenca e parë që vura re përveç problemit shumë të rënësishëm të mesazhit aspak njerëzor por luftënxitës të librit të shkruar nga Arben Kondi, kërkon që shkrimtari, duhet të shprehet për këtë problem dhe të kërkojë falje për këto dy gjëra:
Së pari, të sqarojë kush e ka bërë këtë libër Arben Kondi, apo Sejdi Kondi me të cilin ka dalë autori i librit.
Së dyti, autori të kërkojë ndjese për librin që ka botuar qoftë për mesazhin e urrejtjes ndaj orthodoksisë shqiptare dhe ndaj Kryepeshkopit të nderuar Anastas, qoftë për mosnjohjen mirë të orthodoksisë shqiptare të sotme dhe rolit të saj të rëndësishëm në Pavarësinë e Shqipërisë dhe në konsolidimin e shtetit shqiptar gjatë 105 viteve nëpërmjet Rilindasve të saj por dhe të intelektualëve orthodoksë që kanë dhënë e japin kontribut shumë të rëndësishëm në cdo kohë që Shqipëria egziston.

Δεν υπάρχουν σχόλια: