Πέμπτη 22 Φεβρουαρίου 2018

Kush ka mendime të mira, i sheh të gjitha gjërat në mënyrë pozitive - Nga Shen Paisi i Malit te Shenjte- Luftë Shpirtërore- Vol III

Image may contain: 1 person, beard
Kush ka mendime të mira, i sheh të gjitha gjërat në mënyrë pozitive - Nga Shen Paisi i Malit te Shenjte- Luftë Shpirtërore- Vol III


Më thanë ca se skandalizohen, ngaqë shohin në Kishë shumë gjëra të shtrembra dhe unë u thashë: “Nëse pyet një mizë ku ndodhen lulet në zonën ku ajo fluturon, do të përgjigjet “Nuk e di. Por atje poshtë në rrëpirë, ka plehra, kuti konservash, papastërti” e do të rradhisë tërë plehrat ku shkoi. Por nëse pyet një bletë: “Ke parë ndonjë papastërti këtu në zonën tonë?” ka për të të thënë: “Papastërti? Jo. Nuk kam parë gjëkundi. Këtu vendi është i mbushur plot me lule erëmira” dhe do të të numërojë mjaft emra lulesh të çdo lloji të kopshtit dhe të fushave. Miza di vetëm vendet e plehrave, kurse bleta di ku ndodhet një zymbyl apo më tutje një zambak...
Siç e kam kuptuar, disa njerëz ngjajnë me bletën dhe të tjerët me mizën. Ata që ngjajnë me mizën, përpiqen të gjejnë në çdo rast të ligën dhe merren vetëm me këtë gjë, nuk shikojnë asgjë të mirë në asnjë vend. Ata që ngjajnë me bletën, e gjejnë të mirën kudo ku ka të mirë.. Njeriu i dëmtuar mendon gjëra të dëmshme dhe i kap shtrembër të gjitha, ndërsa kush ka mendime të mira, pavarësisht se çfarë shikon, çfarëdo ti thuash, do të mendojë mendim të mirë.
Njëherë nje djalë i vogël, i klasës së dytë të gjimnazit, erdhi në qelën time për të më takuar dhe i ra hekurit të derës. Unë kisha një thes me letra për të lexuar, por thashë të dal të shoh se çfarë kërkonte.
- Si është puna, djalë i mbarë?- e pyeta.
- Kjo është qela e atë Paisit?- foli djali. -Dua ta takoj pak.
- Kjo është, por atë Paisi ka shkuar të blejë cigare,- iu përgjigja unë.
-Me sa duket, ka shkuar të ndihmojë ndonjë njeri në nevojë,- ma ktheu djali me qetësi.
-Jo, ka shkuar të blejë cigare për vete,- i thashë unë përsëri. “ Bënte si i çmendur ngaqë i mbaruan dhe shkoi me vrap të blejë. Mua më la vetëm këtu dhe nuk e di se kur do të kthehet. Po të vonohet, do të iki fare prej këtej.
Sytë e djalit u mbushën me lot. 
- E lodhëm atë Paisim,- tha ai me mendim të mirë. 
-Përse kërkon ta takosh atë Paisin?” e pyeta.
- Dua t’i marr uratën,- m’u përgjigj djali.
- Çfarë urate?! Ai s’është veçse një murg i mashtruar; s’ka bërë prokopi e njoh mirë unë. Mos harxho kot kohën duke e pritur, sepse kur të kthehet, mund të jetë nervozuar, ndoshta edhe i dehur, sepse edhe pi. 
Por djali vazhdonte të ruante të pandryshuar përbrenda mendimin e mirë.
- Mirë, unë do ta pres edhe pak, çfarë do ti them,” – i thashë unë përsëri .
- Kam një letër për t’i dhënë, por dëshiroj t’i marr edhe uratën,- m’u përgjigj ai. Djali e merrte çdo gjë që unë i thosha me mendim të mirë. Kur i thashë se atë Paisi bënte si i çmendur për të pirë një cigare, nuk foli asnjë fjalë dhe sytë iu mbushën me lot. “ Kushedi, mos ka shkuar për të ndihmuar ndonjë,” mendoi djali. Të tjerët lexojnë shumë libra, dhe ai djali i ri, në klasë të dytë gjimnaz, kishte mendime aq të mira! Unë ia prishja mendimet dhe ai mendonte mendim edhe më të mirë dhe nxirrte përfundime më të mira. E admirova! Për herë të parë që shikoja diçka të tillë!


p.A.B


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1417) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (251) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (231) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)