Δευτέρα, 23 Απριλίου 2018

Dorëhiqet kreu i OMONIA-s


3-vjet pas zgjedhjes në krye të Omonia-s, Lonidha Papa jep dorëheqjen nga drejtimi i organizatës që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri. Papa kishte nisur një fushatë riorganizimi të OMONIA-s për të futur parimin një anëtar një votë me takime në të gjitha strukturat, duke synuar hapjen e organizatës, që për shumë vite ka funksionuar si mbështetje politike për PBDNJ-në. 
Me një postim në rrjetet sociale, Papas  shkruan se “përpjekjet  personale për riorganizim, me propozime që kam gjykuar se do sjellin bashkimin e bashkatdhetarëve tanë, duke e shndërruar  organizatën si shtëpine e përbashkët e të gjithë minoritareve greke dhe në veçanti për të përballur aspiratat, nuk gjetën mbeshtetjen e dëshiruar”.
Pas kësaj kryesimi i Omonia-s i kalon përkohësisht Fredi Belerit, një prej emrave të aparatit drejtues të OMONIA-s dhe mbështetës i njohur i Vangjel Dules. Pa përmendur emra, Papas ka lënë të kuptohet se organizata po mbahet peng i interesave personale.
“Nuk mund ta fsheh hidhërimi tim për sjelljen e disa drejtuesve qe e konsideronin dhe vazhdojnë të shohin Omonian si dyqanin e tyre, duke demonizuar çdokush qe nuk i shërben "bisnesit" te tyre. Gjithashtu shpreh shqetësimin tim për të ardhmen e organizatës, meqenëse egoizmat personale po mbytin logjiken e thjeshte dhe misionin esencial të organizatës”-thekson ish-kreu i OMONIA-s
Share This
Previous Post
Next Post

Εντολήν καινήν σας δίδω, Να αγαπάτε αλλήλους∙ καθώς εγώ σας ηγάπησα, και σεις να αγαπάτε αλλήλους. Εκ τούτου θέλουσι γνωρίσει πάντες ότι είσθε μαθηταί μου, εάν έχητε αγάπην προς αλλήλους. (Ιωάννης, ιγ΄:34--35).---Një porosi të re ju le juve: Të doni njëri-tjetrin, siç ju desha unë dhe ju të doni njëri-tjetrin. Prej kësaj do t'ju njohin ju të gjithë se jeni nxënësit e mi, në qoftë se keni dashuri për njëri-tjetrin" Joani 13,34-35.

0 σχόλια: