Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Πέμπτη 30 Αυγούστου 2018

Orthodhoksia Dëshmorja e madhe e Krishtit.



Orthodhoksia Dëshmorja e madhe e Krishtit.
Kisha është trupi i Krishtit, dhe përbëhet nga gjithë ata njerëz që besojnë tek Ai drejtë dhe vërtetë, ashtu siç Ai na mësoi. Kisha Orthodhokse është ajo “Një Kishë, e shenjtë, Katholike (e përgjithshme) dhe Apostolike”, ashtu siç thotë Simboli i Besores. Thotë “Një”, që do të thotë se nuk ekzistojnë kisha të tjera.
Dhe ajo Një Kishë është Orthodhoksia. Të tjerat që duan të duken si kisha, nuk janë kisha, por herezi. Kisha Orthodhokse është e vetmja që ka mbajtur deri sot ato ç’ka mori nga Apostujt dhe nga pasardhësit e tyre, Etërit e shenjtë.
Të ashtuquajturat “kisha” papike, protestante si dhe disa të tjera më të vogla se këto, nuk ruajtën të pandryshuara ato ç’ka morën që nga fillimi i Kishës së Krishtere, por i ndryshuan, sipas mendimeve dhe dëshirave të njerëzve, ndaj sot janë të transformuara aq shumë saqë dikush pyet veten se çfarë lidhje kanë ata me mësimin e Krishtit me ato gjëra që ata mësojnë dhe veprojnë.
Ulën mësimin hyjnor në përmasat e njeriut mëkatar, me ato vogëlsitë e tij, me ato ambiciet e marra të tij, me interesat e tij, me ato egoizmat rraciale të tij.
Me këtë mënyrë, këto të ashtuquajtura kisha, u katandisën si sisteme të kësaj bote, si gjithë ato të tjerat që synojnë në plan me qëllime përfitimi, shpesh herë me mënyrën më të shëmtuar dhe satanike, aq, saqë nëvend se t’i tërheqin në Krishtin shpirtrat që kanë etje për shpëtim, ato dele të humbura, i përzënë dhe i hedhin në ateizëm dhe në indiferentizëm për shpirtin e tyre, ashtu siç bënin Farisenjtë, ku Zoti për ata tha, me zemërim: <<Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë>> (Matth. 23, 13).
Ato gjoja kisha në brendësi të tyre janë sisteme të volitshme, të bëra sipas dobësive dhe dëshirave mëkatare të njeriut, sepse, me frymën e tyre praktike (logjikën e “thatë”), tentuan të pastronin mësimin e Krishtit nga ato gjoja ekzagjerimet, që janë të papranueshme ndaj frymës praktike, ashtu siç është p.sh. papronësia, apatia, përkushtimi i përsosur në Zotin me gjithë shpirt dhe me gjithë mendje, dmth. jeta murgjërore, izolimi nga bota, nga gjërat e botës, dhe nga aktiviteti social – shoqëror, nga politika, “braktisja” e trupit e.t.j.
Me fjalë të tjera, këto “kisha”, që bën gjithçka të rehatshme për të tërhequr kështu kollaj njerëzit që nuk durojnë në provat dhe në ndeshjet frymore, thellë brenda tyre nuk synojnë në jetën e ardhshme, por në këtë, materiale, dhe nuk thonë fjalët e Apostull Pavli <<Sepse nuk kemi këtu qytet të përhershëm, por kërkojmë atë që ka për të ardhur>> (Heb. 13, 12) por e thonë mbrapsht <<Nuk kemi qytet që presim të vijë, por ate që është këtu kërkojmë>>.
Këto ata i konsideruan si gjëra çnjerëzore dhe të paaritshme nga vetë njeriu në lidhje me vetë forcat e tij. Dhe ndaj, bashkangjitën krishtërimin me dobësitë e tyre, duke krijuar një “krishtërim” të rehatshëm, domethënë një mësim të rrem të Krishtit, të “korrigjuar” sipas sistemeve të botës, ku nuk ka asnjë lidhje me Krishtin, veçse me emrin e Tij. Ndaj dhe mënyra e “adhurimit” të tyre, nëvend se të ketë frymë adhurimi dhe liturgjike siç e ka Kisha Orthodhokse, mori karakter prej bote, shërbesat morën karakter teatral, muzika dhe piktura humbën stilin liturgjik dhe frymor të tyre, duke u katandisur arte bote, që i shërbejnë njerëzëve me mentalitet prej kësaj bote, që nuk kanë asnjë lidhje me Fenë dhe Kishën.
Dhe kjo ndodh sepse nuk përfaqëson kombe të mëdha me forcë politike dhe mekanizëm politik, sepse nuk ka mbi veten shenjën e satanait (yllin pesëkëndësh).
Me të gjitha këto, këto të ashtuquajtura “kisha”, që janë, siç tham, transformime të panjohura të Kishës së vërtetë të Krishtit, shfaqen sikur të ishin “kisha” autentike të Tij, dhe me një krenari djallëzore kërkojnë që ato të cakotojnë çështjet e fesë së krishtere në botë duke kërkuar të kenë vëndet e para nëpër konferenca. Dhe kjo ndodh, sepse vendet, në të cilat kanë ndërtuar selitë e tyre këto pseudokisha, sot kanë forcë politike, dhe me anë të tyre kërkojnë të nënshtrojnë njerëzimin. Ndërsa ajo Një Kishë, e shenjtë, Katholike dhe Apostolike domethënë Orthodhoksia, Kisha e vërtetë dhe e patransformuar e Krishtit, që nuk ndryshojë udhë, karakter dhe anën e jashtme deri sot, ajo “Një Kishë”, që heretikët e konsiderojnë herezi, qëndron e mbledhur, si “komshia e varfër”. Dhe nëvend se ta njohim si themel të pashkatërrueshëm të krishtërimin, si nënën e nderuar e të krishterëve, ku prej Saj mësuam fenë dhe morëm gjithçka, besën, ritet, artin kishtar e.t.j., i bëjmë mësuesin dhe këshilltarin.
Dhe Apostull Pavli thotë: <<duke ditur se ashtu siç jeni pjesëmarrës në mundime, kështu do të jeni pjesëmarrës edhe në ngushëllim>> (B’ Kor. 1, 7).
Dhe nëvend se të kthehen mbrapa në udhën e duhur ata rebel, që e braktisën ate dhe u endën në shkretëtirën e gënjeshtrës, kanë arrogancën për ta nxitur ate (Kishën) të heqë dorë nga udha që Zoti i ka gdhendur duke kërkuar të bashkohet me ata. O, paturpësi djallëzore! Fëmijët e rremë të konsiderojnë të rremë. Këto nuk i thotë ndonjë fantazi, këto thuhen në histori që nuk mund të ndryshojë asnjë papë. Por krah veçorive që vërtetojnë se Kisha autentike është Orthodhoksia, është dhe kjo: Se kjo Kishë përndiqet, vuan, ndeshet, përulet, dhuron Martirë që nga koha që botën pushtonin hordet romake e deri më sot. Ky keqpësim i Orthodhoksisë është më shumë titull i palëkundur i origjinalitetit të saj që në fillimin të Saj sipas fjalëve që Zoti tha: <<Kur mua përndoqën dhe ju do t’ju përndjekin>> dhe <<kushdo nga ju që do të dojë të jetë i pari, do të jetë shërbëtor i të gjithëve>> (Mark .10, 43 – 44). Apostull Petro thotë: <<gëzohuni, duke qenë pjestarë të mundimeve të Krishtit>> (A’ Petr. 4, 11).
Sipas këtyre fjalëve Orthodhoksia ka bekimin të përndiqet. Kryepiskopi Englez i cili kishte udhëtuar dikur në Moskë, deklaroi se kisha Ruse po bën ndeshje të madhe kundra propangandës së ateizmit. Atje ku ka ndeshje për Besimin, atje gjendet Krishti që tha: “Mbretëria e Perëndisë dhunohet, dhe dhunuesit e rrëmbejnë ate”.
Dhe për të folur shkurtimisht, Zoti nuk lumuroi kurrë ata që bëjnë qejfe dhe pushtetarët, por të përndjekurit, të varfërit dhe të përbuzurit. E varfër dhe e përbuzur është Kisha Orthodhokse, të pasura dhe pushtetare janë disa prej atyre që duan të quhen Kisha (papizmi, protestantizmi e.t.j). Cila, pra, nga ato është e vërtetë, Kisha në Krishtin, sipas Ungjillit? Shën Isaak Siriani, shkruan këto fjalë: “Kjo është ajo që tregon se tek cilët banon Fryma e shenjtë, fakti që nuk i mëson në qejfet, në rehatitë dhe në jetën pa preokupime, por vetëm mundime, ngasje dhe vuatje lejon Perëndia t’i torturojnë”. Dhe atëherë kur Apostull Pavli i lutej Krishtit për ta shpëtuar nga një torturë që kishte, dhe që e quan “gjemb”, Krishti i tha: “Të mjafton hiri që të kam dhënë. Sepse fuqia ime, me anë dobësisë tënde shfaqet”. Dmth, “Nuk po të tërheq ngasjen, por po të jap fuqinë për ta duruar”. Sepse përndryshe “si do shfaqet fuqia ime?”. Mirpo Kisha jonë Orthodhokse, në këtë epokë dinake të materializmit dhe të kompromiseve, e ka humbur karakterin e Saj heroik, dhe njohjen e përunjur të Saj se është ajo Një Kishë, Katholike dhe Apostolike, dhe rrin e diskuton për Bashkim!
Ja cfarë shkruante për perëndimorët, para 350 viteve një Patriark trim, i cili u martirizua për Besimin: “Ata Romenjtë (të rinjtë orthodhoks) që shkojnë në Romë (në akademi teologjike papike) për të mësuar, tjetër gjë nuk mësojnë veçse si t’i kundërvihen Romenjve (orthodhoksëve, pasi kthehen nga roma me helmin heretik që morën që andej). Edhe ata që i mësojnë, tjetër gjë nuk po u tregojnë, veçse si të mësojnë për të prishur dogmat e Kishës Lindore (Orthodhoksinë)”.
Bashkimi, kjo “vjershë” shekullore, që i thonë Orthodhoksisë së stërmunduar ata që e urrejnë dhe që shikojnë gjithnjë si të shfrytëzojnë agonitë e Saj, pseudovëllezërit e Saj (ekumenistat). Ai bashkim është bashkimi që ujku (heretikët dhe pseudobarinjtë) i thonë deles (besimtarëve). Delja fatkeqe e përulur dhe pa asnjë dyshim ndërmend dhe ujku që me zë të ëmbël i thotë: “Qingji im, sa shumë të dua! Ja, e shikon si po më kullojnë jargat nga dashuria. Tani do të të ha, dhe do bashkohemi”! Për këtë bashkim bën fjalë vëllai ynë i dashur më Krishtin (papa). O ju, udhëzues të Orthodhoksisë, që dashuroheni me të (ujkun), dhe që po shvishni Kishën tonë nga karakteri i Saj i ndershëm dhe i nderuar (Dogmat – Kanonet), për të lehtësuar ate bashkim të mallkuar. Nuk ju intereson nëse Brezin tonë (të orthodhoksëve) e përpin Latini (papa), dhe do zhuket. Mjerë ju (ekumenistat)!!! Sot mungojnë “barinjtë e mirë të cilët akoma dhe shpirtin (jetën) e tyre sakrifikojnë për shpëtimin e deleve”. Kërkojnë të fusin brenda vathës ujqërit bashkë me delet (përzierja e feve – sinkretizëm). Vetë ai i shkrojti papës: “Nëse nuk kemi urtësinë e jashtme (diturinë e botës), kemi, me hirin e Krishtit, urtësi të brendshme dhe frymore, e cila zbukuron besën orthodhokse, dhe në këtë gjendemi gjithnjë më lartë se latinët (papikët), në mundime, në vështirësi dhe në ngrejtjen e kryqit tonë dhe në derdhjen e gjakut tonë për besimin dhe dashurinë e Saj për Zotin tonë Jisu Krisht.
Kështu shprehen trimat e Orthodhoksisë, Pohuesit dhe Martirët, ata që e duan më shumë se vetë jeta e tyre.
Nëse do kishte mbizotëruar Turku mbi Frangët (papizmin), të “krishterë” atje nuk kishe për të gjetur. Dhe në Greqi, gjenden këtu e treqind vjet, njerëzit vuanin dhe hiqnin vështirësi, për të qëndruar në besën e tyre! Shkëlqen besa e Krishtit dhe misteri i shprestarisë, dhe ju më thoni se nuk kemi urtësi? Urtësinë tënde nuk e dua, përpara Kryqit të Krishtit”.
Nga Foti Kodoglu 1895 - 1965 📷 ikonograf
të cilin shumë e mbajnë për të shenjtë.
Ekstrakt nga libri: “Mesazhe shpëtimprurëse për mbrojtjen tonë gjatë viteve të fundit”, nga botimet “Kosherja Orthodhokse” Selanik).

Δεν υπάρχουν σχόλια: