Σάββατο 10 Νοεμβρίου 2018

Εκδηλώσεις μνήμης για Ατατούρκ σε Αλβανία, Κόσοβο και Σκόπια - Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni shënohet pëvjetori i vdekjes së Ataturkut




Στα Σκόπια, στην Αλβανία και το Κοσσυφοπέδιο, πραγματοποιήθηκαν εκδηλώσεις μνήμης με την ευκαιρία των 80 ετών από το θάνατο του ιδρυτή της Δημοκρατίας της Τουρκίας, Μουσταφά Κεμάλ Ατατούρκ, γράφει το δημοσίευμα.


Η τουρκική πρεσβεία στα Σκόπια διοργάνωσε εκδήλωση με την ευκαιρία της 80ης επετείου από το θάνατο του Κεμάλ Ατατούρκ. Μετά την εθνικό ύμνο της Τουρκίας, έγινε ενός λεπτού σιγή. Στην εκδήλωση παραβρέθηκε ο Τούρκος πρέσβης, Τουλίν Ερκάλ Καρά, εκπρόσωποι των κρατικών θεσμών της χώρας και εκπρόσωποι τουρκικών θεσμών στα Σκόπια.


Η εκδήλωση μνήμης που έγινε στα Τίρανα από τον πρέσβη Μουράτ Αχμέτ Γιορούκ παραβρέθηκαν εκπρόσωποι των τουρκικών θεσμών στην Αλβανία, καθώς και Τούρκοι πολίτες που κατοικούν στην Αλβανία. Οι συμμετέχοντες, εν μέσω του εθνικού τουρκικού ύμνου, απόθεσαν  λουλούδια στην προτομή του Ατατούρκ που βρίσκεται στο προαύλιο της πρεσβείας


Η τουρκική πρεσβεία στην Πρίστινα διοργάνωσε ειδικό πρόγραμμα για τον Ατατούρκ. Το πρόγραμμα της 10ης Νοεμβρίου 2018 έλαβε χώρα σε μία από τις κινηματογραφικές αίθουσες της πόλης και την παρακολούθησαν  Τούρκοι βουλευτές στη Συνέλευση του Κοσσυφοπεδίου, εκπρόσωποι από την TIKA, των KFOR, του Ινστιτούτου Γιουνούς Εμρέ και πολλοί εκπρόσωποι της τουρκικής κοινότητας του Κοσσυφοπεδίου  καθώς και φοιτητές του τμήματος της τουρκικής γλώσσας.


Ο πρέσβης στο Κοσσυφοπέδιο, Κιβιλτσίμ Κιλίτς υπογράμμισε με την ευκαιρία του επετείου ότι ο Ατατούρκ πρέπει να τιμάται και να σέβεται το έργο του.


TRT (Shqip)


--
               



Në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë sot janë mbajtur ceremonitë përkujtimore me rastin e 80 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.
Ambasada e Turqisë në Shkup organizoi një program me rastin e 80-vjetorit të ndarjes nga jeta të Mustafa Kemal Ataturkut. Pas intonimit të himnit kombëtar të Turqisë u mbajt një minutë heshtje. Në këtë aktivitet morën pjesë ambasadorja turke në vend Tülin Erkal Kara, përfaqësues të institucioneve shtetërore të vendit si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Maqedoni. 
Në ceremoninë e organizuar në ambientet e ambasadës së Turqisë në Tiranë, merrnin pjesë ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, si dhe qytetarë turq që jetojnë në Shqipëri.
Punonjësit e Ambasadës së Turqisë dhe të pranishmit nderuan figurën e Mustafa Kemal Ataturkut, me qëndrim nderi, ndërsa u intonua edhe himni i Republikës së Turqisë.
Gjithashtu vendosën lule pranë bustit të Ataturkut që ndodhet në ambientet e ambasadës.
Ambasada e Turqisë në Prishtinë organizoi një program të veçantë me rastin e 80-vjetorit të vdekjes së Ataturkut. Programi me rastin e 10 nëntorit u organizua në një nga kinematë e qytetit, ku morën pjesë deputetë turq në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesit e TIKA-s, KFOR-it, Institutit Yunus Emre dhe përfaqësues të shumtë të komunitetit turk në Kosovë dhe nxënësit e gjuhës turke.
Pas nderimit të Ataturkut me një minutë heshtje u intonua himni i Turqisë. Më pas, Ambasadorja turke në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, iu adresua pjesëmarrësve me ç'rast theksoi se Ataturkun e kujtojmë me nderime dhe respekt. 
"Kjo ditë përveç se është një ditë pikëllimi është edhe një ditë ku përkujtohet një lider botëror i cili krijoi shtetin e pavarur nga një perandori e cila ishte në rënie dhe ne përkujtojmë veprat dhe vlerat e tij, në mesin e të cilave është vepra më e madhe e tij Republika e Turqisë", tha Kılıç.
Kılıç, e cila e përshkroi Ataturkun si udhëheqësin më të madh të shekullit të 20-të, theksoi se dimensioni global i mendimit të Ataturkut është bërë një burim frymëzimi në përpjekjet për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe drejtësisë në botë me shprehjen e tij "Paqe në vend, paqe në botë".
"Nëse vendi ynë sot arriti të mbetet një simbol i stabilitetit në rajon, pavarësisht krizës politike dhe të sigurisë në rajonin tonë kjo është dëshmi e largpamësisë së Ataturkut dhe themeleve të qëndrueshme të Republikës sonë", shtoi ajo.
Të pranishmëve iu adresua edhe deputetja e Partisë Demokratike Turke të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Müfera Şinik si dhe një përfaqësues i KFOR-it turk.
Këngët dedikuara Ataturkut u interpretuan nga Kori i Grave ndërsa recitalet u lexuan nga nxënësit turq nga shkolla fillore "Elena Gjika" dhe gjimnazi "Sami Frashëri" në Prishtinë. Gjithashtu, u shfaqën dokumentarët nga jeta e Ataturkut si dhe nga funerali i tij.
Kujtojmë se me programe dhe aktivitete të ndryshme në mbarë Turqinë kujtohet 80-vjetori i ndarjes nga jeta të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës moderne të Turqisë. Mustafa Kemal Ataturk, ndërroi jetë më 10 nëntor 1938, në moshën 57 vjeçare. (AA)


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1417) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (251) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (231) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)