Σάββατο 5 Μαρτίου 2022

Μαθητές του Σχολείου "Όμηρος" επισκέφτηκαν τον Δήμαρχο Κορυτσάς!-Nxënësit e Shkollës "Omiros" takuan Kryetarin e Bashkisë së Korçës!

 




Në kontekstin e mësimit të “Studimit të Mjedisit” nxënësit/et e klasës së IIIc të shkollës sonë shkruan një letër drejtuar Kryetarit të Bashkisë së qytetit z. Sotiraq Filo nëpërmjet sëcilës shprehën dëshirën e tyre që të vizitojnë Bashkinë dhe të shprehin kërkesat e tyre të cilat iu interesojnë.

Kryetari i Bashkisë i priti fëmijët me gëzim të madh në dt 28 02 2022 dhe pasi i informoi për detyrat e tij, dëgjoi kërkesat e tyre në lidhje me krijimin e parqeve, ndërtimin e një strehe për kafshët që jetojnë në rrugë, krijimin e një pishine publike dhe mundësinë për të pasur  rrugë të sigurta e të pastra.

Kryetari i Bashkisë iu përgjigj me kënaqësi të gjitha pyetjeve dhe paraqiti tek fëmijët planin e tij për një qytet të bukur dhe njerëzor me struktura zhvillimore aktivitete arsimore të denja për pritshmëritë e tyre.

Drejtoresha znj Evdokia Ntikou, mësueset Savvatoula Chorozidou, Xheni Bregu dhe nxënësit/et e Shkollës jopublikë 9vjeçare shqiptarogreke “Omiros” të Korçës i dhuruan Kryebashkiakut një statujë të poetit Homer (emrin e të cilit ka dhe shkolla) si dhe një kornizë artistike të krijuar nga fëmijët.

I nderuar kryebashkiak z Sotiraq Filo, ju falenderojmë.

Mësuesja e klasës

Savvatoula Chorozidou.

Burimi


 

 

Στα πλαίσια τους μαθήματος “Μελέτη Περιβάλλοντος” οι μαθητές/τριες του τμήματος Γ1 του σχολείου μας έγραψαν επιστολή προς τον Δήμαρχο Κορυτσάς Sotiraq Filo, στην οποία εξέφρασαν την επιθυμία τους να επισκεφτούν το Δημαρχείο και να εκφράσουν τα αιτήματά τους για θέματα που τους/τις ενδιαφέρουν.

Ο Δήμαρχος υποδέχτηκε τα παιδιά με μεγάλη χαρά στις 28/02/2022 και αφού τα ενημέρωσε για τα καθήκοντά του, άκουσε τα αιτήματά τους σχετικά με τη δημιουργία πάρκων, την κατασκευή καταφυγίου αδέσποτων ζώων, τη δημιουργία δημόσιου κολυμβητηρίου και την πρόσβαση σε ασφαλείς και καθαρούς δρόμους.

Απάντησε σε αυτά και παρουσίασε τα σχέδιά του για μια πόλη όμορφη και ανθρώπινη με αναπτυξιακές δομές και εκπαιδευτικές δράσεις αντάξιες των προσδοκιών τους.

Η διευθύντρια Ευδοκία Ντίκου, οι εκπαιδευτικοί Σαββατούλα Χοροζίδου, Xheni Bregu και οι μαθητές/τριες των Ελληνοαλβανικών Εκπαιδευτηρίων ‘Όμηρος” Κορυτσάς δώρισαν στον

Δήμαρχο μία προτομή του επικού ποιητή Όμηρου και μία κορνίζα την οποία φιλοτέχνησαν τα παιδιά. 

Ευχαριστούμε Δήμαρχε Κορυτσάς κύριε Sotiraq Filo

Η δασκάλα της τάξης 

Σαββατούλα Χοροζίδου

πηγή

Δεν υπάρχουν σχόλια: