Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Τρίτη 2 Αυγούστου 2022

30 Χρόνια από την ενθρόνιση του Αρχιεπισκόπου Αναστασίου! 30 Vjet përpjekje krijuese nga ringritja kanonike e Kishës sonë






Τριάντα χρόνια συμπληρώνονται σήμερα από την Ενθρόνιση του Μακαριωτάτου Αρχιεπισκόπου Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας κ.κ. Αναστασίου.

Ήταν Κυριακή 2 Αυγούστου 1992 όταν στον Αρχιεπισκοπικό θρόνο της Αυτοκέφαλης Εκκλησίας της Αλβανίας ενθρονιζόταν και πάλι Προκαθήμενος, ύστερα από τα χρόνια της αθεϊστικής, κομμουνιστικής λαίλαπας, που στόχο είχε να ξεριζώσει από τους ανθρώπους κάθε αναφορά στον Θεό.

Ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος, με σύνθημα το ελπιδοφόρο μήνυμα της Αναστάσεως «Χριστός Ανέστη», ξεκινούσε ένα δύσκολο τότε εγχείρημα, αυτό της ανασύστασης της τοπικής Εκκλησίας, η οποία είχε υποστεί τεράστιο πλήγμα από το καθεστώς Χότζα. Τότε που για 23 ολόκληρα χρόνια οι άνθρωποι απαγορευόταν να… πιστέψουν στον Θεό, καταπνίγοντας μέσα τους την ανάγκη να προσευχηθούν και να μιλήσουν για τον Θεό. Η φτώχεια, η πείνα και ο φόβος είχαν δημιουργήσει απεγνωσμένες γενιές, ενώ όσοι είχαν γνωρίσει τον Θεό πάλευαν καθημερινά με τον πόθο τους να γονατίσουν και να Τον παρακαλέσουν να τους λυπηθεί.

Η Ενθρόνιση του Αρχιεπισκόπου Αναστασίου τελέστηκε τότε στον Ιερό Καθεδρικό Ναό του Ευαγγελισμού της Θεοτόκου Τιράνων. Εκείνη την ημέρα, εθνικιστικοί κύκλοι μάταια προσπάθησαν να δημιουργήσουν κλίμα εναντίον του, λόγω της ελληνικής του καταγωγής… Δεν πέτυχαν τίποτα, αφού το ποίμνιο εξ αρχής είδε την ελπίδα στο πρόσωπό του. 

 * * * * *

30 Vjet përpjekje krijuese nga ringritja kanonike e Kishës sonë (Video live)

 

30 vjet nga Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.

 

Sot, më 2 gusht 2022, mbushen plot 30 vjet nga fronëzimi i Kryepiskopit të parë pas shpalljes së lirisë së besimit dhe nisja e një periudhe të re ringritjeje nga gërmadhat të Kishës sonë martire.

Fronëzimi i Kryepiskopit u krye, pas një sërë negociatash me autoritetet shqiptare kompetente, në Kishën Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, më 2 gusht 1992, në prani të të gjithë klerikëve (të mbijetuar nga persekutimi i egër komunist), si edhe laikëve nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë. Gjatë Liturgjisë Hyjnore u lexua zyrtarisht Letra Patriarkale dhe Sinodike (nr. proto 936, 16 korrik 1992), «Drejtuar Klerit dhe popullit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë». Liturgjia Hyjnore, si edhe ceremonia e thjeshtë e fronëzimit u kryen sipas rregullave.

Ky çast shënoi ripërtëritjen e Autoqefalisë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të vënë në diskutim nga shkatërrimi total që bëri regjimi komunist. Kjo ngjarje ishte shpallje e lajmit të mirë se Kisha e Shqipërisë jetonte dhe askush nuk do të mundte më t’i ndalonte veprën shpirtërore të ndriçuar nga Perëndia në dobi të gjithë shoqërisë shqiptare.

Viti 1992 gjeti një Komunitet Orthodhoks me pak kisha që kishin shpëtuar shkatërrimit, pa objekte administrative, pa klerikë dhe me besimtarë të mbajtur me dhunë larg Kishës dhe të edukuar që të mohonin Perëndinë.

Që nga ajo kohë, Kryepiskopi e nisi punën pikërisht atje ku kishte ndalur, te formimi i klerit dhe ringritja e kishave, për ta shtrirë gjithmonë e më tepër edhe në shumë fusha të tjera, sociale, arsimore, edukative, kulturore etj. Ishte pikërisht kjo këmbëngulje, përkushtim dhe aftësi e rrallë, që tërhoqi besimin, vlerësimin dhe dashurinë e besimtarëve orthodhoksë, që e vlerësuan si personin më të përshtatshëm për ta vazhduar edhe më tej këtë vepër.

Kisha ka tashmë në krye një kryebari të shquar, i cili jo vetëm e rilindi dhe e ringriti nga hiri i ateizmit, por edhe bëri të barabartë dhe të njohur në botë në të gjitha Kishat motra Orthodhokse e më gjerë.

Kështu dhe sot si falenderim drejtuar Perëndisë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, Tiranë , po kyzhet Liturgji Hzjnore panegjerike.

 

* * * * *

Për t’u njohur më mirë me gjithë përpjekjen krijuese të Kishës sonë, vizitoni:

https://orthodoxalbania.org/…/veshtrim-i-pergjithshem…/

Δεν υπάρχουν σχόλια: