Β΄ Διεθνής Διάσκεψη του Περιοδικού «Θεολογία» «Η Ορθόδοξη Θεολογία και η “Οντολογία” της Τεχνολογίας: Ανθρωπολογικές, Πολιτικές, Οικονομικές, Κοινωνικές και Πολιτισμικές Συνέπειες»- Konferenca II Ndërkombëtare e Revistës “Θεολογία” «Teologjia Orthodhokse dhe ‘Ontologjia’ e Teknologjisë: Pasojat Antropologjike, Politike, Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore»
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i
Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij z. Joan po merr pjesë në Konferencën II
Ndërkombëtare të Revistës "Θεολογία" me temë: “Teologjia
Orthodhokse dhe ‘Ontologjia’ e Teknologjisë: Pasojat Antropologjike, Politike,
Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore" Kryepiskopi Joan shoqërohet në këtë
aktivitet të rëndësishëm nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi e Tij, Anastasi,
Kryedhjakon Johan Koroveshi, pedagogët z. Gjergji Mulla dhe z. Thoma Çomëni.
Fortlumturia ynë, imzot Joani dhe delegacioni shoqërues i Kishës sonë u prit
në pikën kufitare të Kapshticës nga Mitropolitët: i Grevenasë Hirësia e Tij,
z. David; i Kosturit, Hirësia e Tij, z. Kaliniku dhe i Siatistës, Hirësia e
Tij, z. Athanasi. Në Selanik, Kryepiskopi Joan, u takua miqësisht me
Kryepiskopin e Greqisë, Jeronimin II dhe Patriarkun e Bullgarisë, Danielin.
Konferenca II Ndërkombëtare e organizuar nga Revista Teologjike “Θεολογία”,
nën kujdesin dhe organizimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë,
zhvillohet në qytetin e Selanikut më 29 shtator -1 tetor 2025. Kjo konferencë
përfaqëson një ngjarje të rëndësishme në kalendarin akademik dhe kishtar
ndërkombëtar, duke adresuar temën: “Teologjia Orthodhokse dhe ‘Ontologjia’ e
Teknologjisë: Pasojat Antropologjike, Politike, Ekonomike, Shoqërore dhe
Kulturore”. Komiteti Organizues: Kryetar i Konferencës është Fortlumturia e
Tij, Jeronimi II, Kryepiskop i Athinës dhe i Gjithë Greqisë. Anëtarë të
Komitetit Organizues janë: • Mitropoliti Doroteu i Siros • Mitropoliti
Krisostomi i Halkis • Mitropoliti Nikolla i Mesogaia dhe Lavreotiki •
Mitropoliti Dionisi i Korinthit • Mitropoliti Davidi i Grevenas • Mitropoliti
Platoni i Langadas, Liti dhe Rentina • Mitropoliti Gregori i Peristerionit •
Mitropoliti Filotheu i Selanikut (Drejtor i Sektorit të Botimeve të Sinodit
të Shenjtë të Kishës së Greqisë) Sekretar: Dr. Aleksandri I. Katsiaras,
Drejtor Redaksie i Revistës “Θεολογία”. Konferenca po zhvillohet në praninë
e: • Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik Bartolomeu I • Fortlumturisë
së Tij, Jeronimit II, Kryepiskop i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, i cili do të
mbajë fjalën përshëndetëse • Primatëve të Kishave Orthodhokse të Bullgarisë,
Qipros dhe Shqipërisë • Delegacioneve zyrtare të Kishave Autoqefale
Orthodhokse • Përfaqësuesve të Autoriteteve Politike, Juridike të Greqisë
Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, do të referojë mbi temën: “Tjetërsimi
Digjital dhe Terapeutika Orthodhokse: Një Qasje Baritore ndaj Teknologjisë”. Kjo konferencë përfaqëson një përpjekje serioze për të
artikuluar një përgjigje teologjike dhe baritore ndaj sfidave të
kohës moderne, ku teknologjia ndikon thellësisht, jo vetëm në jetën e përditshme të individit, por edhe në përkufizimin e vetë natyrës njerëzore dhe marrëdhënies me Zotin dhe tjetrin. |
Αρχιεπίσκοπος
Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας, η Μακαριότητά του κ. κ. Ιωάννης,
συμμετέχει στη Β΄ Διεθνή Διάσκεψη του περιοδικού «Θεολογία» με θέμα: Τον
Αρχιεπίσκοπο Ιωάννη συνοδεύουν σε αυτή τη σημαντική διοργάνωση ο Μητροπολίτης
Κορυτσάς κ. Αναστάσιος, ο Αρχιδιάκονος Ιωάννης Κορόβεσης, καθώς και οι
πανεπιστημιακοί διδάσκοντες κ. Γεώργιος Μούλλα και κ. Θωμάς Τσόμενη. Ο
Μακαριότατος Αρχιεπίσκοπος Ιωάννης και η συνοδευτική αντιπροσωπεία της
Εκκλησίας μας έγιναν δεκτοί στο συνοριακό σημείο της Κρυσταλλοπηγής από τους
Μητροπολίτες: Γρεβενών, η κ. Δαβίδ· Καστορίας, κ. Καλλίνικος· και Σισανίου
& Σιατίστης, κ. Αθανάσιο. Στη
Θεσσαλονίκη, ο Αρχιεπίσκοπος Ιωάννης είχε εγκάρδια συνάντηση με τον
Αρχιεπίσκοπο Αθηνών και πάσης Ελλάδος κ.κ Ιερώνυμο Β΄ και τον Πατριάρχη
Βουλγαρίας Δανιήλ. Η Β΄
Διεθνής Διάσκεψη, που διοργανώνεται από το θεολογικό περιοδικό «Θεολογία» υπό
την αιγίδα και μέριμνα της Ιεράς Συνόδου της Εκκλησίας της Ελλάδος,
πραγματοποιείται στη Θεσσαλονίκη από τις 29 Σεπτεμβρίου έως την 1η Οκτωβρίου
2025. Αποτελεί σημαντικό γεγονός στο διεθνές ακαδημαϊκό και εκκλησιαστικό
ημερολόγιο, πραγματευόμενο το θέμα: Οργανωτική Επιτροπή
Η
Διάσκεψη διεξάγεται παρουσία: Η
Μακαριότητά του, ο Αρχιεπίσκοπος Τιράνων και Πάσης Αλβανίας κ.κ. Ιωάννης, θα
αναπτύξει εισήγηση με θέμα: Η
Διάσκεψη αυτή αποτελεί σοβαρή προσπάθεια διατύπωσης θεολογικής και
ποιμαντικής απάντησης στις προκλήσεις της σύγχρονης εποχής, όπου η τεχνολογία
επηρεάζει σε βάθος όχι μόνο την καθημερινή ζωή του ανθρώπου, αλλά και τον
ίδιο τον ορισμό της ανθρώπινης φύσης και της σχέσης του με τον Θεό και τον
συνάνθρωπο.
|
Σχόλια