Παρουσίαση Εκπαιδευτικού Προγράμματος – Σχολείο «Όμηρος» Κορυτσάς-Prezantimi i Projektit Edukativ – Shkolla «Omiros» Korçë
Me shumë sukses u zhvillua dje prezantimi i punës së këtij viti nga nxënësit tanë, në kuadër të Programeve Edukative të Institutit Patrikan për Studime Patristike (P.I.P.M.) për vitin shkollor 2024–2025. Drejtori i Shkollës z. Athanasios Agorastos mbajti fjalën e rastit dhe falënderoi me përzemërsi organizatorët, veçanërisht znj. Ioanna Kliari, Përgjegjëse e Programeve Edukative të P.I.P.M., duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer që vazhdon pandërprerë prej pesë vitesh nëpërmjet programeve të ndryshme mjedisore.
Veprimtaria e këtij viti kishte titullin: «Nxjerrja në pah dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe ekologjike të vendit tim: Vëzhgimi i tematikës natyrore në dekorin figurativ të kishave të zonës së Korçës dhe të Shqipërisë».
Në program morën pjesë nxënësit e klasës Θ΄2, si dhe nxënës të klasave Στ΄, Ζ΄ dhe Η΄, me synim kryesor theksimin e lidhjes midis trashëgimisë kulturore dhe vetëdijes ekologjike. Studimi u përqendrua në motivet dekorative të kishave të rajonit, të cilat nxënësit i trajtuan nëpërmjet një qasjeje historike, teologjike, artistike dhe biologjike.
Programi pati një karakter të theksuar ndërdisiplinor:
Historia & Afresket – për kuptimin e pikturave murale.
Teologjia Ortodokse – për interpretimin e simboleve.
Biologjia – për njohjen e motiveve bimore dhe shtazore.
Faza e zbatimit
Nxënësit formuan Grupa Pune dhe punuan me metodë nga tetori 2024 deri në janar 2025, duke zgjedhur tema si motive bimore, zogj, simbole urtësie dhe kallirin e grurit.
Më pas u organizuan ekspedita mësimore në kisha të rëndësishme:
23 janar 2025 – Vithkuq, Boboshticë, Mborje (Kisha e Kryeengjëjve, Shën Joan Pagëzori, Shën Dhimitri, Ngjitja).
26 shkurt 2025 – Voskopoja (Shën Nikolla, Shën Athanasi), Ipishkë (Shën Gjergji) dhe Katedralja «Ngjallja e Krishtit» në Korçë.
4 prill 2025 – Katedralja e Ngjalljes në Tiranë, ku theksohet simboli i kallirit të grurit si shenjë e Përkujdesjes Hyjnore, pjellorisë dhe teologjisë së Eukaristisë.
Faza përfundimtare përfshiu hartimin e Punimit Përfundimtar, i cili përmbante fotografi, përshkrime, interpretime simbolike dhe mendime personale të nxënësve, duke zbuluar kuptimin e thellë të mesazheve të përjetshme të artit kishtar.
Programi shërbeu si një mësim i gjallë mbi kulturën dhe ndjeshmërinë ekologjike. Arti i kishave u shfaq si një mjet komunikimi shpirtëror me natyrën, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë kolektive për mjedisin dhe duke forcuar njohjen e identitetit historik të nxënësve.
Bashkëpunimi i shkëlqyer me P.I.P.M. dhe me znj. Kliari ishte vendimtar, ndërsa mësuesit përgjegjës Vasilios Tirchas, Themistokli Bambulla dhe Athanasios Agorastos falënderuan të gjithë pjesëmarrësit, duke shprehur shpresën për vazhdimin e kësaj rruge krijuese. Ngjarja u shoqërua me një prezantim i cili u regjistrua. Po bashkëngjitim videon, ku nxënëset e klasave Η΄ dhe Θ΄ paraqitën rezultatet e kërkimit të tyre, duke i dhënë pjesëmarrësve dhe publikut një pamje të plotë të punës së kryer. Komuniteti ynë shkollor përgëzon të gjithë nxënësit për sjelljen, krijimtarinë dhe saktësinë shkencore që treguan në këtë nismë të çmuar. |
Με ιδιαίτερη επιτυχία πραγματοποιήθηκε χθες η παρουσίαση της φετινής εργασίας των μαθητών μας, στο πλαίσιο των Εκπαιδευτικών Προγραμμάτων του Πατριαρχικού Ιδρύματος Πατερικών Μελετών (Π.Ι.Π.Μ.) για το σχολικό έτος 2024–2025. Ο Διευθυντής του Σχολείου κ. Αθανάσιος Αγοραστός χαιρέτησε την εκδήλωση και ευχαρίστησε θερμά τους διοργανωτές, και ιδιαίτερα την κα. Ιωάννα Κλιάρη, Υπεύθυνη Εκπαιδευτικών Προγραμμάτων του Π.Ι.Π.Μ., υπογραμμίζοντας την άψογη συνεργασία που συνεχίζεται αδιάλειπτα τα τελευταία πέντε χρόνια μέσα από ποικίλα περιβαλλοντικά προγράμματα.
Η φετινή δράση είχε τίτλο: Στο πρόγραμμα συμμετείχαν οι μαθητές του τμήματος Θ΄2, καθώς και μαθητές των τάξεων Στ΄, Ζ΄ και Η΄, με κεντρικό στόχο την ανάδειξη της σύνδεσης ανάμεσα στην πολιτιστική κληρονομιά και την οικολογική συνείδηση. Η μελέτη επικεντρώθηκε στα διακοσμητικά μοτίβα ναών της περιοχής, τα οποία οι μαθητές προσέγγισαν μέσα από ιστορική, θεολογική, καλλιτεχνική και βιολογική οπτική. Η δράση είχε έντονο διεπιστημονικό χαρακτήρα:
Στάδια υλοποίησης Οι μαθητές συγκρότησαν Ομάδες Εργασίας και εργάστηκαν μεθοδικά από τον Οκτώβριο 2024 έως τον Ιανουάριο 2025, επιλέγοντας θεματικές όπως φυτικά μοτίβα, πτηνά, σύμβολα σοφίας και το στάχυ. Ακολούθησαν εκπαιδευτικές εξορμήσεις σε σημαντικούς ναούς:
Η τελική φάση περιλάμβανε τη σύνταξη της Τελικής Εργασίας, η οποία συνδύασε φωτογραφίες, περιγραφές, συμβολικές ερμηνείες και προσωπικές σκέψεις των μαθητών, αποκαλύπτοντας τη βαθιά κατανόηση των διαχρονικών μηνυμάτων της εκκλησιαστικής τέχνης.
Το πρόγραμμα λειτούργησε ως ζωντανό μάθημα πολιτισμού και οικολογικής ευαισθησίας. Η τέχνη των ναών αναδείχθηκε ως μέσο πνευματικής επικοινωνίας με τη φύση, προωθώντας την αίσθηση συλλογικής ευθύνης απέναντι στο περιβάλλον και ενισχύοντας τη γνώση της ιστορικής ταυτότητας των μαθητών. Η άριστη συνεργασία με το Π.Ι.Π.Μ. και την κα. Κλιάρη υπήρξε καθοριστική, ενώ οι υπεύθυνοι εκπαιδευτικοί Βασίλειος Τίρχας, Θεμιστοκλής Μπάμπουλλας και Αθανάσιος Αγοραστός ευχαρίστησαν θερμά όλους τους συμμετέχοντες, εκφράζοντας την ελπίδα συνέχισης αυτής της δημιουργικής πορείας. Η εκδήλωση καταγράφηκε ηλεκτρονικά, και παραθέτουμε το βίντεο στο οποίο οι μαθήτριες των τάξεων Η΄ και Θ΄ παρουσίασαν τα αποτελέσματα της έρευνάς τους, χαρίζοντας στους διοργανωτές, τους συμμετέχοντες και στο κοινό μια ολοκληρωμένη εικόνα της προσπάθειας. Η σχολική μας κοινότητα συγχαίρει όλους τους μαθητές για το ήθος, τη δημιουργικότητα και την επιστημονική ακρίβεια που επέδειξαν σε αυτήν την αξιόλογη πρωτοβουλία.
|
Σχόλια