Σελίδες

“Vjen” në Shqipëri heroi i Rezistencës Greke, Niko Bellojani!

Bashkim Koçi
Teksa kam mbaruar së lexuari librin “Niko Bellojani, njeriu me karafil” të studiuesit dhe publicistit Jovan Jano, mendja më vete tek filmi “Diktatori i Madh”, tek fjalimi e aktorit  Çarli Çaplin, i cili është konsideruar më i fuqishmi i të gjitha kohërave. Fjalimi është një satirë e fortë dhe e  drejtpërdrejtë ndaj Hitlerit, por përcjell edhe një mesazh nga më të rëndësishmit për njerëzimin, për paqen. “Ne duam të jetojmë nga lumturia e njëri-tjetrit,  jo nga mjerimi i njëri-tjetrit. Ne nuk duam të urrejmë apo të përçmojmë njëri tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Dhe Toka e mirë është e pasur dhe ofron për të gjithë. Jeta mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.”
Niko Bellojani është një ndër personalitetet më karizmatik të popullit  grek, i cili, për aq sa qe gjallë, bëri një jetë heroike.
Nëse do të na duhej një personazh, i cili ta ketë vënë jetën e tij në shërbim të kombit të vet, nëse do të ëndërronim për të realizuar portretin më të bukur të luftëtarit, i cili e pret vdekjen, duke mbajtur në dorë një karafil dhe, nëse do të na shkonte mendja për të mundësuar gjetjen e njeriut simbol të civilizimit, atë do ta gjenim tek Niko Bellojani.
Niko Bellojani, gjatë gjithë jetës, nga rinia e hershme, kur ishte vetëm 17 vjeç, e deri ditën që ia morën jetën nën breshërinë e armëve të bashkëkombësve  të vet, luftoi vetëm e vetëm për të sjellë të bekuarën paqe.
Jetën në burg e provoi jo për “qejf të vet”, por sepse iu bashkua punëtorisë për të fituar ca të drejta lirie, për të mos e parë botën nën thundrën e padronëve që pasuroheshin përditë nga gjaku i të varfërve. Në këtë kuptim Niko Bellojani e kërkonte vendosjen e paqes, jo vetëm në Greqi, por edhe në botë, nëpërmjet luftës. Ai nuk mund të mos kish nxjerrë mësimin e duhur nga paraardhësit e tij, nga filozofia e popullit grek, nga Aristoteli  mendjendritur se ....
lexoni vazhdimin këtu

Το νόημα της Μεταμορφώσεως Αρχιμ Επιφάνιος Χατζηγιάγκου, Φλώρινα (6-8-2018)


Έλληνας καλλιτέχνης μετατρέπει πολυκατοικία της δικτατορίας σε έργο τέχνης! - Artisti grek shndërron një pallat komunist në Berat, në Vepër Arti!

Ο Έλληνας καλλιτέχνης του δρόμου μετέτρεψε πολυκατοικία της εποχή της δικτατορίας στο Μπεράτι σε έργο τέχνης. Το καλλιτεχνικό του όνομα   WD Drawing και το θέμα του έργου είναι "Ο πρωταθλητής" 

..............
Artisti greke me emrin artistik WD Drawing shndërroi një pallat të vjetër të diktaturës në vepër të vërtetë arti. Titulli i kësaj pikture është "Kampioni" dhe ndodhet në Berat.