Σελίδες

ΕΛΛΑΔΑ ΚΑΙ ΑΛΒΑΝΙΑ: ΨΥΧΡΟΣ ΠΟΛΕΜΟΣ- GREQIA DHE SHQIPËRIA: LUFTA E FTOHTË


Τον Φεβρουάριο του 1946, ο τότε αναπληρωτής πρέσβης στην αμερικανική πρεσβεία της Μόσχας, George Frost Kennan (Τζόρτζ Φροστ Κέναν) έστειλε στην Ουάσιγκτον το περίφημο «Μακροσκελές Τηλεγράφημα», ίσως το πιο διαβόητο διπλωματικό έγγραφο που γράφτηκε ποτέ στην διπλωματική ιστορία. Το έγγραφο αυτό ήταν ένα κυνικό λίβελλο κατά του κομμουνιστικού συστήματος της Σοβιετικής Ένωσης και της σοβιετικής εξουσίας η οποία δεν επηρεαζόταν από τη λογική του διαλόγου, αλλά ήταν ιδιαίτερα ευαίσθητη στη λογική της βίας. H δύναμη της αντίστασης στη λογική αυτή, σύμφωνα με τον Κέναν, έπρεπε να έχει τη μορφή της διπλωματίας και της υπόγειας δράσης, όχι του συμβατικού πολέμου. Ήταν το δόγμα της «ανάσχεσης». Λίγους μήνες μετά (Μάρτιος 1947) ο πρόεδρος Τρούμαν υιοθετώντας απόλυτα τις θέσεις του Κέναν ενώπιον της αμερικανικής Γερουσίας σε μια ολιγόλεπτη ομιλία χρησιμοποίησε 18 φορές τη λέξη «ελευθερία» και στην ουσία κήρυξε το δόγμα Τρούμαν (ή αλλιώς τον «Ψυχρό Πόλεμο») ο ιδεολογικός εξοπλισμός του οποίου συνίστατο στο περίφημο τηλεγράφημα. Ο «Ψυχρός Πόλεμος» διήρκησε έως το 1989. Αργότερα ο Κέναν ομολόγησε, μεταμελημένος, ότι στο έγγραφο αυτό υπήρξε υπερβολικός και με το συναίσθημα της μεταμέλειας για τα δεινά που προκάλεσε στην ανθρωπότητα αναθεώρησε την επιθετική αιχμή του τηλεγραφήματος. Πέθανε το Μάρτιο 2005, σε ηλικία 101 ετών!! 
Η Ελλάδα και η Αλβανία ως περιφερειακές δυνάμεις ανήκουσες σε εχθρικά στρατοπέδου έζησαν το ζόφο του πολέμου αυτού ως θύματα. Χαρακτηριστικό παράδειγμα: για την είσοδο των πολιτών σε παραμεθόριές περιοχές και για τις δύο χώρες ισχύανε περιοριστικά μέτρα και ειδικές άδειες εισόδου.

...............................

Në shkurt të vitit 1946, ambasadori plotësues në Ambasadën e SHBA-së në Moskë, Xhorxh Frost Kenan (George Frost Kennan) përcolli për në Uashington dokumentin e famshëm me titull "Telegrami i gjatë", i cili është ndoshta dokumenti më famëkeq diplomatik shkruar ndonjëherë në historinë e diplomacisë për efektet politike që ka prodhuar në vijim. Ky dokument ishte një retorikë cinike kundër sistemit komunist të Bashkimit Sovjetik dhe të pushtetit të sovjetëve, e cila nuk kishte asnjë sensibilitet ndaj institucionit të logjikës së dialogut, por shfaqej shumë i ndjeshëm ndaj logjikës së dhunës. Forca e rezistences ndaj kesaj dhune, sipas Kenanit, duhet të kishte formën e diplomacisë dhe aktivitetit “nën rogoz” dhe jo të luftës konvencionale. Ishte doktrina e "pengimit". Disa muaj më vonë (mars 1947) Presidenti Truman miratonte totalisht pikëpamjet ekstremiste të Kenani-t para Senatit amerikan dhe në një fjalim disaminutësh përdori plot 18 herë fjalën "liri". Në fakt Trumani institucionalizonte Doktrinën Truman (ose "Luftën e Ftohtë") baza ideologjike dhe politike e së cilës përbëhej nga telegrami famëkeq i Kenan-it. "Lufta e Ftohtë" zgjati deri në vitin 1989. Më pas Kenan rrëfeu, i penduar, se ai dokument ishte i tepruar dhe, i përdëlluar për vuajtjet që i pat shkaktuar njerëzimit, revizionoi tehun agresiv të telegramit!! Vdiq në mars të vitit 2005, në moshën 101-vjeçare !!
Greqia dhe Shqipëria, si forca rajonale, pjesëtare në kampe të kundërta armiqësore, jetuan errësirën e kësaj lufte si viktima. Një shembull karakteristik: për vizitën e civilëve të thjeshtë në rajonet kufitare të të dy vendeve, ishin vendosur masa të rrepta kufizuese dhe lypseshin leje hyrjeje të veçantë.

Η «Μακεδονική Εκκλησία» ένα βήμα πιο κοντά στην Ανεξαρτησία! - Historike/Patriarkana do të njohë Kishën Ukrainase dhe Maqedonase pa konsensusin e Kishave të tjera!




Σκόπια.

Το Συμβούλιο του  Οικουμενικού Πατριαρχείου στην Κωνσταντινούπολη που συνήλθε από τις 1 έως τις 3 Σεπτεμβρίου, αποφάσισε να κηρύξει την ανεξαρτησία των Εκκλησιών χωρίς την συγκατάθεση των άλλων Ορθόδοξων Εκκλησιών, αναφέρει το ‘Κανάλ 5’ των Σκοπίων.


Η απόφαση σημαίνει τη ρήξη με την προηγούμενη αρχή της συναίνεσης μεταξύ των εκκλησιών και όσοι γνωρίζουν την κατάσταση λένε ότι είναι μια θετική απόφαση και ένα βήμα προς την τελική διευθέτηση του καθεστώτος του μνημονίου συνεργασίας.


Ο αναλυτής των εκκλησιαστικών θεμάτων, Μπάνκο Γκιοργκιέφσκι, αναφέρει ότι η πορεία προς την ανεξαρτησία, προς το αυτοκέφαλον της Εκκλησίας, είναι πλέον ανοικτή.


Ο Γκεοργκιέφσκι αναμένει πρώτα την αλλαγή του καθεστώτος της Ουκρανικής Εκκλησίας και κατόπιν την αλλαγή του καθεστώτος του μνημονίου συνεργασίας, θεωρώντας ότι θα αναγνωρισθεί ως Αρχιεπισκοπή Αχρίδας.


 Σύμφωνα με τον ίδιο, αυτή η πορεία των γεγονότων θα ανοίξει εντάσεις και θα δημιουργήσει ταραχές στις σχέσεις μεταξύ των Ορθόδοξων εκκλησιών.


Οι Εκκλησίες της Ρωσίας και της Σερβίας, εξέφρασαν, ήδη, την αντίθεσή τους στην ανεξαρτησία της Ουκρανικής και της ‘μακεδονικής’ Εκκλησίας, επιμένοντας ότι για να αποκτήσουν την ανεξαρτησία, θα πρέπει να υπάρξει συναίνεση όλων των Ορθόδοξων Εκκλησιών.


Βουλγαρικό δημοσίευμα της ‘News.bg’ επικαλούμενο πηγές προσκείμενες στο Οικουμενικό Πατριαρχείο, γράφει ότι μέχρι το τέλος του μήνα θα υπάρξει αναγνώριση του αυτοκέφαλου της Εκκλησίας της Ουκρανίας, αλλά δεν έγινε ακόμη γνωστό σε ποιο στάδιο βρίσκεται η εξέταση του μνημονίου συνεργασίας.


Αυτή η εξέλιξη θα έχει ως συνέπεια την αναγνώριση και της ‘Μακεδονικής Εκκλησίας’ ως αυτοκέφαλης.

--
               


................................
Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës ka vendosur që të shpallë autoqefalinë e kishave që duan të jenë të pavarura pa marrë konsensusin e kishave të tjera. Kjo raportohet nga agjencia sllavomaqedonase, MIA, që referon një agjenci bullgare, news.bg. Sipas këtyre burimeve, vendimi është marrë në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë mbajtur në datat 1-3 shtator të këtij viti. Ky vendim ka përftuar interpretimin e një akti që shkon kundër politikës së KIshës ruse dhe asaj serbe, të cilat kundërshtojnë autoqefalinë e Kishës "Maqedonase" dhe Ukrainase dhe që për këtë kanë kërkuar miratimin e kishave të tjera.
Sipas burimeve në fjalë, pritet që Patriarkana të lëshojë tomosin për autoqefalinë e kishës Ukrainase brenda këtij muaji, një vendim për të cilin Kisha Ruse ka paralajmëruar skizmën. Mbetet e paqartë se cila është situata për Kishën "Maqedonase"(FYROM), ndërkohë që brenda këtij debati duhet kujtuar se Kisha Shqiptare nuk është shprehur publikisht. Vlen të kujtohet vizita e Kirillit të Rusisë në Tiranë pak muaj më parë, gjatë së cilës ai theksoi disa herë miqësinë me Kryepeshkopin Janullatos.
Një sinjal sado i tërthortë për qëndrimin shqiptar përcillet sot teksa Lidhja e Intelektualëve Ortodoksë të Shqipërisë shpërndan në faqen e vet në Facebook, një letër proteste të Patriarkut serb, Irinej, dërguar Patriarkut Ekumenik, Vartholomeu, përmes së cilës ai kundërshton autoqefalinë e Kishës Ukrainase dhe akteve të tjera skizmatike. Irinej duket se ka hallin e precedentit që kjo krijon për Kishën Maqedonase dhe atë Malazeze, ndërkohë që vështirë të lexohet këtu se kujt i blaton aleancë KOASH.
Herezia e etnofiletizmit(ndarja kishtare në bazë konbësie) është një ndër fatkeqësitë më thelbësore të ortodoksisë bashkëkohore
shkruan Irinej, i cili në të vërtetë mban titullin e Patriarkut të serbëve.
Shtetet, popullsitë dhe “popujt” mes të cilëve kërkohet autoqefalia sot, kultivon në të vërtetë skizma politike dhe justifikon hapur aktivitetin e tyre shkatërrues duke invokuar interesat shtetërore dhe nacionale(Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi). Këto shtete u krijuan nga komunistët dhe shumica e tyre udhëhiqen sot nga ateistë, siç është edhe rasti i sunduesit ateist dhe të papagëzuar në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç…
vijon më tej ai.
Duket se zhvillime të tilla po neutralizojnë të ashtuquajturën panortodoksi, teksa Patriarkana e Konstandinopojës, kryesisht e dominuar nga elementi grek, po luan fijet për të rifuqizuar veten përballë rivales së vet që është Kisha e Rusisë. Kjo përballje nuk është e re vetëm se tashmë me një rol të ndryshuar krahasuar me zhvillimet e shekullit të 18-të, kur Patriarkana bëri çmos ta ndalte zhvillime shkëputëse në Ballkan. Pak javë më parë një tjetër debat preku Ortodoksinë, por kësaj radhe nga SHBA ku u kërkua që qendra e Patriarkanës të zhvendosej aty, nisur nga premisa të zhvillimit dhe numerike. E qartë është se autoriteti i Patriarkanës është vënë seriozisht në dyshim.

Efekti WikiLeaks, kreu i opozitës greke: Nuk votojmë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

WikiLeaks dikton politikat edhe Ballkan. Ndërkohë që Maqedonia dhe Greqia po përpiqen të legalizojnë Marrëveshjen e Prespës për emrin, disa publikime të rrjetit në fjalë i kanë hedhur beznizë zjarrit. Gazeta greke “Kathimerini” citon kreun e opozitës greke të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis të jetë shprehur se ai dhe partia e tij nuk do të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që përcakton njohjen e Maqedonisë me emrin Republika e Maqedonisë Veriore. 
Kabllogrami i sotshëm nga WikiLieaks se Shkupi ka kërkuar që nga viti 2008 emrin Maqedonia Veriore dhe që populli i vet të quhen maqedonas që supozohet se flasin gjuhën maqedonase, konfirmon në mënyrë më tragjike atë që kemi theksuar këto muaj. Se kryeministri Alexis Tsipras, ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos dhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias donin ta paraqisnin marrëveshjen e tyre shumë të rrezikshme – që kënaq kërkesat e Shkupit që janë bërë prej vitesh dhe aë janë hedhur poshtë nga qeveritë e mëparëshme – si një sukses për Greqinë. Po përsëris angazhimin tonë: Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë këtë marrëveshje
tha Mitsotakis. 
Debati ka lindur pas publikimit të një kabllogrami të datës 29 korrik 2008, përpiluar nga ish-ambasadori amerikan në Maqedoni, Gillian Milovanoviç, ku tregohen objektivat e negociimit të Shkupit zyrtar që kanë qenë të njëjtat prej vitesh. Në një deklaratë për shtyp, ministri i Jashtëm grek, Kotzias i ka hedhur poshtë pretendimet e Mitsotakis, duke kujtuar se Gruevski nuk ka pranuar marrëveshje bazuar mbi emrin në fjalë, duke kërkuar për qëllime të brendshme vetëm emrin Maqedonia. 
Është për t’u dyshuar publikimi në këtë kohë nga WikiLeaks i këtoj kabllogrami që intereferon sërish në një çështje të ndjeshme ndërkufitare në Ballkan. Nëse i referohemi pretendimeve të ish-kandidates për president në ShBA, Hillary Clinton, sipas të cilës WikiLeaks bën lojën e Rusisë, fitohet një argument për të kuptuar se kush po vepron pas kësaj që po ndodh. Në analiza të ndrysjme është vënë në dukje se zgjidhja e problemeve kufitare e dobëson influencën ruse në Ballkan, ndërkohë që qeveria aktuale greke, pavarësisht origjinave ideologjike është pozicionuar shumë afër qëndrimeve të ShBA.

http://www.respublica.al/