Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Πέμπτη 31 Αυγούστου 2017

Nikolla Marku nuk mallëngjen dot askënd!

Nikolla Marku nuk mallëngjen dot askënd!
Nga dr. Isidor Koti
Për çdo qytetar të zakonshëm, “lajmi i keq” dhe një histori e bujëshme bëhen shkak për të tërhequr vëmendjen. Por kur një lajm apo histori përfundon shpejt në barcaletë, të vjen të qeshësh me historinë e fantazuar dhe të qash për “viktimën” që e tregon atë.
Pak ditë më parë, disa portale bënë jo pak zhurmë për gjoja tentativën e dështuar ndaj Nikolla Markut për ta helmuar atë. Një rrëfenjë, siç thotë vet gjatë një interviste z. Marku, që ka nisur para 5-6 vitesh në “kishën e tij”. Shumë lexues u befasuan me këtë akt të dënueshëm (do të quhej i tillë nëse do ekzistonte) dhe nisën të bënin përqasje me paragjykimet ndaj rolit të Kishës Orthodhokse në çështjet e ndryshme historike – kombëtare.
Tregimi i z. Marku për portalet në internet diskretitoi brendinë kur në një intervistë të dhënë nga vet goja e tij për një radio lokale të Tiranës (radio “Kontakt”) , u krijuar bindja e plotë se kjo nuk ishte histori që duhej marrë në konsideratë me disa rezerva, por një përrallë bajate.
Konkretisht, ja çfarë thotë fjalë për fjalë në një pasazh z. Marku gjatë intervistës radiofonike”
“Janë të vërteta lajmet se dikush ka tentuar t’ju helmojë?
Nuk po them që s’janë të vërteta, por tentativë ka pasur për të më dobësuar mua në rolin e punës dhe për të më hequr. Dihet që kundërshtari im këto ka pasur dëshirë herë pas here. Për këto që po flitet për helmimin, ishte një rrëfenjë e para 5-6 viteve, kur një fëmijë e morëm, e edukuam, e mësuam dhe kur arriti moshën 12 vjeç, ai u perfeksionua aq mirë, saqë pala kundështare e mësoi me ato fjalë që i ka thënë shtypi shqiptar këto ditë.  I kishin thënë që të hidhnin gjatë liturgjisë diçka te vera, fjala helm nuk përmendet, dhe të kopjonte çelësin e kishës. Dhe unë i thashë: ti i thua këto fjalë para disa miqve të mi, për të besuar? Ai ndejti dhe pak muaj dhe u largua nga kjo ngjarje. Dhe nuk u largua vet ai, por ai u largua me ndërhyrjen e palës tjetër kundërshtare”.
Le ta marrim për një moment si të vërtetë këtë histori dhe të ngremë këto dy pyetje:
1- Pse u kujtua pas 5-6 vjetësh ta rrëfejë për publikun këtë ngjarje z. Marku?
2- Pse nuk e denoncoi në organet e rendit këtë “tentantivë” që në fillim?
Për rastin e parë, z. Marku tregon gjatë bisedës radiofonike se e kishte parë pak ditë më parë këtë djalë (të cilit i tregon edhe emrin publikisht), me një prift të K.O.A.SH-it në oborrin e “kishës së tij”, të cilët shoqëronin disa vizitorë nga Serbia.
Për rastin e dytë, ai pohon se iu ka thënë organeve të rendit të tregojnë kujdes.
Duke i bërë një analizë të thjesht jo këtij lajmi, por kësaj përralle pa fakte, pa dëshmitarë, gjëja e parë që të shkon në mendje është përgjigja e organeve të drejtësisë. Përderisa tregohet për një tentativë kriminale, duhet të flasë ligji, jo zërat e korridoreve që ngrihen shpejt e shuhen vonë. Kjo histori nuk është thjesht një limonatë apo bitter që kalojnë shpejt në gjiriz, por një arsye më tepër që shteti duhet të merret seriozisht me këta njerëz joseriozë që tërheqin vëmendjen e mediave dhe publikut. Le të dalë në pah e vërteta ashtu siç është dhe jo duke i hedhur përsipër shpifjes flamurin kombëtar, sepse ashtu siç është e shenjtë Kisha, ashtu  është i bekuar edhe flamuri, të cilin z. Marku dhe nxitësit e tij e kanë keqpërdorur për interesa përçarëse brenda orthodhoksisë dhe jo atdhetare.
Unë nuk njoh ndonjë shtetas orthodhoks shqiptar që ndjek ceremonitë fetare në Kishën zyrtare ta dojë më pak Shqipërinë dhe kombin shqiptar se z. Nikolla Marku. Unë nuk njoh ndonjë orthodhoks shqiptar që të thotë se është grek, apo se Kisha jonë është greke. Po, Kryepeshkopi Anastas është me origjinë greke, por ky nuk është faji i tij. Ai përfaqëson Kishën tonë shqiptare dhe çdo orthodhoks që vlerëson punën shpirtërore dhe ndërtuese në zhvillimin e institucionit dhe vendit tonë. Si përfundim, cilido që është ushqyer me ndjenjën e urrejtjes dhe dyshimit për shkak të frymës përçarëse që është përcjellë nga z. Nikolla Marku dhe rrethi i tij, duhet të dijë që Kisha nuk udhëhiqet nga parime politike, por nga parime të përjetshme shpirtërore dhe nga kreu i vërtetë i saj, Krishti.

Δεν υπάρχουν σχόλια: