Τετάρτη, 9 Νοεμβρίου 2016

Mëkmëku i mjeshtrit të Politikës së Jashtme






Donald Trump fitoi. Ky është lajmi kryesor sot në botë. Ky është një zhvillim që pritet të ndryshojë shumëçka në orientimin e SHBA-së, por edhe në metodën e qasjes së politikës ndaj elektoratit dhe kapitalizimit të emocioneve, ankthit dhe normave identitare. Një leksion që do të studiohet gjatë. Analiza apo komenti nga vende të vogla, periferike si Shqipëria, bëhet në raport me atë që pritet të ndodhë me politikën amerikane në rajonin e me vendin tonë.
Nëse Trump i përmbahet asaj që ka premtuar, atëherë një riafrim me Rusinë e defaktorizon Ballkanin dhe elementët anti rusë siç pretendon se është qeveria shqiptare. Edhe zgjidhja e problemeve në Lindjen e Mesme, e ul peshën e rajonit në kuadër të sfidave të sigurisë. Këto mbeten ende spekullime sa kohë Trump nuk ka marrë ende vendimet e para.
Cila është e ardhmja e Nismës së Berlinit në kushtet e një ndryshimi kursi ndaj Vladimir Putinit? Kjo dhe të tjera janë pyetje që do të marrin vlerë në një të ardhme të afërt.
Por nëse kjo votë nuk varet nga Shqipëria dhe shqiptarët, qasja ndaj SHBA-së dhe zhvillimeve aty mund të kontribuojë diçka për të ruajtur statusin e “partnerit strategjik”.
Dhe kjo bëhet kur politika e jashtme nuk i lejon vetes që të tejkalohet as paralelizohet nga gjeste personale që burojnë nga egocentrizmi, nevoja për show, por edhe nga interesa të pasqaruara. Nuk është sekret që Clinton është e afërt me çështjet shqiptare. Ish-presidenti Bill Clinton ka lënë shenjë në historinë e Ballkanit dhe të shqiptarëve me luftën e Kosovës. Por është njëra gjë të respektosh dhe nderosh një mik, e tjetër të përfitosh nga afeksione e politika të tilla për të ndërtuar imazhin e një miqësie personale që garanton partneritetin mes vendeve. Lufta e Kosovës ishte luftë e Amerikës e pastaj e Clinton. Njësoj sikundër deklarimet e kryeministrit shqiptar lexohen si qëndrime të Shqipërisë.
Kujt i vlejnë atëherë ato deklarata e ato kapardisje në media shqiptare e të huaja, kundër Donald Trump për të cilat sot kryeministri Edi Rama po tallet në media? Askujt, përveçse një shprese tanimë të vdekur për fitoren e Hillary Clinton. Që përkthehet patjetër në atë mbështetje ndonjëherë absurde që kemi parë t’I jepet, Jo Shqipërisë, por qeverisë aktuale nga SHBA, apo ambasada e saj në Tiranë.
Këto gjeste të një predikuesi të vetëshpallur të demokracisë, mundet të rëndojnë e të ndikojnë raportet mes dy vendeve, njësoj sikurse mundet edhe të harrohen. Por një leksion ato e përcjellin: Politika e Jashtme, edhe ajo e një vendi si Shqipëria, është diçka serioze. Që mbetet e tillë. E si e tillë, ajo dëmtohet nga kllounët e radhës që sot nuk u mbetet vetëm mëkmëku i postimeve të sforcuara. 

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Διευκρίνηση - Sqarim

Διευκρίνηση- Προς τους αναγνώστες μας

Τα κείμενα και το υλικό, που παρουσιάζει η ιστοσελίδα μας έχουν πηγή τα διάφορα βιβλία και το διαδίκτυο. Αυτά παρουσιάζονται και πολλά μεταφράζονται για να προσφέρουν στους αναγνώστες πνευματική τροφή μέσα από τα κείμενα ορθόδοξης πνευματικότητας αλλά και τροφή για σκέψη και προβληματισμό μέσα από ιστορικά, πολιτιστικά, πολιτικά δεδομένα που παρουσιάζονται για πρώτη φορά. Υπάρχουν και κείμενα που δεν συμφωνούμε απόλυτα αλλά τα δημοσιεύουμε προς χάρη της αλήθειας, της ελευθερίας του λόγου, του δικαιώματος της έκφρασης της διαφορετικής άποψης. Σε καμία όμως περίπτωση δεν θέλουμε να σπείρουμε μίσος μεταξύ ατόμων, λαών και κρατών. Εμείς πιστεύουμε στην αγάπη και όχι στο μίσος, η αλήθεια όμως πονάει αλλά σώζει.

Sqarim - Për lexuesit tanë.

Tekstet dhe materialet që paraqet faqja jonë, kanë si burim librat dhe rrjetin e internetit. Ato paraqiten dhe shumë përkthehen që t'iu sjellin lexuesve një ushqim shpirtëror nëpërmjet teksteve të spiritualtitet Orthodhoks dhe një ushqim për mendjen dhe pikëpyetje të ndryshme nëpërmjet materialeve historike, kulturore dhe politke që prezantohen për herë të parë. Ka dhe tekste që me të cilat nuk jemi plotësisht dakort por i publikojmë për hir të së vërtetës, të drejtës së lirisë së fjalës dhe të shprehjes së opinionit ndryshe. POR, NË ASNJË RAST nuk dëshirojmë që të mbjellim urrejtje ndër njerëzit, popujt apo shtetet. Ne besojmë tek dashuria, bashkjetesa dhe në asnjë rast tek urrejtja por, e vërteta shumë herë shkakëton dhimbje por të shpëton ndërsa ai që urren në fillim shkatërron veten e tij.