Οι μαθητές των Εκπαιδευτηρίων "΄Όμηρος" είπαν τα κάλαντα στις αρχές! Nxënësit/et e Shkollës "Omiros" ju kënduan kolendrat institucioneve të ndryshme të qytetit!



 


Όπως κάθε χρόνο, έτσι και φέτος, μαθητές και μαθήτριες του σχολείου «Όμηρος» συμμετείχαν με χαρά και ενθουσιασμό στη χριστουγεννιάτικη δράση των καλάντων, μεταφέροντας στην πόλη της Κορυτσάς το χαρμόσυνο μήνυμα των Χριστουγέννων και της Γέννησης του Θεανθρώπου.

Οι μαθητές, υπό τη μουσική συνοδεία της καθηγήτριας Μουσικής κας Τερζή Παναγιώτας και συνοδευόμενοι από τον Γενικό Διευθυντή του σχολείου κ. Αγοραστό Αθανάσιο και τον Υποδιευθυντή κ. Μπάμπουλλα Θεμιστοκλή, επισκέφθηκαν σημαντικούς εκκλησιαστικούς, διπλωματικούς και εκπαιδευτικούς φορείς της πόλης.

Πρώτος σταθμός υπήρξε η Ιερά Μητρόπολη Κορυτσάς, όπου τους υποδέχθηκε ο Σεβασμιώτατος Μητροπολίτης Κορυτσάς κ.κ. Αναστάσιος, στην πρώτη του συνάντηση με μαθητές μετά την ανάληψη των ποιμαντικών του καθηκόντων τον Σεπτέμβριο του 2025. Τα κάλαντα, ψαλμένα τόσο στα ελληνικά όσο και στα αλβανικά, από καθαρές και ζεστές παιδικές φωνές, δημιούργησαν κλίμα συγκίνησης και πνευματικής χαράς.

Κατά την επίσκεψη αυτή, οι μαθητές παρέδωσαν είδη τροφίμων που είχαν συγκεντρώσει με αγάπη, με σκοπό την ενίσχυση του φιλανθρωπικού έργου και του Συσσιτίου της Ιεράς Μητροπόλεως Κορυτσάς, εκφράζοντας έμπρακτα το πνεύμα αλληλεγγύης και προσφοράς των Χριστουγέννων προς όσους δοκιμάζονται.

Ο Σεβασμιώτατος Μητροπολίτης, ευχαριστώντας θερμά τους μαθητές, τους απηύθυνε πατρική ευχή, επισημαίνοντας ότι «η καρδιά τους να γίνει φάτνη γεμάτη Χριστό, γιατί χωρίς Αυτόν, όπως μια φάτνη δεν έχει καμία αξία, έτσι και η καρδιά του ανθρώπου μένει κενή».

Στη συνέχεια, οι μαθητές επισκέφθηκαν το Γενικό Προξενείο της Ελλάδος στην Κορυτσά, όπου έψαλαν τα κάλαντα και αντάλλαξαν θερμές ευχές με τον Γενικό Πρόξενο κ. Μπουζιά Αστέριο και το προσωπικό του Προξενείου, σε ιδιαίτερα εορταστικό κλίμα.

Ακολούθησε επίσκεψη στην Αναπληρώτρια Συντονίστρια Εκπαίδευσης κα Κρεούζα Ανδρέου, καθώς και στην Τοπική Διεύθυνση Εκπαίδευσης Κορυτσάς, παρουσία του Διευθυντή κ. Μικέλ Κοτσάκη. Τα κάλαντα ακούστηκαν επίσης στη Διεύθυνση Περιφερειακής Εκπαίδευσης Κορυτσάς, όπου τους υποδέχθηκε η Διευθύντρια κα Βινιόλα Ρώτα, η οποία εξήγησε στους μαθητές τον ρόλο και τη σημασία της Υπηρεσίας και τους ευχήθηκε καλές γιορτές και πρόοδο.

Οι εκπρόσωποι των θεσμών ευχαρίστησαν τους μαθητές για την παρουσία τους και τις θερμές ευχές, υπογραμμίζοντας τη σημασία τέτοιων δράσεων που ενισχύουν το πνεύμα συνεργασίας, πολιτισμού και κοινωνικής ευαισθησίας.

Με την ευκαιρία των Αγίων Ημερών, εκφράζονται θερμές ευχές για Καλά Χριστούγεννα, καθώς και ειλικρινής εκτίμηση προς όλους όσοι συμβάλλουν στο έργο της εκπαίδευσης και στη διατήρηση των αξιών της προσφοράς και της αλληλεγγύης.

 

Si çdo vit, edhe këtë vit, nxënës dhe nxënëse të shkollës “Omiros”, me gëzim dhe entuziazëm, morën pjesë në këndimin e kolendrave të Krishtlindjes, duke përcjellë në qytetin e Korçës mesazhin e gëzueshëm të festës dhe të Lindjes së Perëndinjeriut!

Nën drejtimin muzikor të mësueses së Muzikës, znj. Panagiota Terzi, dhe të shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i shkollës, z. Athanasios Agorastos, si dhe nga nëndrejtori, z. Themistokli Bambulla, nxënësit realizuan një sërë vizitash në institucione të rëndësishme fetare, arsimore dhe përfaqësuese të qytetit.

Vizita e parë u zhvillua në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës, ku nxënësit u pritën nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Korçës, z.z. Anastas, në takimin e tij të parë me nxënës pas marrjes së detyrës si Mitropolit i ri i Korçës, që nga shtatori i vitit 2025. Kolendrat, të kënduara në gjuhën greke dhe shqipe, nga zëra fëmijësh të pastër dhe të ngrohtë, krijuan një atmosferë gëzimi dhe emocioni.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit dorëzuan produkte ushqimore të mbledhura me dashuri, në mbështetje të veprimtarisë bamirëse dhe të kuzhinës sociale të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës. Me këtë gjest simbolik, ata shprehën në mënyrë konkrete frymën e Krishtlindjes, solidaritetin dhe dashurinë ndaj të varfërve, të vuajturve dhe të gjithë atyre që ndodhen në nevojë.

Hirësia e Tij, duke i falënderuar nxënësit për praninë dhe veprimin e tyre, u përcolli një urim të veçantë, duke theksuar se «zemra e tyre duhet të shndërrohet në një grazhd të mbushur me Krishtin, sepse pa Të, ashtu si një grazhd nuk ka vlerë, po ashtu mbetet edhe zemra e njeriut».

Më pas, nxënësit vizituan Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Korçë, ku kënduan kolendrat dhe shkëmbyen urime festive me Konsullin e Përgjithshëm, z. Asterios Bouzias, dhe stafin e Konsullatës, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

Një vizitë e veçantë u zhvillua edhe pranë Zëvendëskoordinatores së Arsimit, znj. Kreuza Andreu, të cilës nxënësit i kënduan kolendrat, duke përcjellë edhe aty mesazhin e gëzueshëm të festave.

Kolendrat u dëgjuan gjithashtu në Drejtorinë Vendore të Arsimit Korçë, në prani të Drejtorit, z. Mikel Kocaki, si dhe në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë, ku nxënësit u pritën nga Drejtoresha, znj. Rota Vinjola. Ajo u shpjegoi nxënësve rolin dhe rëndësinë e këtij institucioni dhe, pasi dëgjoi me kënaqësi kolendrat, u uroi festa të gëzuara dhe suksese në rrugën e tyre arsimore.

Përfaqësuesit e institucioneve, përfshirë Konsullin e Përgjithshëm, Zëvendëskoordinatoren e Arsimit dhe Drejtorin e Zyrës Vendore të Arsimit, falënderuan nxënësit për vizitën dhe u uruan atyre festa të gëzuara dhe përparim të vazhdueshëm.

Me rastin e festave të shenjta, u drejtohen urime të përzemërta për Gëzuar Krishtlindjen, si dhe shprehet mirënjohje ndaj institucioneve fetare dhe arsimore për kontributin e tyre të çmuar, por edhe ndaj nxënësve dhe nxënëseve të shkollës “Omiros”, të cilët me sjelljen, praninë dhe dhurimin e tyre nxorën në pah kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes.

 


Σχόλια

Raki Mani Boboshtice

Raki Mani Boboshtice
Prodhuar në mënyrë tradicionale për shekuj me radhë. Një produkt i rrallë i një tradite të vyer!

Δημοφιλείς αναρτήσεις

Επίθεση γνωστού αλβανικού τηλεοπτικού σταθμού και προπαγάνδα γεμάτο διαστρεβλώσεις εναντίον της Ελλάδας! - Sulm i kanalit të njohur shqiptar me propagandë plotë shtrembërime kundër Greqisë!