Σελίδες

Στις σερβικές αρχές ο Αλβανός σχεδιαστής του «Autochthonus»



Ο Ισμαήλ ‘ Μπαλίστα’ Μορίνα, γνωστός σχεδιαστής του πανό  της λεγόμενης «Μεγάλης Αλβανίας»,  που υψώθηκε με τη βοήθεια drone πάνω από γήπεδο του Βελιγραδίου το Νοέμβριο του 2015,  είναι κλεισμένος στις φυλακές της Κροατίας, εδώ και ένα μήνα.




« Από τις τελευταίες αποκλειστικές πληροφορίες  της ιστοσελίδα «Opinion.al», που είχε στη διάθεσή του,  ο δημοσιογράφος Ντριτάν Λάτσι, ο Μορίνα εμφανίσθηκε πριν από τρεις ημέρες στο Πρωτοδικείο του Ντουμπρόβνικ, όπου αποφασίσθηκε η έκδοσή του στη Σερβία. Είναι γνωστό ότι εδώ και δύο χρόνια υπάρχει εντολή σύλληψης του Αλβανού αυτού από το σερβικό κράτος.



Σημειώνεται ότι πριν από δύο χρόνια, η εμφάνιση αυτού του drone με το σχεδιασμό της Μεγάλης Αλβανίας, στο γήπεδο του Βελιγραδίου, χαρακτηρίστηκε μέγιστη πρόκληση, με αποτέλεσμα τη διακοπή του αγώνα.
(shqiperiaime.al)



--
               

Επιτρέπεται η αναδημοσίευση μόνον μεαναφορά  της ενεργής ηλεκτρονικήςδιεύθυνσης  του ιστολογίου παραγωγής-http://www.echedoros-a.gr

Të Krishterët e ritmit Helenik të Siçilisë dhe dëshmia e tyre e kulluar

Të Krishterët e ritmit Helenik të Siçilisë dhe dëshmia e tyre e kulluar
 
Në periudhën e nacionalizmave dhe irredentizmave të rinj, që erdhën në gadishullin ballkanik dhe jo vetëm me bekimet e autoriteteve zyrtare, zërat e kulluar, që dëshmojnë në mënyrë autotentike identitetin dhe koshiencën e tyre larg qëllimtarive të çfarëdo natyrem janë të dobishme më shumë se kurrë herë tjetër.
Këtë domosdoshmëri e shërben edhe rifreskimi i një materiale burimor, që u botua në numrat 22, 23-24 të vitit 1973 dhe 1-2, 3-4 të vitit 1974 të revistës “EKKLISIA” që u botua si riprodhim (Athinë 1974) nga shkrimtari i teksteve respektive z. Gr. Th. Stathi, nëpunës në atë kohë në Sinodin e Kishës së Greqisë, i cili me shumër dëshirë mër vuri në dispozicion materialin rshivor dhe fotografik. E falenderoj nga zemra. Këto artikuj i referohen, në hollësi, çështjeve që lidhen me vizitën zyrtare të Delegacionit Sinodikal të Kishës së Greqisë në Sipili (Palermo, 11-14.10.1973) në kthim të vizitës nën parullën “Guidë e Vëllazërisë” (Crociera della Fraternita) në krye të së cilës ishin Kryepiskopi i Palermos z. Francesco Caprino (Athinë, 13.9.1970). në atë delegacion mirrte pjesë Episkopi i të Krishterëve të Ritmit Helenik të Rajonit të “Piana dei Greci” (Fusha e Helenëve) z. Josif Pernicaro i shoqëruar nga shumë priftërinj dhe besimtarë.
Këta të vetëpërcaktuarit si Helenoalbanë (Grecoalbanessi) banorë të rajonit origjinën e tyre e kanë nga Peloponezim janë kolonë të shek. 15të dhe Kisha e tyre është e ritmit Helenik – ndjek pra tipikonë bizantine dhe në të gjitha akolluthitë adhuruese përdor gjuhën greke. Vendi i vendosjes së tyre mbante qysh prej vitit 1488, emrin “Piana dei Greci” (Fusha e Helenëve). Ky emrë u ndryshua në “Piana degli Albanesi” (Fusha e Albanëve) në vitin 1939m ne vendim të  fashistit Musolini për arsye të qarta të qëllimeve politike. Arsye po të njëjta e imponuan, gjithashtu, përfshirjen e Kishës së tyre nën juridiksionin e Papatit të Romës, të cilën sot e përbëjnë dy Episkopata të ritmit Helenik. E para funksionoi në vitin 1919 në Lungro të Kalabrisë dhe e dyta në vitin 1938 në Piana dei Greci të Siçilisë, pasi i kishin paraprirë beteja të mëdha dhe të vështira të banorëve.
Sipas sa argumentoi Episkopi i Helenoritmëve z. Josif Perniciaro, marrdhëniet e tyre me lindjen e mbajtën konsistente deri edhe në mesin e shekullit të 19të: “Me të vërtetë, kur gjatë shekullit të 15të komunitetet tona u vendosën në Perëndim – dëshmitar kam hostorinë – nuk e ndërprenë “kungatën” me Lindjen; përkundrazi kultivuan dhe zhvilluan këtë komunikim, përmes këmbimit të priftërinjve dhe episkopëve, të cilët vinin nga Lindja deri para një shekulli, që të meshonin në kishat tona, të hirotonisin dhjakonët dhe priftërinjtë tanë, të bekojnë antimisiot dhe miron e shenjtë. dhe që këtu largoheshin përsëri për në Lindje, që të bashkëpunojnë për ruajtjen e besimit të krishterë të vëllezërve tanë, të cilët kishin mbetur nën barrën e pushtimit të huaj...”
Të Krishterët e Ritmit Helenik të Siçilisë, sikundër edhe komuniteti respektiv i Lungros në Kalabri, bëhen përditë mbajtës të një agresiviteti të organizuar për “disiplinim etnik” nga mjetet shqiptare të  informimit masiv elektronik apo të shkruar dhe nga shërbimet diplomatike të vendit fqinj. Distanca në kohë nga kjo vizitë e sipërpërmendur zyrtare e përfaqësisë së Kishës së Greqisë në Siçili (1973) e imponon një shikim të shkurtër të atyre sa u thanë publikisht gjatë takimeve. Dhe kjo sepse shprehin në mënyrë autentike dhe të pastër realitetin historik, dhe pa qenë që në këto pozicionime të kenë gjetur terren qëllimtari nacionaliste apo të tjera të kohës përsa i përket të Krishterëve të Ritmit Helenik.
Së pari zgjodha pjesë nga përshëndetja e Kryepiskopit të Palermos z. Salvatore Pappalardo për përfaqësinë e Kishës së Greqisë: “Sot kumbon tradita e lashtë apostolike e Kishës së Sirakusëve; sot përsëri lëshon gjeth lulëzimi i pashoq bizantin e Kishave të Akragantos dhe Mesinës... sot dridhet dhe dëfrehet Kisha e “Fushës së Helenëve”... që të këmbejnë përsëri përqafim mes vëllezërve në besë dhe në gjak... Sot kremtojnë në Palermo... dhe nesër në “Fushën e Helenëve”, ku kanë për t’iu rrethuar vëllezërit, të cilët në Perëndim ishin përfaqësues të përhershëm të Krishterimit Helenik...”.
Gjithashtu rëndësi të posaçme kanë fjalët e Episkopit të Ritmit Helenik z. Josif Pernitsiarom gjatë pritjes së përfaqësisë së Kishës së Greqisë në Kishën e Shën Dhimitrit në “Fushën e Helenëve” (12.10.1973), gojëmbyllëse të histerisë nacionaliste shqiptare të kohëve të fundit: “Vëllezër të shtrenjtë më kryepriftëri dhe gjithë ju, pjesëtarë të përfaqësisë së Kishës së Greqisë. Na lejoni t’iu sigurojmë, se gëzimi ynë sot është shumë më tepër i madh nga ai i kishave të tjera të shenjta më Siçili. Sot, me të vërtetë, ju mirëpresim në shtëpinë tonë,   që është edhe shtëpia juaj, sepse ju për ne jini vëllezër të vërtetë prej gjaku dhe prej bese, për shkak të lidhjeve, që burojnë nga tradita e përbashkët liturgjikale, nga gjuha, nga mentaliteti, nga raca. Pikërisht këtë hipostazë tonën e njohu edhe Perëndimi, që atëherë kur thuajse pesëqind vjetë më parë na priti në këtë tokë të diasporës sonë, që për ne u bë tanimë atdheu i dytë. Në aktet publike, në shkresat e autoriteteve Kishëtare dhe shtetërore, si edhe në gjuhën e përditshme të banorëve përdoret gjithmonë për ne një nocion vetëm dhe karakteristik dhe pa lojë fjalësh “Helenët”. Dhe për këtë emër jemi gjithmonë krenarë...”.
Së fundi, në “Komunikatën e përbashkët” zyrtare, që qarkulloi me përfundimin e vizitës së përfaqësisë së Kishës së Greqisë, thuhet si më poshtë: “Kulmimi i kësaj hareje dhe çudie ishte takimi në eparchinë e “Piana të Helenëve”, e cila hap perspektivat e një bashkëpunimi të mëtejshëm më dashurinë e Krishtit”.
Në diakroninë historike Greqia ka qenë atdheu i të parëve i Siçilianëve të “Magna Grecia”, i Siçilisë Bizantine dhe i Grecoalbanesi të Ritmit Helenik të “Fushës së Helenëve” (Piana dei Greci).  Përbën kuadrin brenda të cilit mundet që të kërkojmë ato sa na bashkojnë dhe jo atë çfarë na ndan. Mjafton që kërkimi të manifestohet me ndjenja reciproke dhe të shprehet me autenticitet dhe sinqeritet. Në rastin ndryshe historia është e rreptë për ata sa me ndërgjegje e shtrembërojnë.
 
MICHALIS Chr. PANTOULAS
“Proinos Logos” – Ioanina
14.7.2017  
   Shënim: Ky artikull është përgatitur posaçërisht në shqip vetëm për faqen Pelasgos Koritsas. Nuk lejohet shpërndarja pa iu referuar burimit.

Skënderbeu/Faktet që dëshmojnë lidhje të shumëfishta me sllavët

Tek “Gjysma e harruar e Skënderbeut” Ylli Polovina shkruan “Kur kritikuesit e ashpër të Gjergj Kastriotit, pikërisht ata emra që kemi cituar në fillim të librit (bëhet fjalë për dikur diplomatin A.B: dhe historishkruesin H. F.-shënim i tanishëm i autorit), e akuzojnë atë si një servil të Evropës dhe të interesave të saj të çastit, po ashtu nuk harrojnë të bashkëngjisin edhe një mëri tjetër.


Sipas tyre Skënderbeu në kryerjen e gjestit të tij historik ka bërë një gabim të rëndë: ka flirtuar me serbët dhe grekët, pra me ata, të cilët jo vetëm prej kritikuesve të mësipërmë konsiderohen si armiqtë tanë të pandryshueshëm.
Në botimin “Skicë e mendimit politik shqiptar” H.F. shkruan se “Skënderbeu, Pjetër Bogdani etj., u ndodhën jo thjesht krahas Perëndimit, por krahas sllavëve, krahas serbëve e rusëve, krahas armiqve kryesorë sipas konceptit nacionalist shqiptar, në luftë kundër Perandorisë osmane”. Po ashtu, ai ngul këmbë se “..... Skënderbeu.....nuk ishte luftëtar i vërtetë për liri kundër të gjithë pushtuesve, por përkundrazi, ishte i prirë për bashkëpunim me pushtuesit më të rrezikshëm, pushtuesit sllavë, kundër një pushtuesi tjetër, pushtuesit osman....”.
Gjithnjë sipas këtij arsyetimi rrethanat historike i kanë shtrënguar paraardhësit tanë, të gjendur mes pushtuesve të panumërt në pozicionin e vështirë të “senduiçit”, të zgjedhin vetëm llojin e të keqes, thjesht përmasën negative të saj. Mospajtuesit me veprën e Gjergj Kastriotit sulmojnë me mendimin se shqiptarët mes të këqijave kanë zgjedhur atë më të vogël. Ata nuk mendojnë se në këtë strategji tradicionale të etnisë së vet Skënderbeu ka ditur të veprojë drejt. Për ta ai ka bërë zgjedhjen më të paduhur, më të gabuarën.
Sipas tyre Gjergj Kastrioti në strategjinë e zgjedhjes së të keqes më të vogël duhej të kalonte në anën e Perandorisë Osmane dhe jo siç veproi, në krah të serbëve dhe grekëve.
Pikërisht për këtë konkluzion që kanë nxjerrë, A.B. gjykon se “....gatishmëria dhe përpjekjet e Skënderbeut për të bashkëpunuar me udhëheqësit politikë sllavë, para së gjithash serbë dhe udhëheqësit politikë grekë, nuk e kanë bërë politikën serbe e greke miqësore ndaj shqiptarëve në asnjë periudhë dhe për asnjë ngjarje”.
Në mbështetje të këtij përfundimi A.B. i jepet mendimit se “Prirja e Skënderbeut për miqësi dhe aleanca politike përveç me sundimtarin serb të Bosnjës edhe me sundimtarin serb të Kosovës, despotin Gj. Brankoviç, ka qenë shkak i armiqësisë së popullsisë shqiptare që vuante terror nën sundimin e Brankoviçit ndaj Skënderbeut. Po ashtu edhe princa dhe udhëheqës të rëndësishëm si Dukagjinasit u vunë kundër Skënderbeut për shkak të miqësisë së tij me serbët.
Territoret e Dukagjinasve kufizoheshin me territoret shqiptare të sunduara nga Brankoviçi dhe aleati politik i Skënderbeut që shfaroste shqiptarët në principatën e vet (Kosova) dhe nga kjo fqinjësi ndërmjet Dukagjinasve dhe Brankoviçit kishte konflikte. Mbështetja e Dukagjinasve nga popullsia dhe kundërshtimi i Skënderbeut për arsye të miqësisë së tij me Brankoviçin kanë bërë që në traditën popullore në Krujë e sipër të jetojë Lekë Dukagjini, ndërsa Skënderbeu është dërguar vonë nëpërmjet sistemit arsimor në popullsi, kurse në kujtesën popullore dhe në odën tradicionale shqiptare ka qenë i harruar. Në këtë argument po të pyetet se pse e “tradhëtuan” dukagjinasit Skënderbeun, përgjigja është se Skënderbeu i kishte tradhëtuar më parë duke lidhur miqësi me armikun kryesor të tyre, me serbët dhe Gj. Brankoviçin. Sipas këtij argumenti Dukagjinasit përfaqësojnë politikën e armiqësisë me serbët, Skënderbeu të bashkëpunimit me serbët”.
Një skajim i kësaj mënyre të bëri analizë doemos që do ta çonte autorin A.B. në pranimin e idesë se “Bashkëpunimi i Skënderbeut me serbët dhe grekët tregon se ai ka qenë bashkëpunëtor me armiqtë dhe pushtuesit më të rrezikshëm e jo luftëtar i lirisë”.
Rrjeti i aleancave ndërballkanike, inteligjenca e shquar e Skënderbeut
Prerja e kordonit ombikal, jetë ushques, mes Gjergj Kastriotit dhe Evropës, nuk do të bëhej plagë më pak e rëndë duke i shtuar të njëjtin veprim: prerjen e lidhjes së tij edhe me popujt e Ballkanit, përfshi edhe grekët e serbët e kohës. Në rast se ai do të kishte ndërtuar lidhje të ngushta me qendrën e kontinentit, duke shpërfillur rajonin, në të vërtetë nuk do të kishte bërë gjë tjetër veç do të kishte dobësuar dhe mpakur kontributin e tij evropian.
Bashkëpunimi i Skënderbeut dhe ndërtimi i një rrjeti aleancash me pushtetushtrues të rajonit e bëri më të gjërë dhe më të natyrshme, më të plotë dhe më harmonike, më të fortë dhe më funksionale, më largpamëse dhe më historike gjestin e tij të kryengritjes çlirimtare kundër pushtimit osman. Po ashtu edhe rreshtimin e tij me qytetërimin perëndimor.
Dobinë e lidhjes së shumëfishtë të Gjergj Kastriotit me Ballkanin dhe Evropën e shohim tani, kur rajoni përgatitet pjesë-pjesë për t’u integruar në BE. Sot as që mund të kuptohet që një proçes i tillë në Bruksel apo në qendrat më të mëdha të eurokontinentit do të përfytyrohej i realizueshëm duke lënë jashtë rajonin ballkanik. Madje kjo gjë as mund të merret me mend qoftë edhe sikur, në një formë “ndëshkimi” apo “karantine” të përkohshme, do të braktisej për një kohë vetëm një shtet apo popull i gadishullit.
Bashkimi Evropian do të konsiderohet identitet i plotë vetëm në rast se në Ballkan nuk do të lihet asnjë centimetër tokë pa u përfshirë në integrimin me të. Skënderbeu në kohën e kryerjes së veprës së tij do ta krijonte një gropë të tillë në rast se do të përjashtonte nga bashkëpunimi qoftë edhe një popull të gadishullit, ca më tepër që të gjithë ata ishin përfshirë në rezistencën ndaj pushtimit osman.
Tjetër gjë, disi më elastike, do të ishte strategjia e krijimit të aleancave të Gjergj Kastriotit me pushtetushtruesit e veçantë në rajon. Atëhere nuk kishte shtete të krijuara sipas përputhjeve me atë që më pas u quajt komb. Serbët si etni administroheshin nga disa zotër të tyre, siç ndodhte që një pushtetmbajtës i tillë kishte në sinoret e feudit të vet edhe vendbanime shqiptare. E njëjta gjë ndodhte edhe me zotërit e pjesëve të ndryshme të etnisë sonë.
Nën këtë këndvështrim situata gjeopolitike e atëhershme ka fare pak përngjasim me të sotmen dhe akoma më pak me dekada apo një shekull më parë. Feudalë të veçantë serbë në kohën kur veproi Skënderbeu, por edhe shumë më parë e më pas tij, kur ende nuk gjendeshin të pushtuar nga Perandoria Osmane, kanë tentuar daljen në det. Kjo dalje ka qënë përherë jetike për të gjithë pushtetushtruesit e ngujuar në brendësi e thellësi të territoreve të Ballkanit. Nuk duhet të harrojmë se edhe vetë Gjon Kastrioti, trashëgimtar nga i ati i vetëm dy fshatrave në Dibër, me agresivitetin e vet të njohur principatën e vet nuk e shtriu nga lindja por nga perëndimi, andej nga ishte deti.
Kështu veproi edhe i biri i tij, Gjergji. Skënderbeu vuri në dorë dhe gjatë gjithë kohës që jetoi mbajti nën kontroll të plotë zonën bregdetare në grykëderdhjen e lumit Mat, ku ndërtoi skelën, qendrën doganore dhe pranë tyre kriporen e Shënkollit.
Ka qënë po ashtu shumë e vërtetë që Gjergj Kastrioti ka bërë aleancë të ngjizur fort me mbretërinë e Malit të Zi, me Çërnojeviçët, për të penguar daljen e despotëve serbë të Rashkës në bregdetin e kontrolluar prej tyre. Veç kjo ende ka lidhje të pakta me kontekstin e zhvillimeve të mëvonshme, kur serbët jo vetëm krijuan shtet mbi hapësirat e etnisë së tyre, por nëpërmjet mbretërisë, republikës federative apo regjimit komunist përpunuan dhe zbatuan një strategji të tërë për të dalë edhe në Lezhë e Durrës, pse jo edhe në Vlorë. Për këtë arsye ata, para dhe pas vitit 1912, vunë në jetë një politikë për dobësimin dhe më pas pushtimin e trojeve të shqiptarëve.
Gjergj Kastrioti në përputhje me kohën e vet dhe tendencat e zhvillimeve gjeopolitike që po ndodhnin, kreu veprime në favor të mbrojtjes së Evropës. Vetë Ballkani ishte pjesë e këtij kontinenti e qytetërimi. Mbrojtja e Evropës ishte mënyra më e mirë për të mbrojtur Shqipërinë. Mbrojtja e Ballkanit mbetej po ashtu siguria më e mirë për lirinë e shqiptarëve.
Despoti serb Gjergj Brankoviç, për t’i shpëtuar hakmarrjes së sulltanit, për shumë kohë u strehua në kështjellën-rezidencë të Skënderbeut
Po ta tentonte aventurën e prishjes me ballkanasit Gjergj Kastrioti do të mbetej i rrethuar nga Perandoria Osmane, i izoluar, me krahë e shpinë të zbuluara. Nuk kishte mallim sentimental Skënderbeu për Gjergj Brankoviçin, despotin serb që kontrollonte edhe një pjesë të etnisë së shqiptarëve të vendosur në hapësirën e Kosovës së sotme, por atje ishte shpina e tij. Po të ndërtonte marrëdhënie armiqësore, atëhere në trupin e rezistencës së vet në mungesë të mburojës do të hynin lehtësisht majat e heshtave dhe të jataganëve të mprehtë osmanë.
Kur pas pushtimit nga turqit ai e strehoi për disa kohë aleatin e tij në trojet shqiptare, nuk bëri ndryshe nga sa bënë edhe hungarezët, ndjekësit e Janosh Huniadit. Brankoviç u strehua edhe atje për t’i shpëtuar hakmarrjes sulltanore.
Në rast se despoti serb Gjergj Brankoviç i kishte dhënë sulltan Mehmetit II të bijën për grua, kur Skënderbeu bënte aleancë me të ai i kishte përkeqësuar raportet me Portën e Lartë.
Një nga Brankoviçët, Vuku, në krye të një ushtrie kishte luftuar kundër turqve në betejën e përgjakshme të Fushës së Mëllënjave, në Fushë Kosovë, më 1389. Ndërkohë sipas një dokumenti autentik kur Skënderbeu vdiq në varrimin e tij në Lezhë patën ardhur "të gjithë princat serbë dhe bujarët e tjerë përreth".