Σελίδες

Rritja e frikshme e të parëndësishmes


Cornelius Castoriadis(1922-1997) - Filozof
Nëse do të analizonim gjendjen aktuale sot, e cila i ngjason një situate shpërbërjeje dhe jo krize, një kalbëzimi të shoqërive perëndimore, dallojmë një kontradiktë të shkallës së parë. Ajo që kërkohet të zgjidhet është jashtëzakonisht e vështirë për tu zgjidhur. Kjo edhe për arsyen se vetë njerëzit, për shkak të natyrës së tyre dhe mënyrës se si ata riprodhohen nga shoqëritë perëndimore dhe jo vetëm, qëndrojnë shumë larg shtrirjes dhe diskutimit të problemit. 
Por cili është ky problem?
Duke pasur parasysh krizën ekologjike, pabarazinë ekstreme në shpërndarjen e burimeve midis vendeve të pasura e atyre të varfra, pamundësinë pothuajse absolute që sistemi të vazhdojë kursin e tij aktual, ajo që kërkohet është krijimi i një fillimi të ri imagjinar, rëndësia e të cilit nuk mund të krahasohet me asgjë të ngjashme në të kaluarën. Një krijim që do të vendosë në qendër të tij një botëkuptim të ri të jetës së individit, të ndryshëm nga rëndësia që i është kushtuar zakonisht rritjes së prodhimit dhe konsumit. Në këtë mënyrë do të fillojnë të ekzistojnë synime të tjera jetësore, për të cilët njerëzit nuk do të pendohen më vonë për tu përkushtuar në realizimin e tyre. Natyrisht, kjo do të kërkonte ç’organizimin e institucioneve të shoqërisë, të marrëdhënieve të punës, si dhe më tej të marrëdhënieve ekonomike, politike e kulturore. 
Megjithatë ky propozim ndodhet jashtëzakonisht larg nga mënyra se si sot njerëzit mendojnë dhe dëshirojnë. Është pikërisht kjo vështirësi kolosale me të cilën ne duhet të përballemi. Do të ishte e nevojshme të synojmë një shoqëri ku vlerat ekonomike nuk do të mbajnë më monopolin kryesor, ku ekonomia të rimerrte rolin e saj si një prej mjeteve që individi disponon për të mbijetuar dhe jo si qëllim në vetvete, një shoqëri në të cilën do të kemi hequr dorë prej babëzisë për të rritur vazhdimisht dhe në mënyrë të çmendur forcën e konsumit. Ky synim nuk është i nevojshëm vetëm për të shmangur shkatërrimin e sigurt të ambientit të Tokës, por gjithashtu do të ndihmonte në ndaljen e mjerimit intelektual dhe moral të individëve sot. 
Nga ky moment do të duhej që njerëzit, kryesisht në vendet e pasura, të pranojnë një standard të denjë dhe të thjeshtë jetese, dhe të heqin kështu dorë nga ideja se qëllimi jetësor i tyre është rritja e vazhdueshme e konsumit me 2 ose 3 përqind në vit. Që njerëzit ta pranojnë këtë lind nevoja të ndodhë diçka tjetër, e cila do t’i jepte kuptim jetës së tyre. Megjithatë, jemi koshientë për vështirësinë e realizimit të këtij synimi për sa kohë që shumica dërmuese e botës nuk do tapranonte një risi të tillë. Dhe kjo gjëja tjetër që përmendëm më lart lidhet me nevojën e zhvillimit të vetë njerëzve dhe jo me rritjen e vazhdueshme të palo-produkteve. Realizimi i këtij synimi do të kërkonte një organizim të ndryshëm të punës, e cila nuk do të ishte më një proces i përditshëm rutine, por do të pasqyronte kapacitetet individuale të vetë punëtorëve. Do të nevojitej, gjithashtu, një sistem tjetër politik, një demokraci e vërtetë që do të bazohej në pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në vendimmarrje, si dhe një organizim i ri i arsimit, i cili do të formonte qytetarë të aftë sipas filozofisë së Aristotelit. 
Është e kuptueshme se të gjitha këto çojnë në pyetje dhe probleme të tjera. Si mund të funksionojë një demokraci e vërtetë dhe e drejtpërdrejtë në vende që nuk kanë më në gjirin e tyre 30 mijë banorë, si në rastin e Athinës së lashtë, por banohen nga më shumë se 40 milionë qytetarë, fjala vjen në Francë, ose nga miliarda njerëz kur flasim në shkallë planetare? Janë probleme me vështirësi kolosale për tu zgjidhur, përveç se në rastin kur shumica dërmuese e individëve, së bashku me kapacitetet e tyre, të ndërgjegjësohen për të ecur drejt rrugëve të zgjidhjes së problemeve dhe jo të vazhdojnë të shqetësohen se kur do të blejnë televizorin e ri tre-dimensional. 
Këto janë detyrat kryesore që duhet të ndjekim, edhe pse tragjedia e kohës sot na tregon se njerëzimit nuk i bëhet fare vonë për to. Për sa kohë do të vazhdojë njerëzimi të joshet nga budallallëku dhe iluzioni, të përmbledhura këto nën petkun e produkteve dhe mallrave? A do të mundej që një shkatërrim, për shembull ekologjik, të provokonte ndërgjegjësim e dhunshëm të masave, apo do të çonte në forcimin e regjimeve autoritare e totalitare? Askush nuk mund t'u përgjigjet pyetjeve të tilla. Ajo që mund të themi me saktësi është se ata që ndjehen koshientë për rëndësinë jetësore të këtyre çështjeve të jenë në gjendje të flasin dhe të kritikojnë rrugën që sot po na çon çmendurisht drejt greminës, dhe në këtë kontekst të ndihmojnë në shtrirjen e ndërgjegjësimit tek bashkëqytetarët e tyre. 
Shpërbërja bëhet akoma më e prekshme kur shohim zhdukjen e kuptimeve dhe rënien absolute të vlerave. Në aspektin afatgjatë, kjo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetëgjatësinë e vetë sistemit. Kur secili e thotë me zë të lartë, siç ndodh sot në shoqëritë perëndimore, se vlera e vetme është paraja e fitimi dhe se ideali më i shenjtë për kohezionin social lidhet me pasurimin e vazhdueshëm, atëherë lind pyetja se a do të mundë vallë një shoqëri të vazhdojë të funksionojë dhe të riprodhohet mbi një konstrukt të tillë? Nëse do të ishte kështu, atëherë nëpunësit duhet të kërkojnë dhe të pranojnë bakshishe për të bërë punën e tyre, gjykatësit të nxjerrin vendimet në ankand, arsimtarët të vlerësojnë maksimalisht fëmijët e të pasurve, e kështu me radhë. Para pesëmbëdhjetë vitesh pata shkruar se e vetmja pengesë për njerëzimin është frika nga ndëshkimet penale. Por në bazë të cilës logjike do të jenë në gjendje ndëshkuesit të qëndrojnë të pa korruptuar? Cili do të ruajë rojet? Korrupsioni i përgjithshëm që vihet re në sistemin politiko-ekonomik bashkëkohor nuk është ndonjë rast i veçuar e as shaka pa kripë, por përkundrazi përbën karakteristikë strukturore endogjene të sistemit të shoqërisë në të cilën ne jetojmë.
Këtu preket një tjetër faktor themelor, i cili ka qenë i njohur në gjirin e ekspertëve politikë të së kaluarës, por tërësisht i panjohur sot për gjoja filozofët politikë, sociologët e këqij dhe teoricienët mjeranë. Ky faktor është lidhja e ngushtë që ekziston midis një regjimi shoqëror, nga njëra anë dhe tipit antropologjik i nevojshëm për funksionimin e sistemit, nga ana tjetër. Pjesën më të madhe të tipeve antropologjike kapitalizmi i ka trashëguar nga periudhat pararendëse historike, sigjykatësin indiferent, nëpunësin veberian, arsimtarin e përkushtuar, si dhe punëtorin për të cilin puna përbënte një burim krenarie, pavarësisht nga kushtet ku ai punonte. Por këto lloj figurash janë bërë të pakuptimta në periudhën ku ne jetojmë sot. Edhe tipi antropologjik që përbën në vetvete pjellën e kapitalizmit, pra biznesmeni shumpeterian, i cili ndërthur kreativitetin teknik, me kapacitetin e akumulimit të kapitalit dhe funksionimit të biznesit, i aftë në studimin, penetrimin dhe çeljen e tregjeve, përbën sot një specie në zhdukje. Dhe jo vetëm kaq, por po zëvendësohet nga burokratë drejtues dhe spekulatorë bursash. 
Përse duhet të vuajë e të mundohet dikush në procesin e prodhimit e të shitjes, kur me një lëvizje të saktë në tregjet e bursave mund të fitojë 500 milion dollarë për vetëm disa minuta? Shumat financiare që luhen në spekulimin e këtyre tregjeve çdo javë e kalojnë edhe GDP-në vjetore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rezultati që shohim është hapja e shtratit për profesionin e spekulantit, i cili sipas këndvështrimit të vetë sistemit kapitalist përbën një qenie krejtësisht parazite.
Nëse bëjmë përmbledhjen e të gjithë faktorëve të mësipërm dhe marrim parasysh shkatërrimin e pashmangshëm të ambientit, si rezultat i evoluimit të kapitalizmit, duhet dhe kemi detyrën të bëjmë pyetjen se për sa kohë akoma do të jetë në gjendje të mbahet në këmbë ky sistem?
Përkthimi: Jordan Jorgji/Lektor në Universitetin “Fan Noli” të cilin e falenderojmë për dërgimin e materialit

Γ. Μπαμπινιώτης: «Οι αρχαίοι Μακεδόνες μιλούσαν την ελληνική δωρική διάλεκτο»! - G Mpampinioti: "Maqedonasit e lashtë flisnin dialekt dorik helen"!



Ο καθηγητής της Γλωσσολογίας και λεξικογράφος, Γεώργιος Μπαμπινιώτης, σε μία εξαιρετική μελέτη του απέδειξε ότι οι αρχαίοι Μακεδόνες είχαν καλλιεργήσει φωνολογικά μια δωρικού χαρακτήρα ελληνική διάλεκτο, την οποία χρησιμοποιούσαν προφορικά.
Σε παλαιότερη διάλεξή του που δόθηκε στην αγγλική γλώσσα στο Wright Theatre της Ιατρικής Σχολής του Πανεπιστημίου της Μελβούρνης και οργανώθηκε από το Αυστραλιανό Ινστιτούτο Μακεδονικών Σπουδών, το Ελληνικό Μουσείο και την Παμμακεδονική Ένωση Μελβούρνης αποκάλυψε ότι διάλεκτος των αρχαίων Μακεδόνων παρέμεινε η καθομιλουμένη του λαού, ενώ η βασιλική οικογένεια του Φιλίππου και το κράτος των Μακεδόνων για να ενώσει και την υπόλοιπη Ελλάδα είχε αποδεχτεί και χρησιμοποιούσε ως επίσημη γλώσσα την Αττική διάλεκτο.
Αυτό αποδεικνύεται άλλωστε από τις χιλιάδες επιγραφές που ανασύρονται από τα σπλάχνα της ελληνικής αλλά και σλαβικής και βουλγαρικής γεωγραφικά πλέον γης.
Ο Έλληνας γλωσσολόγος τόνισε ότι η αρχαία Μακεδονική διάλεκτος ομιλούνταν από τους ντόπιους, όπως με τις δικές τους διαλέκτους επικοινωνούσαν και οι κάτοικοι των πόλεων- κρατών της υπόλοιπης Ελλάδας.
Σύμφωνα με τις έρευνες που ξεκίνησαν στις αρχές του 20ου αιώνα Γερμανοί γλωσσολόγοι αλλά και Βρετανοί και αργότερα ο μεγάλος γλωσσολόγος Γ. Χατζηδάκης και από το 1988 ο καθηγητής Γεώργιος Μπαμπινιώτης, από μαρτυρίες, σχόλια και αναφορές ιστορικών, σχολιαστών και γεωγράφων έχουν ήδη εντοπιστεί περίπου 250 λέξεις, κυρίως ουσιαστικά, τα οποία αναφέρονται από τους αρχαίους Γραμματικούς ως μακεδονικές λέξεις, ως λέξεις της αρχαίας Μακεδονικής προφορικής διαλέκτου.
Ο κ. Μπαμπινιώτης στην αρχή της ομιλίας του διευκρίνισε ότι δεν υπάρχει μία αρχαία ελληνική γλώσσα, αλλά τέσσερις διάλεκτοι της αρχαίας ελληνικής γλώσσας.
Οι τέσσερις αυτές διάλεκτοι είχαν γραπτή παράδοση και στις διαλέκτους αυτές γράφηκε η λογοτεχνία της συγκεκριμένης περιοχής. 
Η Αττική διάλεκτος μετά το 480 π.Χ. επιβλήθηκε σε ολόκληρη σχεδόν της Ελλάδα και στη γλώσσα αυτή γράφτηκαν τα μνημεία του ελληνικού λόγου και των Ελλήνων ποιητών της Αθήνας και των φιλοσόφων της.
Στη συνέχεια έδωσε τα χαρακτηριστικά της Μακεδονικής και της συγγένειάς της με τη Δωρική Διάλεκτο που ομιλούνταν στα Δωδεκάνησα, τη Ανατολική Πελοπόννησο και τη Μακεδονία.
Ακολούθως, ο κ. Μπαμπινιώτης αναφέρθηκε σε 240 λέξεις που εντοπίζονται σε μαρτυρίες σχολιαστών, αρχαίων Ελλήνων ιστορικών, λεξικογράφων και ποιητών, από την εποχή του Ομήρου και του Ηροδότου, τον Ησύχιο, τον Απολλώνιο τον Δύσκολο, τον Ευστάθιο αλλά και τα λεξικά του Σούδα αλλά και το ετυμολογικό Magnum, που παραπέμπουν σε λέξεις της αρχαίας Μακεδονικής διαλέκτου.
 «Οι αρχαίοι Γραμματικοί, σχολιαστές και ιστορικοί συχνά παρέπεμπαν σε λέξεις και τη φωνολογία της αρχαίας Μακεδονικής διαλέκτου για να τονίσουν την προέλευση μιας λέξης, προκειμένου να δώσουν την ετυμολογία της και για να καθορίσουν την έννοιά της.
Τα κύρια ονόματα που έφεραν οι αρχαίοι Μακεδόνες στην τοπική τους διάλεκτο παρέμειναν σε ολόκληρη την Αρχαιότητα χαρακτηριστικά του συγκεκριμένου χώρου της Μακεδονίας (Αλέξαρχος, Αλκέτας, Αλκίμαχος, Αμύντας, Αντίγονος, Αντίπατρος, Αργαίος, Αρριδαίος κλ.π)…»
Ο κ. Μπαμπινιώτης αναφέρθηκε και στη σύγχρονη βουλγαροσερβική γλώσσα της ΠΓΔΜ.
 «Σεβόμαστε τη γλώσσα, την ιστορία και τα έθιμα των κατοίκων της γείτονος χώρας. Ωστόσο γίνεται φανερό με όσα είπα ότι ο όρος «Μακεδονική» που χρησιμοποιούν για τη γλώσσα τους προκαλεί σύγχυση και είναι ιστορικά και πολιτιστικά απαράδεκτη, διότι, όπως προκύπτει από την ανάλυση που προηγήθηκε, δεν έχει καμία σχέση με τη διάλεκτο των Μακεδόνων».
http://reporter24.gr/

Pedagogu me famë Botërore, gllosologu dhe leksikografi, Gjeorgjios Mpampiniotis, në një studim të shkëlqyer të tij vërtetoi se Maqdonasit e lashtë kishin përpunuar nga pikëpamja fonologjike një dialekt helen të karakterit dorik, të cilin e përdornin në komunikimin e tyre gojor.
Në një ligjëratë të tij e cila u mbajt në gjuhën angleze në Wright Theatre të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Melburnit dhe u orgnizua nga Instituti Australian i Studimeve Maqedonase, Muzeu Helen dhe Unioni Panmaqedonas i Melburnit,  zbuloi se dialekti i Maqedonasve të lashtë mbeti gjuha e folur e popullit, ndërsa familja mbretërore e Filippit dhe shteti i Maqedonasve për të bashkuar gjithë pjesën tjetër të Greqisë kishte pranuar dhe përdorte si gjuhë zyrtare dialektin Atik.

Kjo vërtetohet ndër të tjera nga mijëra mbishkrime të cilat dalin nga brendësia e tokës helene por dhe asaj sllave dhe bullgare tashmë.

Gllosologu helen theksoi se dialekti i lashtë Maqedonas flitej nga vendasi, si me dialektet e tyre komunikonin dhe banorët e qyteteve shtete të pjesës tjetër të Greqisë.
Sipas kërkimeve që filluan në fillimet e shekullit të 20-të, gllosologët gjermanë, britanikë dhe më vonë gllosologu i madh J Xatzidaki dhe nga viti 1988 profesori Georgios Mpampinioti, snga dëshmitë komentet dhe shënimet e historianëve, komentuesve dhe gjeografëve janë tashmë identifikuar pothuajse 250 fjalë, kryesisht emra, të cilat raportohen nga Gramaticienët e lashtë si fjalë maqedonase, si fjalë të dialektit gojor.


Z Mpampinioti në fillim të fjalës së tij, sqaroi se nuk ekziston një gjuhë e lashtë helene, por katër dialekte të gjuhës së lashtë helene.

Këto katër dialekte kishin traditën e shkruar dhe në këto dialekte u shkrua letërisa e një zone të caktuar.


Dialekti Atik pas vitit 480 pas Krishtit  mbizotëroi në të gjithë Greqinë dhe këtë gjuhë u shkruan dhe veprat monumentake të mendimit helen dhe të poetëve helenë të Athinës dhe të filozofëve të saj. Në vazhdim analizoi karakteristikat e gjuhës maqedonase dhe të afrimitetit të saj me dialektit Dorik që flitej në Dodekanez, në Peloponezin lindor dhe në Maqedoni.

Në vazhdim, z Mpampinioti , foli në lidhje me 240 fjalë që  indentifikohen në dëshmitë e komentuesve, të historianëve të lashtë Helenë, të leksikografëve dhe poetëve, që nga periudha e Homerit dhe Herodotit, Isiqion, Apollonin e Vështirë, Eustathin por dhe fjalorët e Sudës por dhe etimologjikja Magnum, të cilat në drejtojnë në fjalë të dialektit të Lashtë Maqedonas.

“Gramaticienët e lashtë, komentuesit dhe historianët shpesh referoheshin në fjalë dhe në fonologji të dialektit të lashtë Maqedonas për të theksuar prejardhjen e një fjale, me qëllim që të japin etimologjinë e saj dhe të caktojnë kuptimin e saj.

Emrat e përvetshëm që sollën Maqedonasit e lashtë në dialektin e tyre lokal mbetën në të gjithë periudhën e Lashtësisë karakteristika të një vendi të caktuar, të Maqedonisë (Aleksarhos, Alketas, Alkimahos, Amintas, Antigonos, Antipatros, Argeos, Arrideos etj)..”

Z Mpampinioti iu referua dhe gjuhës moderne bullgaroserbe të FYROM-it

“Respektojmë gjuhën, historinë dhe zakonet e banorëve të vendit fqinj. Ndërkaq është e dukshme, me sa analizova, që përkufizimi “Maqedonishte” që përdorin për gjuhën e tyre, shkakton ngatërresa dhe nga pikpamja historike dhe kulturore është e papranueshme, sepse, ashtu siç del nga analiza të cilën dëgjuat, nuk ka asnjë lidhje me dialektin Maqedonas”.

Συνεχίζεται η προσπάθεια για ταυτοποίηση των Ελλήνων πεσόντων στην Αλβανία


Σε κλίμα συγκίνησης συνεχίζονται στην Αλβανία οι εργασίες αναζήτησης και εκταφής των Ελλήνων Πεσόντων στον Ελληνο - Ιταλικό πόλεμο,δηλαδή περίπου 8.000 άνθρωποι.Μετά το ρεπορτάζ της ΕΡΤ3 την ημέρα που άρχισαν οι προσπάθειες,δεκάδες συγγενείς των στρατιωτών τηλεφώνησαν στην ΕΡΤ3 για να μάθουν πώς θα βρουν τους δικούς τους ανθρώπους.Εδώ και τρεις εβδομάδες,το Γενικό Επιτελείο Στρατού,ανακοίνωσε ότι έχουν ανοίξει δεκάδες κέντρα όπου οι συγγενείς μπορούν να δώσουν αίμα για την διαδικασία ταυτοποίησης των εντοπιζόμενων οστών μέσω DNA.
ΕΠΙΜΕΛΕΙΑ ΑΛΕΞΑΝΔΡΟΣ ΜΑΡΚΟΥ