Agron MEMA
Flet ekskluzivisht për
gazetën”Telegraf” kreu i “OMONIA”-s, zoti Leonidha Papa
Saranda shquhet dhe
vlerësohet nga të gjithë faktorët , brenda e jashtë vendit, dhe madje mund të
themi se është një rast unikal në botë, për bashkëjetesën miqësore e
vëllazërore multi etnike, multi krahinore, multi kulturore e multi fetare.
Por sidomos miqësia dhe vëllazëria mes shqiptarëve dhe minoritetit etnik grek
në Shqipëri të përqendruar me vendbanim në rajonet e Sarandës dhe
Gjirokastrës, ku nuk mungojnë lidhjet shoqërore, miqësore e familjare,
krushqitë e shumta të ndërsjella. Kjo bashkëjetesë ka qenë bashkudhëtare në
shekuj mes dy komuniteteve. Por kohët e fundit, nga qarqe të caktuara
ekstremiste të nacionalizmit, fryjnë erëra me jone të helmatisura për ta
ndotur këtë bashkëjetesë shumëshekullore. Veprime që nuk i mban as fantazia e
jo më të quhen ndodhi reale, por edhe ngjarje të turpshme e të dënueshme nga
opinioni i shëndoshë i Sarandës kanë ndodhur. Në kontakt me një bisedë
ekskluzive për gazetën “Telegraf” me kreun e “OMONIA”-s, z. Leonidha Papa,
vlerësohen lidhjet miqësore shumëshekullore të dy popujve tanë. Kreu i
“OMONIA”-s shpreh indinjatën për ndodhitë e fundit të grisjes së flamurit
pranë selisë qendrore të kësaj organizate dhe përgojimit të përkujtimores së
Kranesë. Z. Papa shprehet për fushatën zgjedhore dhe strategjinë e “OMONIA”-s
që do të zbardhet ditët në vijim dhe problemet e arsimimit në gjuhën greke të
fëmijëve të komunitetit të minoritetit etnik grek në Shqipëri, duke e quajtur
si një problem të shtetit shqiptar dhe distancohet nga pretendime e deklarata
të tjetër lloji. Zoti Papa thotë, se historia e bashkëjetesës nuk ka nisur
pas vitit 1944 dhe si e tillë, ajo nuk stacionohet tek figura të sistemit
komunist, përkundrazi ajo ka zanafillë shumëshekullore dhe figurat janë të
shumta e deri më sot të zbehura e të harruara. Meqenëse ishim në kornizat e
kësaj interviste ku prekëm edhe problemin e përgojuar të Kranesë, për më
shumë hollësira iu drejtuam ish kreut të komunës së Mesopotamit, sot njësi
administrative e bashkisë së Finiqit, i cili u shpreh se në përkujtimoren e
Thimjo Lolit në Krane, flamuri shqiptar nuk u ul e as nuk u hoq. Aty është
respektuar flamuri. Sa për bustin e këtij prijësi, dua të them se është bërë
e vendosur gjatë kohës që kam drejtuar unë komunës e Mesopotamit. Mësuesja që
përmendet ka 25 vite në pension dhe nuk kanë pse i kërkojnë Ministrisë së
Arsimit ta largojë nga puna, ajo ka recituar vetëm një poezi. Thimjo Loli nuk
ka lidhje me masakrat çame, sepse është arratisur në vitin 1944 nga
Shqipëria, i detyruar nga terrori komunist. Thimjo Loli ka qenë një prijës i
minoritetit dhe mik i ngushtë i prijësit lab, Sali Vranishti, ka qenë mik i
Labërisë, por gjatë LANÇ-it u rreshtua si nacionalist. Busti i tij është
realizuar me financim të ish deputetit të Janinës Mihal Pangulla. Dhe pllaka
përkujtimore është për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga
pushtuesit bullgarë dhe nuk ka asnjë pretendim Vorio-Epiri. Ky është
motivacioni që ndodhet i shkruar në pllakën përkujtimore. Familja e Thimjo
Lolit gjatë sistemit komunist ka qenë nga më të persekutuarat politikisht.
Nuk është asnjë gjë e paligjshme, busti është vendosur me vendim të Këshillit
të komunës, i firmosur si i ligjshëm nga Prefektura e Vlorës, e cila dha edhe
konfirmimin ligjor. I gjithë dokumentacioni ndodhet në arkivin e prefekturës
së Vlorës, përfundon ish kreu i komunës së Mesopotamit z. Th. Kaishi. Më
poshtë po japim të plotë kontaktimin e bisedës me kreun e “OMONIA”-s , z.
Leonidha Papa:
Tani janë në fushatë të dyja
forcat politike që përfaqësojnë minoritetin etnik grek në Shqipëri, çfarë
qëndrimi do të mbajë OMONIA?
Në radhë të parë dua të them
se “OMONIA” nuk është nëna e të gjitha partive që ekzistojnë në minoritetin
etnik grek në Shqipëri. “OMONIA” është organizatë politike që shprehet edhe
politikisht në fushatat elektorale përkrah PBDNJ-shit. Vet, personalisht, kam
bërë shumë përpjekje për bashkimin e të dy forcave politike të minoritetit
etnik grek në Shqipëri, sepse nuk ka dhe nuk shoh asnjë arsye të jemi të
ndarë. Situatat, sfidat me të cilat po përballemi, por sidomos edhe se
shumica dërmuese e bashkëkombësve tanë, kërkojnë unifikimin e shprehjes
politike, për një përfaqësim dinjitoz në spektrin e politikës shqiptare. Kjo
është diçka me rëndësi jetike për vet minoritarët, por e nevojshme , pse jo,
edhe për vet shtetin shqiptar. Fakt ky, që e vërteton kontributi i “OMONIA”-s
dhe i PBDNJ-shit në rrugëtimin tonë politik 26 vjeçar. Përpjekjet tona kanë
filluar para fillimit të krizës politike në Shqipëri, ku në fokus qe qëllimi
i një qëndrimi të përbashkët, me arsyetimin logjik që ky bashkëpunim të
kurorëzohej me bashkimin e dy partive në zgjedhjet parlamentare në një
subjekt të vetëm politik. Fatkeqësisht kjo nuk u arrit. Ambiciet personale imponuan
mosmarrëveshjen dhe qëndrimin në realitetin e mëparshëm. Marrëveshja politike
Rama-Basha, që duke përfituar nga rasti dua të them se nuk e zgjidh krizën,
por çoi në një shtesë duke plotësuar disa pretendime të kryetarit të PD-së
dhe njëkohësisht krijoi një asfiksi për partitë e vogla. Po përballemi me një
situatë të paparashikuar nga ne, megjithëse hyrja jonë në parlamentin
shqiptar garantohet nga oferta e opozitës për përfshirjen në listat e sajë të
PBDNJ-shit, mendoj se kjo është jashtë logjikës, mentalitetit dhe konceptit
tonë për politikën që nuk ka të bëjë me pazare banale për pushtet, por duke u
shërbyer vlerave të komunitetit me energjinë që na japin bashkëqytetarët me
votën e tyre. Gjithsesi vendimet e “OMONIA”-s janë gjithmonë kolegjiale dhe do
të publikohen ditët e ardhshme. 2-Kohët e fundit kanë ndodhur dy ngjarje të
rënda që cenojnë edhe marrëdhëniet dhe bashkëjetesën shumëshekullore të dy
popujve tanë; si djegia e flamurit pranë selisë së OMONIA-s dhe akuza për
përkujtimin e Thimja Lolit në Krane. Si i komentoni ju dhe cili është
qëndrimi zyrtar i OMONIA-s?
Janë dy ngjarje që nuk kanë
asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Duhet të vendosen në dimensionin e duhur dhe
jo të përdoren si ushqim gazetaresk. Së pari; djegia apo keqtrajtimi i
flamurit grek në zyrat e “OMONIA”-s, veprim i ndodhur në errësirën e natës,
ndodh për të katërtën herë brenda një viti. Është një akt i rëndë, pasi
simboli i çdo kombi është i shenjtë, ndaj duhen respektuar dhe mbrojtur.
Personat që kryejnë veprime të tilla duhen ndjekur penalisht. Por nuk mendoj
se kjo ngjarje të bëhet shkas për prishjen e marrëdhënieve midis dy popujve.
Më shqetëson fakti që organet shtetërore, si policia dhe prokuroria janë
treguar indiferente. Por ajo që më shqetëson më shumë, është fakti, që një
pjesë e medias dhe një pjesë e politikës që kultivojnë antihelenizmin në
Shqipëri, gjejnë kaq shumë hapësirë në jetën shoqërore dhe politike të
vendit. Së dyti; në aktivitetin e Kranesë nuk isha prezent, por nuk gjej
asnjë arsye shqetësimi. Opinioni shqiptar ka trashëguar një mentalitet të
gabuar nga periudha e komunizmit për sa i përket identifikimit të historisë,
kulturës dhe të drejtave që duhet të ketë Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri.
Historia jonë nuk fillon me Lefter Talon dhe mbaron me Panajot Panon apo me
Vitori Çurrin. Janë disa ngjarje historike dhe shumë personalitete të
komunitetit tonë që literatura shqiptare, dhe kryesisht ajo komuniste, i ka
shndërruar në tabu dhe vazhdon me të njëjtin mentalitet. Përkujtimi i emrit
dhe veprës së të parëve tanë, përpjekjeve të tyre për më shumë drejtësi dhe
liri, brenda kuadrit ligjor të shtetit shqiptar, jo vetëm që nuk cenojnë
marrëdhëniet dhe bashkëjetesën, por ndërgjegjësojnë çdo qytetar.
Gazeta
jonë ka bërë publike një shqetësim të minoritetit etnik grek për tekstet
shkollore në gjuhën greke, mungesën e tyre si dhe keq hartimin . Si është
situata sot për këtë fenomen? Cila është strategjia juaj për t’i dhënë fund
kësaj padrejtësie për të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare? A ka qëndrime
dhe ndihma për këtë problem nga shteti grek apo nga shoqata e parti politike
të veçanta?
Fatkeqësisht
vazhdon e njëjta situatë dhe janë disa tekste që mungojnë. Ekzistojnë zëra,
madje edhe nga faktorë të arsimit dhe politikës së minoritetit që thonë se
nuk na intereson zgjidhja e problemeve, por ekzistenca e tyre, në mënyrë që
të na jap akses politik. Një çështje kaq e ndjeshme siç është arsimi , nuk
duhet dhe nuk mundet të shfrytëzohet politikisht. Fiks, para një
viti u takuam me ministren e arsimit, zonjën Lindita Nikolla, ku i kemi
parashtruar të gjitha problemet. Prezentë në atë takim, përveç kreut të
“OMONIA”-s, kanë qenë edhe dy deputetë të partive të ndryshme, kryetari i
partisë MEGA, tre kryetarë bashkish, faktorë të arsimit etj. Takimi u
realizua në maj, me synimin që me fillimin e vitit të ri shkollor të mos
kishim të njëjtat probleme me vitet e kaluara. Fatkeqësisht problemet u
shtuan, falë mos ekzistencës së vullnetit nga institucioni kompetent. Arsimi
publik në gjuhën amtare është detyrim ekskluziv i ministrisë së Arsimit
Shqiptar dhe andej e presim edhe zgjidhjen.
|
– Οι προσωπικές φιλοδοξίες
απότρεψαν την κοινή κάθοδο του Ελληνισμού στις βουλευτικές εκλογές
– Η τιμή στους αγώνες των προγόνων μας είναι υποχρέωση μας. Η Αλβανική
κοινωνία πρέπει να απαλλαχτεί από την κομουνιστική νοοτροπία
– Τα κοινά παζάρια θέσεων
εξουσίας και πολιτικής είναι έξω από τη λογική, νοοτροπία και μέχρι τώρα
πορεία της Ομόνοιας
ΕΡΩΤΗΣΗ: Τώρα βρίσκονται σε προεκλογική
εκστρατεία οι δύο πολιτικές δυνάμεις που εκπροσωπούν την Εθνική Ελληνική
Μειονότητα στην Αλβανία, ποια στάση θα κρατήσει η ΟΜΟΝΟΙΑ;
ΑΠΑΝΤΗΣΗ: Καταρχήν θέλω να τονίσω πως η
«Ομόνοια» δεν είναι η μητέρα όλων των κομμάτων που υπάρχουν στην Εθνική
Ελληνική Μειονότητα στην Αλβανία. Η «Ομόνοια» είναι μια πολιτική οργάνωση η
οποία εκφράζεται σε πολιτικές εκστρατείες στο πλευρό του ΚΕΑΔ.
Προσωπικά,
έχω κάνει πολλές προσπάθειες για την ένωση των δύο πολιτικών δυνάμεων της
Εθνικής Ελληνικής Μειονότητας στην Αλβανία, διότι δεν υπάρχει και δεν βλέπω
κανένα λόγο να είμαστε διασπασμένοι. Οι καταστάσεις, οι προκλήσεις που
αντιμετωπίζουμε, αλλά κυρίως το γεγονός ότι η συντριπτική πλειοψηφία των
συμπατριωτών μας, επιζητούν την ενοποίηση της πολιτικής μας έκφρασης, για μια
αξιοπρεπή εκπροσώπηση στο αλβανικό πολιτικό φάσμα. Αυτό είναι θέμα ζωτικής
σημασίας για την ίδια την μειονότητα, αλλά αναγκαίο, γιατί όχι και για το
ίδιο το αλβανικό κράτος. Γεγονός το οποίο επιβεβαιώνεται από τη συμβολή της
«Ομόνοιας» και του ΚΕΑΔ στην 26χρονη πολιτική μας πορεία.
Οι
προσπάθειές μας έχουν ξεκινήσει πριν από την εμφάνιση της πολιτικής κρίσης
στην Αλβανία, όπου στο επίκεντρο ήταν ο στόχος μιας κοινής στάσης σε όλα τα
ζητήματα που μας αφορούν και εν συνεχεία αυτή η συνεργασία να στεφόταν
επιτυχής με την ένωση των δύο κομμάτων στις βουλευτικές εκλογές ως μια ενιαία
πολιτική οντότητα. Δυστυχώς αυτό δεν επετεύχθη. Προσωπικές φιλοδοξίες
απότρεψαν την ενότητα και την παραμονή στην προηγούμενη κατάσταση.
Δράττομαι
της ευκαιρίας για να πω ότι η πολιτική συμφωνία Ράμα-Μπάσα δεν επιλύει την
κρίση, αλλά πήρε μια παράταση με την πλήρωση ορισμένων απαιτήσεων του
προέδρου του Δημοκρατικού Κόμματος παράλληλα, δημιούργησε ασφυξία στα μικρά
κόμματα. Είμαστε αντιμέτωποι με μια απρόβλεπτη και άνευ προηγουμένου
κατάσταση. Αν και η είσοδός μας στο αλβανικό κοινοβούλιο διασφαλίζεται από
την προσφορά της αντιπολίτευσης με την συμμετοχή στελεχών μας στις
εκλογικές της λίστες, θεωρώ πως κάτι τέτοιο δεν συμβαδίζει με τι λογική,
απέχει από την νοοτροπία μας και τον τρόπο που εμείς αντιλαμβανόμαστε την
έννοια της πολιτικής που δεν έχει σχέση με κοινά παζάρια θέσεων εξουσίας αλλά
με την εξυπηρέτηση των αξιών της κοινότητάς μας, με την δύναμη που μας δίνουν
οι συμπολίτες με την ψήφο τους. Ωστόσο, οι αποφάσεις της «Ομόνοιας» είναι
πάντα συλλογικές και θα δημοσιευθούν τις προσεχείς ημέρες.
ΕΡΩΤΗΣΗ: Πρόσφατα συνέβησαν δύο σοβαρά
γεγονότα που επηρεάζουν τις σχέσεις και την συμβίωση αιώνων των δύο λαών μας,
όπως το κάψιμο της σημαίας στα γραφεία της Ομόνοιας και οι κατηγορίες για την
επέτειο του Θύμιου Λιώλη στην Κρανιά. Ποιο είναι το σχόλιό σας και ποια είναι
η επίσημη θέση της Ομόνοιας;
ΑΠΑΝΤΗΣΗ: Πρόκειται για δύο περιστατικά
που δεν έχουν καμία σχέση μεταξύ τους. Θα πρέπει να τοποθετηθούν στην σωστή
διάσταση και όχι για δημοσιογραφική τροφή. Πρώτον, το κάψιμο ή η βεβήλωση της
ελληνικής σημαίας στα γραφεία της «Ομόνοιας», είναι μια πράξη που συνέβη στο
σκοτάδι της νύχτας για τέταρτη φορά μέσα σε ένα χρόνο. Πρόκειται για μια
σκοταδιστική πράξη, καθώς το σύμβολο κάθε έθνους είναι ιερό, πρέπει να
γίνεται σεβαστό και να προστατεύεται και όσοι διαπράττουν τέτοιες ενέργειες
πρέπει να διώκονται ποινικά. Αλλά δεν νομίζω ότι το γεγονός αυτό να γίνει
αιτία για την διαταραχή των σχέσεων μεταξύ των δύο λαών όπως λέτε. Με
ανησυχεί όμως το γεγονός ότι τα κρατικά όργανα, όπως η αστυνομία και η
εισαγγελία δεν έδειξαν την αρμόζουσα ευαισθησία και νομική τους υποχρέωση.
Αυτό που με ανησυχεί ακόμα περισσότερο είναι το γεγονός ότι μερίδα των μέσων
ενημέρωσης και της πολιτικής που καλλιεργούν τον ανθελληνισμό στην Αλβανία,
βρίσκουν τόσο πολύ χώρο στην κοινωνική και πολιτική ζωή της χώρας.
Δεύτερον,
στην εκδήλωση της Κρανιάς δεν ήμουν παρών, αλλά δεν καταννοω τις αντιδράσεις
κάποιων αλβανικών ΜΜΕ. Η αλβανική κοινωνία κληρονόμησε μια λάθος νοοτροπία
από την κομουνιστική περίοδο όσον αφορά την αναγνώριση της ιστορίας, του
πολιτισμού και των δικαιωμάτων που θα πρέπει να έχει η Εθνική Ελληνική
Μειονότητα στην Αλβανία. Η ιστορία μας δεν αρχίζει με τον Λευτέρη Τάλο και
ούτε τελειώνει με τον Παναγιώτη Πάνο ή την Βιτωρία Τσούρη. Υπάρχουν μερικά
ιστορικά γεγονότα και προσωπικότητες της κοινότητάς μας που η αλβανική
βιβλιογραφία, και ειδικότερα η κομουνιστική, τα έχει μετατρέψει σε ταμπού και
συνεχίζει με την ίδια νοοτροπία. Οι επετειακές εκδηλώσεις προς τιμή του αγώνα
των προγόνων μας, για περισσότερη δικαιοσύνη και ελευθερία, στα πλαίσια του
αλβανικού κράτους, όχι μόνο δεν επηρεάζει τις σχέσεις και τη συνύπαρξη, αλλά
καλλιεργούν συνειδητοποιημένους πολίτες.
ΕΡΩΤΗΣΗ: Η εφημερίδα μας δημοσίευσε μια
ανησυχία της Εθνικής Ελληνικής Μειονότητας για την έλλειψη των σχολικών
βιβλίων στην ελληνική γλώσσα, και την υποβάθμιση τους. Πώς είναι η κατάσταση
σήμερα για το φαινόμενο αυτό; Ποια είναι η στρατηγική σας για να τερματιστεί
αυτή η αδικία ως προς το δικαίωμα για εκπαίδευση στη μητρική γλώσσα; Υπάρχουν
θέσεις και υποστήριξη για το πρόβλημα αυτό από το ελληνικό κράτος ή από
συλλόγους και πολιτικά κόμματα;
ΑΠΑΝΤΗΣΗ: Δυστυχώς συνεχίζει η ίδια
κατάσταση και είναι αρκετά τα βιβλία που λείπουν. Υπάρχουν φωνές, μάλιστα
ακόμη και από παράγοντες της εκπαίδευσης και της πολιτικής της Μειονότητας
που λένε πως «δεν μας ενδιαφέρει η επίλυση
των προβλημάτων, αλλά η ύπαρξή τους, ούτως ώστε να μας δώσει πολιτική
υπόσταση». Τέτοια ευαίσθητα θέματα όπως η εκπαίδευση, δεν μπορεί
να χρησιμοποιούνται πολιτικά. Ακριβώς πριν από ένα χρόνο συναντηθήκαμε με την
Υπουργό Παιδείας, κα Λιντίτα Νικόλα, στην οποία και υποβάλαμε όλα τα
προβλήματα. Παρόντες στη συνάντηση, εκτός από τον πρόεδρο της «Ομόνοιας»,
ήταν δύο μειονοτικοί βουλευτές διαφόρων κομμάτων, ο πρόεδρος του κόμματος
MEGA τρεις δήμαρχοι, παράγοντες της εκπαίδευσης κ.α. Η συνάντηση
πραγματοποιήθηκε τον Μάιο, με στόχο στην έναρξη της νέας σχολικής χρονιάς να
μην είχαμε τα ίδια προβλήματα με τα προηγούμενα χρόνια. Δυστυχώς, τα
προβλήματα αυξήθηκαν, Δεν υπάρχει πολιτική βούληση από τον αρμόδιο φορέα για
την επίλυση των προβλημάτων.
Η δημόσια
εκπαίδευση στη μητρική γλώσσα είναι αποκλειστική υποχρέωση του Υπουργείου
Παιδείας της Αλβανίας και από εκεί περιμένουμε την λύση.
|
ΗΛΕΚΤΡΟΝΙΚΉ ΕΦΗΜΕΡΙΣ ΠΟΛΙΤΙΣΤΙΚΉ ΙΣΤΟΡΙΚΉ ΟΡΘΌΔΟΞΗ ΤΩΝ ΚΟΡΥΤΣΑΙΩΝ ΗΠΕΙΡΩΤΏΝ - GAZETË ELEKTRONIKE, KULTURORE, HISTORIKE, ORTHODHOKSE E KORÇARËVE EPIROTË
Πέμπτη 25 Μαΐου 2017
“OMONIA” nuk është nëna e asnjë partie, por streha e të gjithë minoritarëve - Συνέντευξη του Προέδρου της Ομόνοιας στην “Telegraf”
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!
-
Το φαινόμενο Θεοφάνης Μαυρομάτης (Φαν Νόλι) Η σκοτεινή πλευρά της Σελήνης Fenomeni Theofan Mavromati (Fan Noli) Ana e er...
Ετικέτες
ενημέρωση
(2161)
ενημέρωση-informacion
(1527)
Αλβανία
(910)
ορθοδοξία
(422)
ιστορία-historia
(413)
Εθνική Ελληνική Μειονότητα
(366)
ελληνοαλβανικές σχέσεις
(312)
ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks
(283)
Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek
(267)
ορθοδοξία-orthodhoksia
(244)
Β Ήπειρος
(242)
ορθόδοξη πίστη
(222)
εθνικισμός
(195)
διωγμοί
(162)
Κορυτσά-Korçë
(124)
τσάμηδες
(122)
shqip
(119)
Κορυτσά Β Ήπειρος
(111)
informacion
(100)
Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος
(99)
ορθόδοξη ζωή
(96)
ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse
(76)
διωγμοί - përndjekje
(64)
ορθόδοξο βίωμα
(59)
εθνικισμός-nacionalizmi
(58)
ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας
(55)
Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë
(49)
Ελλάδα-Αλβανία
(48)
ανθελληνισμός
(44)
πολιτισμός - kulturë
(44)
Ελληνικό Σχολείο Όμηρος
(43)
Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά
(41)
besimi orthodhoks
(40)
Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare
(40)
ιστορία ορθοδοξίας
(36)
βίντεο
(35)
Shqipëria
(33)
ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821
(32)
κομμουνισμός- komunizmi
(31)
Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës
(27)
πνευματικά
(27)
πολιτική-politikë
(24)
απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës
(22)
αλβανικά
(21)
εκπαίδευση
(21)
Αρχαία Ελλάδα
(20)
helenët-Έλληνες
(19)
κομμουνισμός
(19)
Greqia
(17)
Βλαχόφωνοι Έλληνες
(15)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου