Κυριακή 19 Νοεμβρίου 2017

The Economist: Shovinizmi fetar po ngrihet përsëri në Ballkan

Revista e njohur “The Economist” në një analizë të publikuar shkruan për ringjalljen e të djathtës ekstreme në Europën juglindore. Në këtë artikull “The Economist” thotë se dallimet fetare dhe etnike ishin arsyet që nisën luftërat në Ballkan prej vitit 1990.
“Gjatë luftërave në Ballkan në vitet ’90, dallimet fetare dhe etnike po shpërndaheshin nëpër Europë me përfundim tragjik. Vendet myslimane përkrahnin Bosnjën; zemra katolike e Europës ringjalli lidhjet e vjetra me kroatët, ndërsa Serbia mori përkrahje morale nga lidhjet ortodokse që kishte me Rusinë, Greqinë dhe Qipron”, shkruhet nw artikull.
Revista shkruan se ndikimi fetar ka rënë pas bombardimeve të NATO-s në Serbi gjatë vitit 1999. “Së fundmi, nacionalizmi fetar dhe ultra-nacionalizmi është rikthyer në Europën juglindore – edhe pse jo si forcë dominuese, por ka shkëndija që po bëhen edhe më të dukshme”
“Simptomë e kësaj është partia Agimi i Artë në Greqi, anëtarët e së cilës janë akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale. Në një video të postuar nga kjo parti, shihen anëtarët e saj duke festuar konsolidimin e marrëdhënieve me Partinë Radikale serbe, themeluesi i së cilës, Vojsllav Sheshel ishte gjykuar për krime lufte ndërsa u lirua vitin e kaluar”, shkruan revista e njohur.
“Këto parti të së djathtës ekstreme mbështeten fort në retorikën fetare. Në manifestimin e mbajtur në Thessaloniki, burrat me kostume festonin për themelimin e frontit të përbashkët kundër fesë islame dhe globalizimit liberal në fenë e tyre”.
“Këto parti të djathta ekstreme mbështeten fort në retorikën fetare. Në ceremoni shihen liderët e dy partive teksa vizitojnë dy nga manastiret afër Malit Athos; atë të Esphigmenou dhe manastirin serb të Hilandarit”.
“The Economist” shkruan se ngritja e këtyre partive shihet me votat që kanë marrë nëpër shtetet e tyre respektive.
“As Agimi i Artë, as radikalët serbë nuk janë në trend nëpër shtetet e tyre, por nuk duhet nënvlerësuar. Agimi i Artë ka 16 deputetë në parlamentin 300 anëtarësh grek. Radikalët serbë kanë marrë tetë për qind në zgjedhjet e vitit të kaluar në Serbi, duke ia mundësuar Sheshelit që të rikthehet në parlament. Aleksandar Vuçiç, presidenti serb, nisi karrierën si radikal, por u nda nga partia në vitin 2008 për të krijuar një grup më modern politik.
“Në mesin e të përbashkëtave që kanë Agimi i Artë dhe Radikalët serbë janë mohimi i kulturave të huaja, përfshirë ato të sjella nga imigrantët; admirimi i Vladimir Putinit dhe marrëdhëniet e ngrohta me Rusinë, dhe reagimi pozitiv për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Amerikës. Agimi i Artë e pa si shfajësim për forcat të cilat janë në favor të ‘shteteve të pastra etnike’ dhe në ‘favor të vetë mbështetjes në ekonominë kombëtare”.
“The Economist” shkruan se “fatmirësisht as jeta politike në Ballkan dhe as ajo fetare, nuk kanë filluar dhe mbaruar me këta zëra [radikalë]. Por padyshim se janë projektuar me besim të madh, sepse për herë të parë në dekadat e fundit, historia është në anën e tyre”.http://www.respublica.al/

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1469) Αλβανία (907) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (394) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (312) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (280) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (258) Β Ήπειρος (239) ορθοδοξία-orthodhoksia (239) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) Κορυτσά-Korçë (121) shqip (119) Κορυτσά Β Ήπειρος (107) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (76) διωγμοί - përndjekje (62) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (58) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (47) ανθελληνισμός (44) πολιτισμός - kulturë (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (39) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (35) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (24) πολιτική-politikë (24) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)