Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Σάββατο 30 Δεκεμβρίου 2017

Opinione mbi çështjen "Janullatos". Nga kurorëzimi, te kërcënimi për sigurinë personale

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas përfshihet në ato akte që si të thuash i hap rrugë deklasifikimit të ngjarjeve që shoqëruan gjithë rrugëtimin e tij nga ardhja në Shqipëri dhe kurorëzimi në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Versione ka nga të dyja palët, megjithatë ato bashkohen në një emërues, mosbesimin e madh të autoriteteve politike shqiptare të kohës ndaj misionit të tij në Shqipëri, nisur gjithmonë nga predispozita se një grek në krye të Kishës Shqiptare do të helenizonte ortodoksët shqiptarë.
Gazetari Stavros Ximas në një reportazh të gjerë në gazetën Kathimerini, flet për episode ku ai ka qenë dëshmitar apo për detaje që tregojnë tensionin e madh të atyre ditëve që nga telefonata që Janullatos mori një pasdite vjeshte të vitit 1991 kur ndodhej me mision në Nairobi të Kenias. Po sjellim pjesë nga reportazhi thjesht për shkak të interesit gazetaresk, por edhe për të kuptuar dy pikëvështrimet mbi këtë çështje, duke lënë vërtetësinë e njarjeve që përshkruhen në përgjegjësinë e Ximas:
Një thirrje nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës, nga  Patriarku Dimitrios i kërkoi atij të shkonte sa më shpejt si Eksark Patriarkal në Shqipëri. Ai do të duhej të linte në mes punën e tij të madhe dhe ndihmën humanitare në Afrikë për një sfidë po aq të madhe. Kërkoi  pak kohë për ta menduar dhe pasi kaloi shumë orë i mbyllur në një dhomën të vogël, përgjigja e tij ishte "U bëftë vullneti i Zotit!
Xima thotë se elementi islamik me ndikme nga Arabia nuk e shihte me sy të mirë të ri-krijimin e Kishës Ortodokse, duke pasur parasysh faktin se përqindja e muslimanëve në Shqipëri i kalonte  60%  edhe pse vendi nuk kishte  pasur asnjëherë një traditë të fanatizmit fetar, pasi një pjesë e madhe e muslimanëve janë bektashinj.
Sipas tij Vatikani, me ndikim tradicionalisht të fortë të katolicizmit në Shkodër dhe në zona të tjera të Veriut, nuk është se kërceu përpjetë nga gëzimi  për praninë e Janullatos në Tiranë, edhe pse zyrtarisht nuk ka shkaktuar asnjë pengesë. Papa Benedikti e pranoi atë më vonë në Selinë e Shenjtë me nderime të larta.
"Megjithatë, Janullatos u zgjodh më 24 qershor, 1992 nga  Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike Ortodokse si Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, Sinodi patriarkal zgjodhi  tre peshkopët, Aleksandrin në Gjirokastër, Kristodulos në Korçë dhe Ignatius Berat. Dy të parët klerikë grekë, ndërsa i treti me origjinë arvanitase”
Por siç shkruan Ximas, Patriarkana ose Fanari i kishte bërë llogaritë pa marrë parasysh qeverinë e Tiranës.“Sapo u informua për emërimin Janullatos pyeti menjëherë nëse vendimi ishte në njohje të qeverisë shqiptare dhe Presidentit Sali Berisha dhe mori përgjigje negative. U shqetësus së tepërmi, ndjeu se po shkohej në aventurë do të tregonte në një nga diskutimet më vonë.
Frika e tij u verifikua kur ai kërkoi një takim me Presidentin Berisha të nesërmen, por ditët shkuan pa marrë një përgjigje. Pas shumë presioneve të Athinës dhe Uashingtonit, Berisha priti Kryepeshkopin, ndonëse bashkëpunëtorë të tij i kishin kërkuar të hiqte dorë duke ditur kokëfortësinë e Presidentit shqiptar. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, megjithatë, Berisha i sqaroi prerazi Kryepeshkopit, por edhe delegacionit patriarkal që e vizitoi më pas se do të pranonte fronëzimin e Janullatos në krye të Kishës Ortodokse, por jo ardhjen e klerikëve të tjerë nga Greqia.
Kur po afrohej dita e referendumit, orët për Janullatos po bëheshin gjithnjë e më të vështira. Rrugët përreth kryepeshkopatës ishin mbushur me parulla të tilla si "jashtë korbi i zi", ndërsa persona që kalonin me makina qëlluan me kallashnikovë ndërtesën e kryepeshkopatës. Misionet diplomatike perëndimore ishin të shqetësuara për jetën e tij madje edhe në prag të referendumit, ambasada e SHBA i kërkoi kryepeshkopit të mos flinte atë natë në shtëpinë e tij. Kryepeshkopi dëgjoi këshillën dhe fjeti në shtëpinë e ambasadorit grek Christos Tsalikis
Në të njëjtën periudhë në Gjirokastër ishte emëruar një hoxhë që vinte nga Shkupi, i cili kërkonte të kultivonte prirjet ekstremiste islamike në komunitetin mysliman të Gjirokastrës.
Ai u bënte  thirrje myslimanëve shqiptarë, të cilët ishin martuar me ortodoksë të divorcoheshin, ndërkohë që autoriteteve u kërkonte ndarjen e varrezave të myslimanëve nga ato të ortodoksëve

Veprimi i klerikut islamik ngjalli shqetësimin e komunitetit mysliman të Gjirokastrës, i cili në vitin 1994 kërkoi largimin e tij. Anastasi u përball me një problem serioz: si mund ta menaxhonte Kishën pa një sinod? Ai zgjodhi rrugën e dytë për të kapërcyer problemin e peshkopëve, duke ngrirë emërimin e tyre deri në vitin 1997. Peshkopët e Korçës dhe Gjirokastrës dhanë dorëheqjen, deri sa u zëvendësuan nga të tjerë kur në qeveri erdhi i krishteri ortodoks Fatos Nano.
Marrë me shkurtime nga Kathimerini

Δεν υπάρχουν σχόλια: