Τίνες αἰτίαι τῶν καθ' ἡμᾶς λυπηρών- Cilat janë shkaqet e fatkeqësive tona
|
Ἰωσήφ
Βρυεννίου" (1340-1431)
Τίνες
αἰτίαι τῶν καθ' ἡμᾶς λυπηρών (Ποιές
εἶναι οἱ αἰτίες τῶν συμφορών μας)
Εάν
κάποιος ἔκπληκτος ἀπορεῖ βλέποντας τις τόσες παιδαγωγίες πού ἔρχονται πάνω
μας από τὸν Θεό, πρέπει να λογαριάζη ὄχι μόνο αὐτές, ἀλλά καί ὅσες παρανομίες
γίνονται από έμᾶς, καὶ νὰ θαυμάζη πῶς δέν πέφτουν ακόμα πάνω μας κεραυνοί καί
θεομηνίες. Διότι δὲν ὑπάρχει εἶδος κακίας, πού να μή το πραγματοποιούμε
επιμελῶς στη ζωή μας, ὅπως... Οἱ
περισσότεροι ἀπό ἐμᾶς, ὄχι μόνο τί εἶναι Χριστιανός, ἀλλά οὔτε αὐτόν τον
σταυρό γνωρίζουν να κάνουν, ἤ γνωρίζουν μέν, ἀλλά περιφρονοῦν νὰ τὸν κάνουν.
Οἱ ἱερεῖς μας με πληρωμή χρημάτων χειροτονοῦνται καί πρίν ἀπό τό γάμο, ὅπως οἱ
πολλοί, συνευρίσκονται με τις γυναῖκες τους. Ἡ ἐξομολόγησις, ἡ ἄφεσις τῶν ἁμαρτημάτων
καί ἡ μετάληψις τῶν θείων δώρων δίδονται έναντι δώρων από τους λεγομένους
πνεύματικούς. Μοναχοί πού ὑποσχέθηκαν παρθενία, χωρίς ντροπή συνοικοῦν μὲ
μονάστριες. Όταν βλασφημεῖται τὸ θεῖον ὄνομα, δὲν διαμαρτυρόμαστε, ἐνῶ ὀφείλουμε
να πεθάνουμε ὑπὲρ τοῦ θείου ὀνόματος. Το όνομα τῶν ἐχθρῶν τοῦ σταυροῦ (σ.μ. τῶν
διαβόλων) το κάναμε κοινό ὄνομά μας και συνεχώς τό ἐπικαλούμαστε. Ἐμας τους ἴδιους
και τοὺς ἄλλους ὅλη μέρα άναθεματίζομε και σε μύριες κατάρες ρίχνουμε. Σε
κάθε όρκο, που λέγεται καὶ δὲν λέγεται, όρκιζόμαστε χωρίς φόβο· ἀλλὰ καὶ στὸ ἄγιο
καί φρικτό ὄνομα τοῦ Σωτήρος Θεοῦ κάθε ὥρα γινόμαστε επίορκοι, καὶ ὅλα αὐτά
χωρίς νά ὑπάρχη καμμία ἀνάγκη. Συνεχώς
γογγύζουμε ἐναντίον τοῦ Θεοῦ, ἄλλοτε
γιατί βρέχει, ἄλλοτε γιατί δεν βρέχει. Γιατί κάνει ζέστη ἢ κάνει κρύο. Γιατί
σε κείνους ἔδωσε πλούτο, καί σέ ἄλλους ἐπιτρέπει την φτώχεια. Γιατί σηκώθηκε
νοτιάς, γιατί φυσάει δυνατός βορριάς. Ἔτσι απλά γινόμαστε κριτές σκληροί τοῦ
Θεοῦ. Πολλοί ἀπό ἐμᾶς βλασφημοῦν τὴν ορθόδοξο πίστι, τόν σταυρό, τόν νόμο, τὰ
ἄγια, τὸν ἴδιο τὸν Θεό με τόσο θράσος, πού δέν ἔχει οὔτε ὁ ἀσεβής, καί κοντά
στη βλασφημία προσθέτομε καί τήν ἄρνησι, και πάλι κανένας από ὅσους ἀκοῦνε δὲν
διαμαρτύρεται. Γυμνοί,
ὅπως γεννήθηκαν, ὄχι μόνον ἄνδρες, ἀλλά καί γυναῖκες, χωρίς ντροπή
κοιμούνται. Τις θυγατέρες τους τις παραδίδουν να φθαρούν ἀπό ἄνδρες, πρίν ἀκόμη
ενηλικιωθοῦν. Με στολές ἀνδρικές ντύνουν τις γυναῖκες τους. Τίς ἱερές ἑορτές
δεν ντρεπόμαστε να τις ἐπιτελοῦμε μὲ όργανα και χορούς, μέ τελείως σατανικά
τραγούδια, με μεθύσια και όργια και παραπλήσια άλλα έθιμα. Με βλασφημίες πού
δέν λέγονται, και πού δεν είναι σωστό οὔτε να γραφοῦν, τόν μέν Θεό
αρνούμαστε, στο δέ έχθρό παραδιδόμαστε. τὰ
περισσότερα από τα αμαρτήματά μας μένουν άνεξαγόρευτα, άρα καί ἀσυγχώρητα...
Εξαπατώμαστε σάν τούς αστρολόγους, όταν πι-στεύομε ὅτι οἱ ἐποχές, οἱ τύχες, οἱ
μοῖρες, τὰ ριζικά, τὰ ζώδια καὶ οἱ πλανήτες κατευθύνουν τόν βιο μας...
Κάποιοι υποδέχονται την νέα σελήνη καὶ τὴν προσκυνοῦν... Στοὺς
μάγους καί μάντεις, στις τσιγγάνες και αγύρτες συχνάζουμε κάθε ἡμέρα. Καί για
κάθε αρρώστια τρέχομε στούς τσαραλατάνους. Με τη μαγεία ζῶα καὶ ἀνθρώπους ἄλλοτε
δένομε καὶ άλλοτε λύνομε. Γιά τήν εὐφορία τῶν χωραφιών, για την αύξηση των
κοπαδιῶν, για την υγεία, για τὴν ἐπιτυχία στο κυνήγι, τήν εὐκαρπία τῶν ἀμπελιών
καταφεύγομε στα ξόρκια. Όλο και μεγαλώνει ἡ ἀποφυγή τῆς ἀρετῆς, καί αὐξάνει ἡ
ἐπιδίωξις τῆς ἁμαρτίας. Οἱ ἄρχοντές
μας εἶναι ἄδικοι, οἱ ἐπιστάτες τῶν πραγμάτων εἶναι ἄρπαγες, οἱ δικαστές
παίρνουν δώρα, οἱ μεσίτες εἶναι ψεῦτες, οἱ ἀστικοί εἶναι ἐμπαίκτες, οἱ
χωρικοί παράλογοι, καί οἱ πάντες φαύλοι. Οἱ παρθένες μας ἔγιναν πιο ξεδιάντρο
πες από τις πόρνες, οἱ χήρες περισσότερο από όσο πρέπει περίεργες, οἱ
παντρεμένες περιφρονοῦν καὶ δεν τηρούν την συζυγική πίστι, οἱ νεώτεροι έγιναν
ἀκόλαστοι και οἱ γέροντες φίλοι του κρασιού. Οἱ μοναχές ἐξευτέλισαν το
μοναστικό βια, οἱ ἱερεῖς ξέχασαν τον Θεό, οἱ μοναχοί ξέφιγαν τελείως από τον
εὐθύ δρόμο, καί οἱ κοσμικοί βγήκαν
τελείως έξω από τους εαυτούς τους, ἀφοῦ ἐμφανίζονται έξωτερικά να έχουν μόρφωσι
ευσεβείας, στην πράξι ὅμως την άρνοῦνται Ἡ εἰκόνα μας εἶναι εἰκόνα πόρνης,
πρόοδος τῆς ἁμαρτίας, πώρωσις, λησμονιά και σκοτισμός, ὥστε νὰ μὴ θεωροῦμε, ὅταν
πράττομε ή πάσχομε τα χειρότερα κακά, ὅτι διαπράττομε ή πάσχομε κάτι κακό.
Γι' αὐτὸ καὶ ὅλοι πρός ὅλους φερόμαστε ἀναίσχυντα. Φαίνεται ότι πήγαν χαμένες
καί ἔγιναν μάταια ὅλες οἱ διδασκαλίες. Με φλυαρία και πολυλογία μοιάζουν οἱ
συμβουλές καὶ σὰν νὰ λέγονται ἀπό ἄκαιρη φιλοτιμία και χάριν ἐπιδείξεως.
Τιμώνται περισσότερο ὅσοι κάνουν τώρα αἰσχρή ζωή, παρά ὅσοι προσπαθοῦν νὰ ζοῦν
διά βίου με άρετή. Κουράσθηκαν να κράζουν κάθε ἡμέρα οἱ ἅγιοι Πατέρες μας. Τί
ἔπρεπε να κάνω καί δέν τὸ ἔκανα σε σᾶς; λέγει καί πάλι ὁ Χριστός. Δέν περνάει
ἡμέρα ή ώρα που να μή κατατρώγουμε τούς άδελφούς μας με συκοφαντίες και
κατακρίσεις ὅλοι μας. Με
γαστριμαργίες, μέθες, πορνεῖες, μοιχεῖες, ἀκαθαρσίες, ἀσέλγειες, ἔχθρες,
ζήλιες, φθόνους καί κλοπές συζοῦν πολλοί ἀπό ἐμᾶς. Γίναμε ύπερήφανοι, ἀλαζόνες,
φιλάργυροι, φίλαυτοι, άχάριστοι, ἀπειθεῖς, λιποτάκτες, ἅρπαγες, προδότες, ἀνόσιοι,
ἄδικοι, ἁμετανόητοι, αδιάλλακτοι... Καὶ ἀφήνω
τά ἄλλα, ὅσα δηλ. γίνονται κατ' ἰδίαν, κρυφά καί χωρίς ντροπή από τούς
πολλούς. Αὐτά εἶναι πράγματι ἄξια σιωπής, περιθωρίου και σκότους. Ὅλα αὐτά
λοιπόν, καί τά παρόμοια έφεραν πάνω μας τίς παιδαγωγίες τοῦ Θεοῦ, ποὺ εἶναι ἀναιρετικές
τῶν προαναφερθέντων κακῶν καὶ ἄλλων παρομοίων. Γιατί, κατ' αὐτὸν τὸν τρόπο,
ξέρει και παιδαγωγεῖ ὁ Κύριος τούς δικούς του. Από
το βιβλίο: Σωτήρια Σαλπίσματα για γνήσια Θεοσεβεία – Εκδόσεις
Ορθόδοξος Κυψέλη, σελ, 9-12
Σχόλιο
Πελασγός Κορυτσάς: Υπάρχουν
κείμενα που δεν χρειάζονται σχόλιο· Όταν
ένα κείμενο 600 ετών διαβάζεται και πονά σαν σημερινό, τότε δεν είναι το
κείμενο «παλιό» — είμαστε εμείς που δεν αλλάξαμε όσο νομίζουμε.
|
Josif
Vryennios (1340–1431) Cilat janë shkaqet e fatkeqësive tona
Nëse
dikush, i habitur, çuditet duke parë kaq shumë ndëshkime pedagogjike që vijnë
mbi ne nga Perëndia, duhet të marrë parasysh jo vetëm këto, por edhe të
gjitha paligjësitë që kryhen prej nesh, dhe të mrekullohet se si ende nuk
kanë rënë mbi ne rrufe dhe fatkeqësi hyjnore. Sepse nuk ka lloj ligësie që të
mos e kryejmë me zell në jetën tonë, si për shembull… Shumica
prej nesh jo vetëm që nuk dinë çfarë do të thotë të jesh i krishterë, por as
shenjën e kryqit nuk dinë ta bëjnë; ose e dinë, por e përçmojnë ta bëjnë.
Priftërinjtë tanë dorëzohen me pagesë parash dhe, madje përpara martesës, si
shumica, bashkohen trupërisht me gratë e tyre. Rrëfimi, falja e mëkateve dhe
kungimi i dhuratave hyjnore jepen kundrejt dhuratave nga ata që quhen “atë
shpirtërorë”. Murgj që kanë premtuar virgjëri, pa asnjë turp bashkëjetojnë me
murgesha. Kur blasfemohet emri hyjnor, ne nuk protestojmë, ndërkohë që duhet
të vdesim për emrin e Perëndisë. Emrin e armiqve të Kryqit (shën. red.: të
djajve) e kemi bërë emër të përbashkët tonin dhe vazhdimisht e thërrasim.
Veten tonë dhe të tjerët, gjithë ditën i anatemojmë dhe i hedhim në mijëra
mallkime. Për çdo betim, qoftë i thënë apo i pathënë, betohemi pa frikë;
madje edhe në emrin e shenjtë dhe të frikshëm të Perëndisë Shpëtimtar, në çdo
orë bëhemi besëthyer,
dhe të gjitha këto pa pasur asnjë nevojë. Vazhdimisht
murmurisim
kundër Perëndisë: herë pse bie shi, herë pse nuk bie shi; pse bën vapë ose
pse bën të ftohtë; pse disa u dha pasuri dhe të tjerëve u lejon varfërinë;
pse u ngrit era e jugut, pse fryn fort era e veriut. Kështu, thjesht, bëhemi
gjykatës të ashpër të Perëndisë. Shumë prej nesh blasfemojnë besimin
ortodoks, Kryqin, Ligjin, gjërat e shenjta, vetë Perëndinë, me një guxim të
tillë që nuk e ka as i një njeri i pafe; dhe pranë
blasfemisë shtojmë edhe mohimin, dhe përsëri askush nga ata që dëgjojnë nuk
proteston.
Të zhveshur, ashtu siç kanë lindur, jo vetëm burrat,
por edhe gratë, flenë pa asnjë ndjenjë turpi. Vajzat e tyre ua dorëzojnë
burrave që të korruptohen, përpara se të arrijnë moshën madhore. Gratë e tyre
i veshin me rroba burrash. Festat e shenjta nuk turpërohemi t’i kremtojmë me
vegla muzikore dhe valle, me këngë krejtësisht satanike, me dehje, orgji dhe
zakone të tjera të ngjashme. Me blasfemi që nuk shqiptohen dot dhe që nuk
është e drejtë as të shkruhen, Perëndinë e mohojmë, ndërsa armikut i dorëzohemi. Shumica e mëkateve tona mbeten të papranuara në rrëfim,
prandaj edhe të pafalura… Mashtrohemi si astrologët, kur besojmë se stinët,
fatet, pjesët e fatit, shortet, shenjat e zodiakut dhe planetët drejtojnë
jetën tonë… Disa e presin hënën e re dhe e adhurojnë… Te magjistarët dhe fallxhorët, te ciganet dhe
mashtruesit, shkojmë çdo ditë. Dhe për çdo sëmundje vrapojmë te sharlatanët.
Me anë të magjisë, herë lidhim e herë zgjidhim kafshë dhe njerëz. Për
pjellorinë e fushave, për shtimin e kopeve, për shëndetin, për suksesin në
gjueti, për frytëdhënien e vreshtave, i drejtohemi magjive dhe formulave
magjike. Gjithnjë e më shumë shtohet shmangia nga virtyti dhe rritet ndjekja
e mëkatit. Udhëheqësit tanë janë të padrejtë, mbikëqyrësit e
punëve janë grabitqarë, gjykatësit marrin dhurata (ryshfete), ndërmjetësit
janë gënjeshtarë, qytetarët tallës, fshatarët të paarsyeshëm, dhe të gjithë,
pa përjashtim, të mbrapshtë. Virgjëreshat (Vajzat) tona u bënë më të
paturpshme se prostitutat, të vejat më tepër sesa duhet kureshtare e të
çrregullta, të martuarat përçmojnë dhe nuk e ruajnë besnikërinë
bashkëshortore, të rinjtë u bënë të shfrenuar, ndërsa pleqtë miq të verës.
Murgeshat e poshtëruan jetën murgërore, priftërinjtë e harruan Perëndinë,
murgjit devijuan krejtësisht nga rruga e drejtë, dhe laikët dolën plotësisht
jashtë vetvetes, sepse nga jashtë shfaqen sikur kanë formën e devotshmërisë,
por në vepra e mohojnë atë. Pamja jonë është pamje prostitucioni, përparim i
mëkatit, ngurtësim, harresë dhe errësim i mendjes, aq sa, kur kryejmë ose
pësojmë të këqijat më të rënda, nuk e konsiderojmë se po kryejmë ose po
pësojmë diçka të keqe. Për këtë arsye, të gjithë ndaj të gjithëve sillemi në
mënyrë të paturpshme. Duket se kanë shkuar dëm dhe janë bërë të kota të
gjitha mësimet. Këshillat ngjajnë me llafe boshe dhe me fjalë të tepërta,
sikur të thuhen nga një zell i papërshtatshëm dhe për hir të shfaqjes.
Nderohen më shumë ata që bëjnë tani një jetë të turpshme, sesa ata që
përpiqen të jetojnë gjatë gjithë jetës me virtyt. Janë lodhur duke thirrur
çdo ditë Etërit tanë të shenjtë. «Çfarë duhej të bëja për ju dhe nuk e
bëra?», thotë edhe Krishti. Nuk kalon ditë ose orë pa e përtypur dhe pa e
shqyer njëri-tjetrin me shpifje dhe gjykime, të gjithë ne. Me grykësi, dehje, kurvëri, tradhti bashkëshortore,
papastërti, shfrenime, armiqësi, zili, smirë dhe vjedhje bashkëjetojnë shumë
prej nesh. U bëmë krenarë, arrogantë, lakmitarë, dashnorë të vetvetes,
mosmirënjohës, të pabindur, dezertorë, grabitqarë, tradhtarë, të pashenjtë,
të padrejtë, të papenduar, të papajtueshëm… Dhe po i lë mënjanë të tjerat, domethënë ato që bëhen
veçmas, fshehurazi dhe pa turp nga shumica. Këto janë me të vërtetë të denja
për heshtje, për përbuzje dhe të errësirës. Të gjitha këto, pra, dhe të
ngjashmet, sollën mbi ne ndëshkimet pedagogjike të Perëndisë, të cilat
shërbejnë për shkatërrimin e të këqijave të përmendura më sipër dhe të të
tjerave të ngjashmeve. Sepse, në këtë mënyrë, di dhe edukon Zoti të vetët. Shkëputur nga libri: “Σωτήρια Σαλπίσματα για γνήσια Θεοσεβεία – Εκδόσεις
Ορθόδοξος Κυψέλη, fq, 9-12
Koment Pelasgos Koritsas.
Ka tekste që nuk kanë nevojë për koment; Kur një tekst 600-vjeçar lexohet dhe dhemb si të ishte
i sotëm, atëherë nuk është teksti që është “i vjetër” — jemi ne që nuk
ndryshuam aq sa mendojmë.
|
Σχόλια