Σελίδες

" Με τον Ερντογάν μιλάμε σαν αδέρφια. Η ανησυχία του για τον Γιουλέν είναι βάσιμη"-“Me Erdogan flasim si vëllezër. Shqetësimi i tij për Gylen është i bazuar”

Σε συνέντευξη που έδωσε χθες το βράδυ ο κ Ε Ράμα, ο πρωθυπουργός της Αλβανίας μεταξύ άλλων, αναφέρθηκε και στις σχέσεις με την Τουρκία αλλά και το αίτημα του Ερντογάν για την έκδοση των Γιουλενιστών.
" Θα πρέπει να ξαναπώ πως την κυβέρνηση   μου και  εμένα δεν μπορεί κανείς να μας πιέσει, αλβανικά ή σε άλλη ξένη γλώσσα. Η Τουρκία είναι στρατηγικός εταίρος. Με τον Ερντογάν μιλάμε με τρόπο αδερφικό και θα πρέπει να πως η ανησυχίες  του για την οργάνωση (Γιουλέν) είναι βάσιμες", - είπε ο Πρωθυπουργός Ε Ράμα.
Αναφερόμενος στου Γιουλενιστές ο Ράμα είπες πως " είναι ένα δίκτυο που  απαιτεί ιδιαίτερη προσοχή".
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për raportet me Turqinë dhe kërkesën e Presidentit, Rexhep Tayp Erdogan për ekstradimin e Gylenistëve.
“Më duhet të rithem se qeverisë sime dhe mua askush nuk na bën dot presion, shqip apo në gjuhë të huaj. Turqia është një partner strategjike. Me Erdogan flasim në mënyrë vëllazërore dhe më duhet të them se shqetësimi i tij për organizatën (Gylen) është i bazuar”,- tha kryeministri Edi Rama.
Duke folur për Gylenistët Rama tha se “është një rrjet që meriton një vemëndje të veçantë”.

Ετοίμασε Πελασγός Κορυτσάς

Το βίντεο δείτε το εδώ

Redakturë!

Opinioni I gazetarit grek, Stavro Tizimas, me titullin: Nacionalizmi shqiptar, mburojë ndaj ambicieve të Erdoganit në Ballkan, publikuar në të përditshme konservatore “Kathimerini” është përkthyer gjerësisht edhe në mediat shqip. Ndaj lojërave të Turqisë në Tiranë ka tanimë një sentiment të qartë në mos një kundërvënie të organizuar. Qeveria aktuale nuk ka dëshmuar seriozitet në politikën e jashtme çka shpesh çon në provokime të panevojshme. 
Ajo e Tzimas është sa një lexim i realitetit, i cili çuditërisht nuk haset në komentatorë të ndryshmë nga pakica greke në Shqipëri, aq edhe një apel për shoqërinë greke në Greqi që të shohë te shqiptarët një aleat. Fakti që mediat shqip shpesh artikuojnë qëndrime përmes opinione të të huajve dëshmon një mori kompleksesh mes të cilëve mosbesimi te kredibiliteti i opinionistëve shqiptarë, aq edhe fshehja e këtyre të fundit pas një heshtjeje që synon të mbajë hapur të gjitha kanalet. 
Sot, opinionin e Tzimas e ka marrë edhe Top-Channel, televizion kombëtar që ka nisur së fundmi praktikën e përkthimit të komenteve të ndryshme dhe publikimin e tyre në faqen online. Vetëm se nga Nacionalizmi i Tzimas kalohet në Patriotizmin e shqiptarëve. Çka nuk është korrekt si përkthim por edhë shkëmben dy nocione shumë qartë të dallueshëm.
Mund të kesh dëshirë që shqiptarët të kenë Patriotizëm, por kjo nuk dëshmohet sot. Sikurse edhe i ashtuquajturi nacionalizëm I Tzimas është më shumë teorik dhe niset nga një kuptim historiografik që konvergon te teza e Pashko Vasës. Këtu jemi në terrenin e testimit të shoqërive, ndërkohë kjo përkëdhelja e vetes me atribute që nuk ekzistojnë e që shkelin edhe norma përkthimi, është po aq e dëmshme sa edhe ajo fanella kuqezi për të ciln ka nisur të flasë së fundmi edhe kryeministri.

Στα τέλη Απριλίου ο Πατριάρχης Μόσχας στην Αλβανία - Patriarku i Moskës vjen në Tiranë në fund të Prillit


Në fund të muajit Prill Patriarkut i Moskës Kiril do të vizitojë Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Patriarkanës së Moskës, i cili shtoi gjithashtu se Patriarku Kiril dhe kryepeshkopi Janullatos kanë njohje miqësore me njëri-tjetrin prej më shumë se 50 vitesh.

Patriarku i Moskës do të takohet gjithashtu edhe me Presidentin Ilir Meta dhe autoritetet të tjera të shtetit shqiptar. Edhe vet kreu i Kishës Ortodokse Ruse ka folur për këtë vizitë. “Shpresoj se në fund të muajit do të zhvillohet vizita ime zyrtare në Shqipëri”, tha Kiril duke folur gjatë një pritje në Ministrinë e Jashtme ruse me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Është hera e parë që Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë viziton vendin tonë. Në kontekstin e zhvillimeve aktuale ku përplasja mes Rusisë dhe Perëndimit po i ngjan periudhës së Luftës së Ftohtë, vizita e Patriarkut rus në Tiranë merr rëndësinë e një lëvizje politike. Më të njëjtën simbolikë Papa Françesku zhvilloi në Shqipëri vizitën e parë të turit të tij botëror.
Τέλος Απριλίου ο Πατριάρχης Μόσχας Κύριλλος, θα επισκεφτεί την Αλβανία. Η είδηση έγινε γνωστή από τον εκπρόσωπο του Πατριαρχείου της Μόσχας, ο οποίος πρόσθεσε επίσης πως ο Πατριάρχης Κύριλλος και ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος έχουν φιλική σχέση διάρκειας 50 ετών.

Ο Πατριάρχης Μόσχας θα συναντηθεί επίσης με τον Πρόεδρο της Δημοκρατίας κ Ιλλύρ Μέτα και τις άλλες αλβανικές αρχές. Ο ίδιος ο Πατριάρχης έχει αναφερθεί στην επίσκεψη αυτή. «Ελπίζω πως στο τέλος του μήνα θα πραγματοποιηθεί η επίσκεψη μου στην Αλβανία», είπε καθώς βρισκόταν σε μια συνάντηση στο Υπ.Εξ Ρωσίας με την ευκαιρία της Ανάστασης.

Είναι η πρώτη φορά που ο Πατριάρχης Μόσχας και Πασών Ρωσιών επισκέπτεται την Αλβανία. Στα πλαίσια που τα γεγονότα που συνοδεύουν την σύγκρουση Ρωσίας και Δύσης και θυμίζουν το Ψυχρό Πόλεμο, η επίσκεψη του Πατριάρχη στα Τίρανα μοιάζει με μια πολιτική κίνηση. Με τον ίδιο  συμβολισμό ο Πάπα Φραγκίσκος επισκέφτηκε την Αλβανία κατά την έναρξη της παγκόσμιας περιοδείας του.
Ετοίμασε Μετέφρασε Πελασγός Κορυτσάς