Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Τετάρτη 23 Οκτωβρίου 2019

Për në Athinë, kokëulur dhe me dilema!


Pas 6 vitesh si kryeministër Edi Rama do vizitojë për herë të parë Greqinë javën e ardhshme, por sërish jo në një vizitë zyrtare. Megjithatë kreu i qeverisë shqiptare shkon në Athinë me kredite të dobëta, ndryshe nga pak vite më parë kur i trashte zërin zotit Vangjel. Si për ironi të fatit, vizita e tij në Athinë përkon përvjetorin e vrasjes në Bularat të Konstandin Kacifës, ngjarje për të cilin prokuroria shqiptare nuk ka ende një raport zyrtar, duke tejkaluar çdo afat të ligjshëm.
Një javë para  takimit të pritshëm me Edi Ramën, shefi i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis, ka preçizuar kushtet që Athina ka për Tiranën.
Duke folur në një tryezë të rrumbullakët në Selanik, shefi i qeverisë greke ka përsëritur mbështetjen e Greqisë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke kujtuar se Tirana dhe në veçanti Edi Rama duhet të ketë parasysh  tre gjera në raport mer fqinjin jugor.
Si me të gjithë, edhe me Shqipërinë, synojmë marrëdhënie të mira fqinjësie. Nuk duhet të harrojmë se Greqia priti një numër të madh emigrantësh ekonomikë, duke ndihmuar esencialisht rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë. Hapësirat për bashkëpunim janë të mëdha. Mirëpo, kushti për t’u hapur në një moment rruga europiane e Shqipërisë, është respektimi i minoritetit grek dhe i të drejtave të tij. Kusht është ndalimi i çdo parrulle që nuk bazohet në të vërteta historike. Dhe sigurisht, edhe qasja e sinqertë për delimitimin e zonave ekskluzive ekonomike në detin Jon, një proces që ishte finalizuar që nga viti 2009, mirëpo atëherë u tërhoq Tirana -deklaroi Mitsotakis.

http://www.respublica.al/ 

Δεν υπάρχουν σχόλια: