Mësoni të jeni bamirës!
Megjithëse virgjëria,kreshma dhe e fjetura në tokë kanë më tepër mund se bamirësia,asgjë nuk është më e fortë se ajo në fikjen e zjarrit të mëkateve.Është më e lartë se të gjitha sepse virgjëria,kreshma dhe e fjetura përtokë ndalojnë tek ai që i ushtron dhe nuk shpëtojnë asnjë tjetër.Ndërsa bamirësia shtrihet tek të gjithë dhe përqafon pjesëtarët e Krishtit. Mirësitë që përhapen tek të gjithë janë më të mëdha se ato që ndalojnë rreth dikujt. Bamirësia është nëna e dashurisë,e asaj dashurie që karakterizon krishtërimin,e cila është më e madhe se gjithë mrekullitë nëpërmjet të cilave duken nxënësit e Krishtit.Bamirësia është ilaç për mëkatet tona,sapun për papastërtinë e shpirtit tonë,shkallë e mbështetur në qiell.Ajo lidhet me trupin e Krishtit. Doni të mësoni sa mirësi e madhe është ajo? Në kohën e Apostujve të gjithë shisnin ç’kishin dhe sillnin fitimin tek ata (Apostujt) dhe gjithshka ndahej. Të gjithë kishin një zemër dhe një shpirt dhe Hiri i Perënd...