Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Πέμπτη 29 Νοεμβρίου 2018

Bashkim Zeneli rrëfen takimin me Janis Ricos në 1990: Pse më habiti dashuria e tij për Shqipërinë

Mbushen 28 vjet nga ndarja nga jeta e poetit të madh dhe shumë të dashur të popullit grek, Janis Ricos, i përkthyer që herët edhe në gjuhën shqipe. Në këtë kuadër, “Panorama” po boton kujtime të gazetarit në atë kohë Bashkim Zeneli, i cili e takoi poetin grek në vitin 1990, në një spital të Athinës ku ai ishte i shtruar.
Në mënyrë të sinqertë dhe të ndjerë, poeti i shquar grek flet për një dashuri dhe miqësi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pjesa është marrë nga libri me shënime e kujtime për Greqinë, që pritet të dalë në qarkullim këto ditë nga “UET Press”, i diplomatit të shquar, ambasadorit Bashkim Zeneli, i dekoruar kohët e fundit nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”.
BASHKIM ZENELI dhe JANIS RICOS
BASHKIM ZENELI
SA BUKUR MË FOLI JANIS RICOS PËR SHQIPTARËT
Në Greqi, për herë të parë, kam qenë në vitin 1990. Në atë kohë punoja në televizion dhe së bashku me operatorët e njohur dhe të palodhur, Xhemal Reçi e Besnik Fiku, qëndruam disa ditë në Athinë për të përgatitur një dokumentar televiziv për Greqinë, për jetën e përditshme, për kulturën e artin, për vallet e muzikën, për tavernat e buzukët, për Akropolin e famshëm dhe muzetë e mrekullueshëm të këtij vendi. Do të flisnim edhe për raportet më Shqipërinë ende pa rënë perdja e hekurt ndërmjet dy vendeve. Me disa diplomatë të ambasadës do të dilnim për të parë Athinën.
Në këtë udhëtim për dokumentarin në kryeqytet, në dy – tri raste do të na shoqëronte në vende e takime të ndryshme, miku im i viteve të rinisë në Kukës, z. Irakli Koçollari, në atë kohë diplomat në ambasadën tonë në këtë vend. Një djalë i kulturuar, i ditur, i mençur dhe me pasion për artin e muzikën, arkeologjinë dhe historinë e letërsinë. Impulsiv dhe miqësor, i vëmendshëm dhe kurioz për gjithçka që lidhej me pasionet e mësipërme. Të njëjtën gjë kisha arritur të konstatoja për këtë njeri edhe kur e njoha për herë të parë në Kukës. Gjithmonë në shoqërinë e poetëve, shkrimtarëve, artistëve, historianëve dhe të burrave të tjerë të ditur të Lumës dhe Hasit. Të gjithë i nderonte dhe respektonte. Irakliu në Athinë kishte shumë miq, personalitete të shquara të kulturës, letërsisë, artit e historisë. Me ndërmjetësimin e tij arrita të realizoja disa intervista me disa nga këto personalitete, ndërmjet të cilëve edhe me muzikologun me famë botërore, Jorgo Leocakos, për të cilin do të flas më poshtë, në faqet në vijim të këtyre kujtimeve
Kishim mbaruar filmimet në Akropol dhe në një nga lokalet e lagjes “Plaka” po pinim një kafe. Pikërisht aty, Rako do të më fliste me një pasion edhe më të veçantë se ai që e karakterizonte për poetin e madh grek, Janis Ricos.
– Vërtet njihesh me të? – e pyeta. – A mund ta takojmë? A mund ta intervistojmë?
– Bashkim, nuk e takojmë dot, sepse është i sëmurë, i shtruar në spital, madje po të them se gjendja shëndetësore e tij është e rëndë. E njoh situatën, pasi i bëra një vizitë disa ditë më parë. Do të ishte një mrekulli të realizonim një intervistë në mjediset e shtëpisë së tij. Është poet shumë i madh dhe… po të them se e do shumë Shqipërinë. Flet fare hapur për dashurinë që ka për shqiptarët… Gjithsesi, sot shkojmë për një vizitë bashkë në spital dhe përshëndetemi me të. Mendoj se do të kënaqet.
(“Duhet të përshëndesim dhe të themi me zë të fuqishëm se Janis Ricos është, pa asnjë dyshim, një nga poetët më të mëdhenj të ditëve tona”, shkruan Lui Aragon.) Në spital shkuam pasdite vonë. U gëzua shumë për vizitën tonë. Irakliun e priti me dashuri të veçantë. U ngrit pakëz, me mundim, për ta përqafuar. Pastaj ktheu sytë nga unë dhe me një shikim miqësor, pyeti: – Kush është ky zotëria? Irakliu më prezantoi. Më shtrëngoi dorën me të dyja duart e tij të dobësuara dhe të lodhura.
Tërhoqa një karrige dhe u ula pranë krevatit. E vështroja me admirim dhe respekt. Ishte jo vetëm poeti i madh i popullit grek, por edhe ndër më të dashurit për të. Irakliu filloi t’i flasë në greqisht për mua dhe i tregoi se kisha ardhur në Athinë për të përgatitur një dokumentar. U kthye nga unë dhe, nën përkthimin e Rakos, më thotë: – Oh, sa mirë! Më gëzon shumë ky lajm… Më duket se po vjen dita të flasim për njëri-tjetrin me dashuri… Sa gjë e bukur të flasim për njëri-tjetrin e ta duam njëri-tjetrin. Më vjen shumë mirë që do të realizosh një dokumentar për Greqinë. Fol mirë, ë, si thua ti Irakli, do të flasë mirë për popullin grek?! Ne jemi popuj miq, jemi gjitonë… Shqiptarët i dua vërtet shumë, janë të mirë… janë të mrekullueshëm… (Ndërsa e dëgjoja, ndieja një keqardhje të madhe që nuk mund ta regjistroja me kamera, ta intervistoja e t’ua tregoja të gjithëve këto mesazhe që po përcillte nga ai shtrat spitali njëzet e tetë vjet më parë). Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta. Kemi histori, tradita, kulturë, këngë e zakone të përbashkëta, i kemi me shqiptarët… Nuk kemi me fqinjët e tjerë kaq shumë gjëra të përbashkëta sa kemi me shqiptarët… Është kështu Irakli? Në Shqipëri prej vitesh janë përkthyer e botuar libra të mi dhe unë e çmoj vazhdimisht shumë këtë përpjekje. E kam vizituar Shqipërinë dhe do të doja të vizitoja përsëri, por ja, e shikon, si jam… Ne duhet të shkruajmë shumë për njëri-tjetrin, por edhe të botojmë libra, romane, tregime e poezi të njëri-tjetrit. Unë e dua Shqipërinë, miku im! Tani je miku im, sepse kemi një mik të përbashkët, kemi Irakliun. Jemi shumë miq, më ka ardhur edhe në shtëpi dhe i kam vajtur edhe unë. Ah, sa dëshiroj ta shoh edhe një herë Shqipërinë! Ju keni poetë e shkrimtarë të mëdhenj. Pse nuk përkthehen? E mo, Irakli, do të përkthehen? E dini ju që populli grek ju është mirënjohës që keni përkthyer kolosët tanë të antikitetit? Ato nuk janë të përkthyer në shumë e shumë vende që e mbajnë veten për të zhvilluar…
– Jani, të flasim edhe ne pak… do të na lësh radhë? – ndërhyri miqësisht dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë Irakliu.
ikut tonë edhe një gjë të fundit: bëj një dokumentar të bukur, fol me njerëz të thjeshtë… ndihmoje Irakli, ndihmoje të bëjë diçka të bukur. Tregoju shqiptarëve se ne i duam shumë dhe se duam të jemi fqinj të mirë, se duam të hyjmë e të dalim me njëritjetrin, si miq, si vëllezër… Nuk ka gjë më të bukur se miqësia ndërmjet popujve, se dashuria e popujve. Unë kam një nderim të madh për Shqipërinë, kam provuar edhe rakinë shqiptare; ishte e mrekullueshme. Ne dimë të pimë raki dhe uzo, apo jo? Ne dimë të këndojmë e hedhim valle, dimë të jemi krenarë për heronjtë. Sigurisht, edhe të tjerët i dinë këto gjëra, por jo si ne, grekët e shqiptarët, apo jo Irakli? Po fol edhe ti, mirë e kam?
– Pusho tani, të mori e mira, – iu drejtua Irakliu, – dhe thua pastaj se je i sëmurë… Hë, mo Bashkim, është i sëmurë?
I thashë se në gjimnaz, në Durrës (“Oh, kam qenë në Durrës!”, do të pëshpëriste) kisha lexuar librin e tij “Kënga e motrës sime”, por edhe një tjetër libër me përmbledhje e disa poezi të mrekullueshme, “Mëhallat e botës”, përkthyer në Shqipëri në vitin 1961 nga Spiro Çomora, një mjeshtër i madh dhe jo i lehtë për t’u zëvendësuar. Duke lexuar këta libra dukej qartë se kemi shumë gjëra të përbashkëta, në shpirt, traditë, histori, kulturë, këngë e valle, në veshje e në rite. Ju jeni edhe poeti ynë, poeti i rinisë shqiptare dhe i Shqipërisë. Shqiptarët ju duan shumë. Të mëdhenjtë, me zemër dhe shpirt, me botë dhe me gjithçka, nuk kanë kufij.
(Sa shumë na kishte folur për poetët, dramaturgët e komedianët e mëdhenj grekë, profesori i shquar i letërsisë, i paharruari Mark Dema, në gjimnazin “Naku Spiro”. Dhe sa shumë libra të poetëve të mëdhenj grekë të lashtësisë, por edhe bashkëkohorë, do të më jepte për të lexuar kur isha vetëm 15 – 16 vjeç, profesori i nderuar Pertef Kruja, një mendje e ndritur dhe personalitet i spikatur, drejtor i Bibliotekës së Durrësit dhe njohës i shkëlqyer i disa gjuhëve, përkthyes shumë i mirë nga gjermanishtja. Edhe shtëpitë i kishin afër, të dy jetonin pranë amfiteatrit. Tek i flisja për librat e tij në shqip, qeshi dhe më shtrëngoi dorën fort. Deri atë ditë që pata fatin të takohem me të, kisha lexuar në shqip edhe disa përkthime të tjera të veprës së tij, jo vetëm ato që përmenda, si “Njeriu me karafil dhe vjersha të tjera”, përkthyer nga poeti Aleks Çaçi.)
– E dini kur është botuar në shqip “Kënga e motrës sime”? – e mori fjalën përsëri poeti. – E di ti, Irakli? Kur unë kam qenë në burg. Kur më dhanë këtë lajm u gëzova shumë, u gëzova pa masë.
(Kur dolëm, Irakliu do të më tregonte se gjatë një vizite që kishte pasur në shtëpinë e Ricos, ndër shumë të tilla, poeti i ishte shprehur: Në vitit 1949 – 1950, kur isha në burgje te Juntës Fashiste, më sollën fshehurazi lajmin e gëzuar se në Shqipërinë e vogël dhe të varfër ishte përkthyer e botuar poema “Kënga e motrës”. Shqipëria, ky vend mik dhe fqinj i lashtë, megjithëse i varfër, si dhe ne, e kishte bërë këtë në një kohë kur vendet e tjera më të mëdha e më të pasura ende nuk e kishin kthyer vëmendjen nga krijimet e mia në burgje… Këtë nder nuk do t’ia harroj kurrë Shqipërisë.)
I lashë të kuptoja Irakliut se ishte mirë të largoheshim, sepse më dukej sikur po e mundonim dhe e lodhnim, por Ricos e kuptoi dhe m’u drejtua: – Jo, o jo, jam mirë… dhe jam shumë i gëzuar që po bisedojmë së bashku, që po flasim në këtë mënyrë për njëri-tjetrin. Rrini edhe pak, nuk më lodhni… Me ty takohem përsëri Irakli, por miku ynë do të ikë. I dua vërtet shumë shqiptarët. Shqiptarët janë epikë, bujarë, fisnikë, mikpritës. Sikur të dija të shkruaja muzikë si Miki Theodorakis, do të kompozoja një baladë për shqiptarët… Do të dëshiroja shumë që t’i shihja grekët në Tiranë e shqiptarët në Athinë… Dy popujt tanë kanë marrë shumë jo vetëm nga malet e bukura që kemi, por edhe nga jodi i detit… dhe kush ka det, ka shpirt, ka jetë. Sigurisht, kanë det edhe vende të tjera, por nuk janë si ne, janë popuj të ftohtë. Edhe ju, edhe ne dimë të duam shumë, t’u këndojmë bukur grave tona të mrekullueshme, djemve që hedhin valle me krenari… dimë të pimë, të qeshim, të kemi miq. Apo jo, miku im? Ne kemi jetë, kemi botë, kemi dashuri, kemi zemra të mëdha…
U kënaqa pa masë duke dëgjuar këtë poet me famë botërore, këtë mik të shqiptarëve. Ndërsa fliste, dukej se ishte tamam në botën e tij të pastër, të sinqertë, të hapur e të guximshme. Një botë mbushur me dritë, diell, det, jod, dashuri të madhe për njerëzit, për atdheun e lashtë e me histori, si rrallë vend tjetër, për Greqinë. Në ato minuta që kaluam bashkë kishte një frymëzim homerik! Një grek i madh që na donte shumë ne, shqiptarët. (Tek shkruaj këto rreshta, pyes: A duhet të flasim ne, shqiptarët e grekët, si fliste Ricos tri dekada më parë? A mund dhe duhet të bëjmë atë që ai, në shtratin e vdekjes, ai poet, por edhe politikan i madh, tha në ato pak minuta bisedë me mua dhe Irakliun?)
Do të doja të rrinim më shumë, por ishim në spital. Edhe sot kam një brengë të madhe, që në ato kushte nuk munda ta intervistoja. Do të ishte një perlë e vërtetë! Do të ishte një mësim i madh, i veçantë e frymëzues, se si duhet të shkojmë mirë sot, më shumë se kurrë më parë, se si popujt tanë duhet të jetojnë në miqësi. U përkula dhe e përqafova poetin e madh me mirënjohje, jo thjesht e vetëm si poet, por për ato që tha për popujt tanë (për ato që tha tri dekada më parë).
Ai nuk m’i lëshonte duart. Me sy të përhumbur e të mjegulluar më vështronte miqësisht, ndërkohë që nuk i shuhej një buzëqeshje e bukur që fliste aq shumë. E desha edhe më shumë Greqinë, popullin grek, kulturën, artin, historinë, filozofinë, këngën e muzikën thjesht nga fjalët e Janis Ricos, nga mesazhet olimpike që përcolli aq lirshëm dhe aq natyrshëm për popullin shqiptar. Janis Ricos nuk ka qenë vetëm një nga poetët më të mëdhenj në botë dhe poeti më i madh e më i dashur në Greqi, por edhe njeri fisnik, trim, me shpirt të madh, rebel antikonformist dhe legjendë me zemër të madhe. Rrallëkush i ka kënduar si ai shpirtit të bukur grek, rrallëkush ka kënduar si ai virtytet e historinë e pasur, natyrën e trimërinë e popullit grek, rrallëkush ka thurur vargje si ai për detin, dritën, dheun, ullirin e mermerin grek, rrallëkush si ai ka ditur të heqë velin e misterit të lashtësisë, të zbulojë shpirtin e madh të Olimpit, të paraqesë Maratonamakun e pavdekshëm të lashtësisë, rrallëkush i ka kënduar si ai kurorës së degës së ullirit, këtij triumfi të paqes, lirisë e mirësisë.
Në mbrëmje, ndërsa pinim kafe me Irakliun, në Kolonaki, vetëm 2 – 3 qind metra larg ambasadës, do të vazhdonim të dy, me shumë pasion, bisedën për Ricosin, por edhe për figura të tjera të mëdha të kulturës, letërsisë dhe artit të popullit grek. Njëri nga këta ishte edhe muzikologu i shquar Leocakos, që me shumë kënaqësi pranoi të intervistohej dhe për të cilin do të flas më poshtë. Folëm edhe për Miki Theodorakisin e famshëm, për heroin Manolis Glezos, për Melina Mërkurin dhe për arvanatisin e shquar Aristidh Kola. Irakliu më tregoi se ishte njohur me Ricosin në vitin 1987 dhe e kishte vizituar disa herë në shtëpi. Ricos vinte shpesh në ambasadë dhe e kthente me shumë kënaqësi një gotë të vogël raki. Fliste hapur. Sapo dilte nga ambasada, i turreshin kalimtarë të shumtë për ta përshëndetur, përqafuar a kërkuar autograf.
… Kur fillova punë në ambasadë, njohjen me këtë poet të madh grek që në vitin 1991, do t’ia tregoja shumë miqve dhe personaliteteve politike. I madh dhe i vogël e nderonte Ricosin në Greqi. Për Ricos-in do të mësoja edhe më shumë nga biseda me shkrimtarë e gazetarë, por edhe nga librat e tij të përkthyer në shumë gjuhë. Gjithsesi, poezia e Ricos-it mund të lexohet mrekullisht thjesht në greqisht, aty ka forcë, peshë, shpirt e bukuri.
Po nga bisedat e mësipërme do të mësoja se shtëpia e tij, në katin e dytë të një pallati në Athinë, që në kohën që ishte gjallë ishte shndërruar në muze. Ishte një muze i mbushur me relike nga vendet ku e kishin internuar dhe burgosur. Aty mund të gjeje copa gurësh zalli, ku Ricos kishte gdhendur vizatime, copa letrash ku kishte shkruar vargje të papërfunduara e copa letrash futur fshehurazi në burg, copa letrash me poezi e shënime të kohës së ilegalitetit, të internimeve apo të burgosjeve, deri edhe copa drurësh ulliri, shtrembëruar nga pesha e kohës.
Janis Ricos ishte bërë i famshëm në Greqi që në moshën 27- vjeçare, me botimin e poemës “Kënga e motrës sime”, në vitin 1936. Në çdo libër të shkruar në greqisht, po aq sa edhe në biseda të rastit me njerëz të penës në lidhje me të, të gjithë citonin a i referoheshin një ngjarjeje shumë mbresëlënëse të kohës: Ricos kishte recituar disa nga poemat e tij në një takim me punëtorët e Portit të Pireut, ku i pranishëm kishte qenë edhe një poet tjetër i madh, Kostis Palamas. Mbasi Ricos kishte recituar poezinë e tij, Palamas ishte ngritur i pari në këmbë dhe e kishte duartrokitur me shumë entuziazëm. Më pas, ishte ngritur e gjithë salla. Palamas, me një dashuri dhe respekt të madh për këtë poet të ri, gjithë solemnitet i ishte drejtuar në sy të pranishmëve: “Poet, po mënjanohemi me përulje që të kaloni ju!”
(Është përsëri Kostis Palamas që do të shprehet vetëm pak vite më vonë: “Ricos është poeti i madh i Greqisë. Grekët e duan shumë poezinë e rapsodinë e tij, ku i këndon aq bukur Itakës së famshme, Penelopës legjendare ose gruas së Odisesë, virtyteve të saj të larta, i këndon si askush tjetër djalit të tyre, Telemakut, ka shkruar me nderim për Menelaun e Spartës. Aty, në ato vargje, është skalitur një botë e përshkruar e mrekullueshme, e madhe, humane. Ricos ka skalitur një histori të lavdishme greke me vargje të mahnitshme…”
Dhe Palamas, në atë sallë që nuk pushonte së duartrokituri Ricos-in, ishte i pari që i kishte “hapur” rrugë dhe, mbas tij, edhe të gjithë ishin përkulur në respekt e mirënjohje për poetin. Dhe që nga ajo ditë, kështu do të përkuleshin gjithmonë grekët për Ricos-in dhe në çdo rast që bëhej fjalë për të, për shpirtin e tij, për poezinë e tij…
(Kur shkova në Greqi, në vitin 2002, 12 vjet pas takimit në spital me Ricos-in dhe u tregoja miqve nga bota e letërsisë, kulturës, historisë e artit për këtë ngjarje, më drejtonin pyetje pafund dhe me një entuziazëm të veçantë kërkonin për përshtypjet e mia, emocionet, ndjenjat… Të gjithë do t’i referoheshin thënies së madhe e të paharruar të Palamas: “Mënjanohem të kalojë poeti!”)
Të gjitha këto u bënë shkas të mësoja edhe më shumë në lidhje me jetën, poezinë, luftën, shpirtin, idetë dhe rebelizmin e tij, për botën që e kishte bërë papritmas të madhe dhe për njerëzit që e rrethonin. Ai ishte dhe mbetet, pa më të voglin dyshim, ndër poetët më të mëdhenj në historinë e letrave të popullit grek. Dhe pa dyshim, ndër më të mëdhenjtë edhe në historinë e poezisë botërore. Në të njëjtën kohë, edhe shkrimtari me jetën më dramatike në radhët e krijuesve grekë
Në moshë fare të re, i vdesin vëllai dhe motra nga tuberkulozi, ndërsa kur nuk kishte mbushur as dymbëdhjetë vjeç i vdes edhe e ëma. Me mbarimin e gjimnazit në Monemvasia të Peloponezit, shpërngulet në Athinë, por preket edhe vetë nga e njëjta sëmundje dhe detyrohet të shtrohet në sanatorium, një sëmundje nga e cila vuan gjatë gjithë jetës. Në një gjendje jo të mirë ekonomike, fillon punë si daktilografist dhe redaktor, një punë që i hyn në punë më vonë në krijimtarinë e tij si poet, ndonëse këtë periudhë provon edhe skenën, në rolin e aktorit. Hallet, brengat, dhembjet dhe ndarja nga jeta të njerëzve më të afërt e ndjekin për një kohë të gjatë. I ati i vdes në një spital psikiatrik, mbas humbjeve shumë të mëdha në lojërat e kumar it, sipas pohimeve të njerëzve që e njihnin, humbjet përfshinin një pasuri shumë të madhe të trashëguar…
Në moshën 16 – 17-vjeçare, Ricos njihet si një poet me të ardhme të madhe. Fillimisht boton përmbledhjen me titull “Traktori”, e cila do të pasohet shumë shpejt nga “Piramidat” për të kulmuar vite më vonë me “Simfoni pranverore”, “Sonata e dritës së hënës” etj.. Boton pa fund dhe me një mjeshtëri të madhe përkthen disa nga poetët më të mëdhenj të letërsisë botërore në greqisht. Por dhembjet e hallet nuk e lënë të qetë. Një motër e martuar në Amerikë vite më parë, kthehet në Athinë dhe, njësoj si i ati, përfundon në një spital psikiatrik… Me të kishte qenë shumë i lidhur dhe e donte veçan. Nga ana tjetër, vetë motra jo vetëm kujdesej për të, por edhe e ndihmonte dhe e mbështeste gjithnjë financiarisht. Në vitin 1934, Janis Ricos regjistrohet në radhët e Partisë Komuniste të Greqisë. Për veprimtarinë në shërbim të vendit, arrestohet, burgoset e internohet disa herë. Njihet aktiviteti i tij si luftëtar i rezistencës antifashiste dhe, më pas, edhe pjesëtar i së majtës në luftën civile.
Një nga internimet ka qenë ai i vitit 1948, vetëm një vit pasi ishte martuar me Gorifalio Georgiadis dhe e dërgojnë në ishujt e thatë dhe mbushur me gurore të Jarosit. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore e kthejnë në Athinë. Në këtë periudhë boton përmbledhjen me titull “Ditarët e internimit”. E arrestojnë përsëri, por këtë radhë e internojnë në ishullin e Lemnos dhe më pas në ishullin e Agiostratit. Shkruan përditë dhe përpiqet t’i ruajë dorëshkrimet duke përdorur një mijë e një mënyra.
Ricos do të bëhet i famshëm me poemën “Njeriu me karafil”, kushtuar njërit prej udhëheqësve më të shquar të së majtës greke, Nikos Belojanis. Të gjithë grekët e kanë dashur dhe e duan shumë këtë poemë, pa dallim moshe, të vjetër e të rinj dhe është botuar e ribotuar disa herë. Ricos ka marrë pjesë në veprimtari të shumta letrare, kulturore e shkencore në shumë nga kryeqytetet e botës, si në Moskë, Bukuresht, Havanë, Berlin, Sofje, Paris, Londër, Romë etj. Në disa prej tyre ka qëndruar për periudha relativisht të gjata kohore dhe shkruan shumë poezi të bukura. Është nderuar disa herë me çmimet më të larta në fushën e krijimtarisë poetike.
Grekët janë shumë krenarë për përkthimet e mrekullueshme që u ka bërë disa nga mjeshtërve më të mëdhenj të fjalës, si: Ilia Erenberg, Majakovski, Nazim Hikmet, Aleksandër Bllok, Sergei Esenin dhe Attila Josef.
(Krahas përkthimit të poezisë së Eseninit, poetit të madh lirik rus, ka shkruar shumë ese e artikuj në lidhje me veprimtarinë e jetën e tij. Dua të theksoj se nga krijimtaria e Eseninit, ardhur në greqisht nga Ricos, grekët pëlqenin shumë “Letër nënës”. Nuk di të them për nivelin mjeshtëror të përkthimit, por parë shkallën e lartë të dashurisë për këtë krijimtari, arrij në konkluzionin se është njësoj si të flasësh për përkthimet e mrekullueshme në shqip të Eseninit nga Jorgo Bllaci ynë i dashur.) Janis Ricos fiton famë të madhe në Greqi dhe në botë. Në atdheun e tij është poeti më i dashur.
Rebel dhe me shpirt të paepur, antifashist dhe antikonformist i rrallë, e arrestojnë përsëri me ardhjen në fuqi të juntës ushtarake dhe përsëri e internojnë, ndonëse tashmë është edhe babai i një vajze dymbëdhjetëvjeçare, Erit (Elefteria). Fama dhe popullariteti i madh e kthejnë përsëri në Athinë. Por deri me përmbysjen e juntës ushtarake do të jetë gjithnjë nën kërcënimin e burgut dhe të internimit. Pa u trembur, vazhdon luftën kundër regjimit me poezi, vargje, ide, shkrime nëpër gazeta, ese, përkthime e botime antologjish dhe përmbledhjesh të gjinive të ndryshme. Dukej se gjithmonë ishte i gatshëm të zëvendësonte veshjen e përditshme me rrobën e vjetër dhe të dalë boje të të burgosurit politik. Në fillim kundër fashizmit dhe më pas kundër juntës ushtarake. Shumë universitete të njohura të Europës e kanë për nder t’i japin titullin “Honoris Causa”, ndërsa vepra e tij fillon të përkthehet nga shtëpitë botuese më prestigjioze në mbarë botën.

Δεν υπάρχουν σχόλια: