|
PASHKË
2026!! †
A n a s t a s i Mitropolit
i Korçës,
Perspektiva
e Njeriut dhe Krijimit
Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë të
Mitropolisë sonë, Vëllezër dhe motra bashkëudhëtarë në
besim dhe shpresë, “Tani të gjitha u mbushën me dritë,
qielli dhe dheu dhe të nëndheshmet….” (Kanoni i Pashkës). Në madhështinë e shenjtë të kësaj të
kremteje të ndritshme, Kisha shpall në mbarë botën lajmin më të gëzueshëm dhe
më shpresëdhënës të besimit tonë:
Krishti u Ngjall!
Ngjallja e Zotit tonë Jisu Krisht
është themeli ontologjik i ekzistencës së Kishës dhe i shpresës së njeriut.
Pa Ngjalljen, Ungjilli do të ishte bosh dhe besimi i kotë. Siç dëshmon
Apostull Pavli: “Nëse Krishti nuk është ngjallur, atëherë i kotë është predikimi
ynë dhe i kotë është edhe besimi juaj”. Kisha jeton, merr frymë dhe dëshmon,
sepse Krishti u ngjall. Gëzimi i Ngjalljes është fryma e saj jetësore. Kjo
shpallje e Ngjalljes, është zbulesa e së vërtetës më të thellë të botës dhe
të historisë. Sepse me Ngjalljen e Krishtit zbulohet se vdekja nuk e ka
fjalën e fundit mbi ekzistencën njerëzore; se bota nuk është e destinuar për
vdekjen, por për jetën; se historia nuk përfundon në errësirën e varrit, por
hapet drejt dritës së përjetshme të Perëndisë dhe se jeta që na dhuroi
Perëndia është më e fortë se çdo forcë e prishjes dhe e shkatërrimit. “Krishti u ngjall së vdekurish, fryti
i parë i atyre që kanë fjetur” (1 Kor.15:20). Shpall me siguri apostull
Pavli. Ngjallja e Krishtit është fillimi i
krijimit të ri. Zoti i Ngjallur hyn në histori si Adami i ri dhe hap për
natyrën njerëzore rrugën e mosprishjes. Shën Athanasi i Madh shënon se
Krishti me Ngjalljen e Tij “shkatërroi vdekjen dhe prishjen” dhe i dha njeriut
mundësinë të jetojë në dritën e jetës së përjetshme (Mbi Mishërimin). Krishti
nuk u kthye thjesht në jetën e mëparshme si Llazari; Ai u ngjall me një trup
të lavdëruar, të transformuar. Kjo do të thotë se natyra njerëzore, në
Krishtin tashmë ka kaluar përtej kufirit të vdekjes. Në personin e Krishtit
njerëzimi ka hyrë në jetën e përjetshme. Prandaj Kisha e quan Pashkën
“festa e festave dhe kremtimi i kremtimeve”, siç shpall Shën Grigori Teologu.
Sepse në Ngjallje përmbushet misteri i ekonomisë hyjnore: Perëndia zbret deri
në vdekje për të ngritur njeriun në jetën e Tij hyjnore. Vdekja, e
cila, që nga fillimi i historisë njerëzore dukej si një tiran i pamposhtur
dhe ka qenë sprova më e madhe e ekzistencës njerëzore, në personin e Krishtit
gjen shkatërruesin e saj. Në Ngjalljen e Tij, shfaqet e mundur. Nuk pushon së
ekzistuari si nje fakt biologjik, por humbet fuqinë e saj absolute. Shën Joan
Gojarti në predikimin e tij të mrekullueshëm të Pashkës na thotë. “Krishti
u Ngjall dhe demonët ranë.
Krishti u Ngjall dhe engjëjt gëzohen, Krishti
u Ngjall dhe jeta mbretëron.” Të
dashur vëllezër, Koha
jonë karakterizohet nga kontradikta të mëdha. Njeriu ka arritur suksese të
jashtëzakonshme në shkencë dhe teknologji, ka zgjeruar horizontet e dijes dhe
ka fituar fuqi mbi natyrën, që dikur dukeshin të paimagjinueshme. E
megjithatë, pavarësisht këtij përparimi, njerëzimi vazhdon të jetojë në ankth
dhe pasiguri të thellë dhe bota duket shpesh e mbështjellë nga mjegulla e
hijes së frikës. Luftërat që plagosin popujt, si konflikti i vazhdueshëm në
Ukrainë dhe tragjedia që përjeton Lindja e Mesme, na kujtojnë me dhimbje se
paqja e botës është e brishtë dhe e kërcënuar. Shpesh njeriu, mbetet i
pafuqishëm për të shëruar plagët e thella që vetë krijon. Në këtë realitet të
trazuar, Ngjallja e Krishtit është një shpallje shprese për gjithë
njerëzimin. Ajo na kujton se historia nuk drejtohet nga forcat e dhunës dhe
të errësirës, por nga fuqia e jetës që buron nga Perëndia. Në dritën e
Ngjalljes, njeriu mëson se dëshpërimi nuk është fjala e fundit e historisë
dhe se dashuria e Perëndisë mund të hapë horizonte të reja edhe aty ku
gjithçka duket e mbyllur. Prandaj, përballë ankthit të kohës sonë, Kisha
vazhdon të shpallë se shpresa e vërtetë nuk gjendet në fuqitë e përkohshme të
kësaj bote, por në Krishtin e Ngjallur, i cili mbetet burimi i pashtershëm i
jetës dhe i paqes. Vetë
Krishti u premtoi nxënësve të Tij: “Po
ju lë paqen, po ju jap paqen time; jo siç e jep bota, Unë po jua jap” (Jn.
14:27). Kështu,
Kisha e di se shpresa e vërtetë e njerëzimit ka vetëm një burim: Krishtin
e Ngjallur. Shën
Maksim Konfesori mëson se në misterin e Krishtit zbulohet qëllimi
përfundimtar i krijimit: që e gjithë bota të bashkohet me Perëndinë dhe të
shndërrohet në lavdinë e Tij. Ngjallja, pra, nuk i përket vetëm njeriut, por
tërë krijimit, i cili – siç shkruan Apostull Pavli – “psherëtin dhe vuan
bashkë” duke pritur ripërtëritjen e tij (Rom. 8:22). Të dashur
vëllezër dhe motra, Mesazhi i
Pashkës mbetet përgjigjja e vetme dhe më e thellë e Kishës ndaj dramës së
historisë. Në çdo epokë, edhe në ato kur errësira duket se mbulon horizontin
e botës, drita e Ngjalljes vazhdon të ndriçojë rrugën e njerëzimit. Sepse
Krishti i Ngjallur është gjithçka në të gjitha, është prania e gjallë që
shoqëron historinë dhe e udhëheq atë drejt përmbushjes së saj në Mbretërinë e
Perëndisë. Nga varri
bosh i Jerusalemit buron deri sot drita që mund të ndriçojë historinë dhe të
ripërtërijë zemrën njerëzore. Nga Ai varr i zbrazët fillon një histori e re
për njerëzimin: historia e jetës që mund vdekjen, historia e dashurisë që
tejkalon urrejtjen, dënimin dhe hakmarrjen, dhe e dritës që shpërndan çdo
errësirë. Në këtë dritë çdo njeri është i thirrur të bëhet dëshmitar i
shpresës dhe ndërtues i paqes. Le të
hapim, pra, zemrat tona ndaj dritës së Ngjalljes dhe le të lejojmë që ajo të
shndërrojë jetën tonë, familjet tona, marrëdhëniet tona dhe shoqërinë tonë.
Sepse vetëm kur drita e Krishtit ndriçon zemrën e njeriut, mund të lindë
shpresa dhe të vijë paqja e vërtetë. Me
dashuri dhe me gëzimin e shenjtë të Ngjalljes, ju uroj gëzuar Pashkët! Krishti
u Ngjall! Korçë
12 prill 2026
|
ΠΑΣΧΑ 2026 † Αναστάσιος Μητροπολίτης Κορυτσάς
Προς τον ιερό κλήρο και τους πιστούς
της Μητροπόλεώς μας, «Τώρα τα πάντα επληρώθησαν φωτός,
ουρανός τε και γη και τα καταχθόνια…» (Κανών Πάσχα) Μέσα στη μεγαλοπρέπεια αυτής της
λαμπρής εορτής, η Εκκλησία αναγγέλλει σε όλον τον κόσμο το πιο χαρμόσυνο και
ελπιδοφόρο μήνυμα της πίστεώς μας:
Χριστός Ανέστη!
Η Ανάσταση του Κυρίου ημών Ιησού
Χριστού αποτελεί το οντολογικό θεμέλιο της υπάρξεως της Εκκλησίας και της
ελπίδας του ανθρώπου. Χωρίς την Ανάσταση, το Ευαγγέλιο θα ήταν κενό και η
πίστη μάταιη. Όπως μαρτυρεί ο Απόστολος Παύλος: Η Εκκλησία ζει, αναπνέει και μαρτυρεί,
διότι ο Χριστός Ανέστη. Η χαρά της Αναστάσεως είναι η ζωτική της πνοή. Αυτή η
αναγγελία της Αναστάσεως αποτελεί την αποκάλυψη της βαθύτερης αλήθειας του
κόσμου και της ιστορίας. Διότι με την Ανάσταση του Χριστού φανερώνεται ότι ο
θάνατος δεν έχει τον τελευταίο λόγο πάνω στην ανθρώπινη ύπαρξη· ότι ο κόσμος
δεν είναι προορισμένος για τον θάνατο αλλά για τη ζωή· ότι η ιστορία δεν
καταλήγει στο σκοτάδι του τάφου, αλλά ανοίγεται προς το αιώνιο φως του Θεού·
και ότι η ζωή, την οποία μας χάρισε ο Θεός, είναι ισχυρότερη από κάθε δύναμη φθοράς
και καταστροφής. «Χριστὸς ἐγήγερται ἐκ νεκρῶν, ἀπαρχὴ τῶν
κεκοιμημένων» (Α΄ Κορ. 15,20), διακηρύσσει με βεβαιότητα ο Απόστολος Παύλος. Η Ανάσταση του Χριστού είναι η απαρχή
της νέας κτίσεως. Ο Αναστάς Κύριος εισέρχεται στην ιστορία ως νέος Αδάμ και
ανοίγει για την ανθρώπινη φύση την οδό της αφθαρσίας. Ο Άγιος Αθανάσιος ο
Μέγας σημειώνει ότι ο Χριστός με την Ανάστασή Του «κατέλυσε τον θάνατο και τη
φθορά» και έδωσε στον άνθρωπο τη δυνατότητα να ζει στο φως της αιωνίου ζωής. Ο Χριστός δεν επέστρεψε απλώς στην
προηγούμενη ζωή, όπως ο Λάζαρος, αλλά Ανέστη με δοξασμένο και μεταμορφωμένο
σώμα. Αυτό σημαίνει ότι η ανθρώπινη φύση, εν Χριστώ, έχει πλέον υπερβεί το
όριο του θανάτου. Στο πρόσωπο του Χριστού η ανθρωπότητα εισήλθε στην αιώνια
ζωή. Γι’ αυτό η Εκκλησία ονομάζει το Πάσχα
«εορτή εορτών και πανήγυρη πανηγύρεων», όπως διακηρύσσει ο Άγιος Γρηγόριος ο
Θεολόγος. Διότι στην Ανάσταση εκπληρώνεται το μυστήριο της θείας οικονομίας:
ο Θεός κατέρχεται μέχρι τον θάνατο για να υψώσει τον άνθρωπο στη θεία ζωή
Του. Ο θάνατος, που από την αρχή της
ανθρώπινης ιστορίας φαινόταν ως αήττητος τύραννος, στο πρόσωπο του Χριστού
βρίσκει τον καταλύτη του. Με την Ανάστασή Του φανερώνεται νικημένος. Δεν
παύει να υπάρχει ως βιολογικό γεγονός, αλλά χάνει την απόλυτη εξουσία του. Ο Άγιος Ιωάννης ο Χρυσόστομος στο
περίφημο πασχάλιο κήρυγμά του λέγει: «Χριστός Ανέστη και οι δαίμονες
πεπτώκασιν.
Αγαπητοί αδελφοί, Η εποχή μας χαρακτηρίζεται από μεγάλες
αντιφάσεις. Ο άνθρωπος έχει επιτύχει εντυπωσιακά επιτεύγματα στην επιστήμη
και την τεχνολογία, έχει διευρύνει τους ορίζοντες της γνώσης και έχει
αποκτήσει δύναμη πάνω στη φύση που άλλοτε φαινόταν αδιανόητη. Και όμως, παρά
την πρόοδο αυτή, η ανθρωπότητα συνεχίζει να ζει μέσα σε άγχος και σε βαθιά ανασφάλεια. Οι πόλεμοι που πληγώνουν τους λαούς —
όπως η σύγκρουση στην Ουκρανία και η τραγωδία της Μέσης Ανατολής — μας
υπενθυμίζουν πόσο εύθραυστη είναι η ειρήνη. Συχνά ο άνθρωπος παραμένει
ανίσχυρος να θεραπεύσει τις πληγές που ο ίδιος δημιουργεί. Μέσα σε αυτή τη ταραγμένη
πραγματικότητα, η Ανάσταση του Χριστού αποτελεί μήνυμα ελπίδας για όλη την
ανθρωπότητα. Μας θυμίζει ότι η ιστορία δεν καθορίζεται από τις δυνάμεις της
βίας και του σκότους, αλλά από τη δύναμη της ζωής που πηγάζει από τον Θεό. Στο φως της Αναστάσεως, ο άνθρωπος
μαθαίνει ότι η απόγνωση δεν είναι ο τελευταίος λόγος της ιστορίας και ότι η
αγάπη του Θεού μπορεί να ανοίξει νέους ορίζοντες ακόμη και εκεί όπου όλα
φαίνονται κλειστά. Ο ίδιος ο Χριστός υποσχέθηκε στους
μαθητές Του: Έτσι η Εκκλησία γνωρίζει ότι η αληθινή
ελπίδα της ανθρωπότητας έχει μία μόνο πηγή: Ο Άγιος Μάξιμος ο Ομολογητής διδάσκει
ότι στο μυστήριο του Χριστού αποκαλύπτεται ο τελικός σκοπός της κτίσεως: να
ενωθεί όλη η δημιουργία με τον Θεό και να μεταμορφωθεί στη δόξα Του. Η
Ανάσταση, λοιπόν, δεν αφορά μόνο τον άνθρωπο, αλλά όλη την κτίση, η οποία
«συστενάζει και συνωδίνει» αναμένοντας την ανακαίνισή της (Ρωμ. 8,22). Αγαπητοί αδελφοί και αδελφές, Το μήνυμα του Πάσχα παραμένει η
βαθύτερη απάντηση της Εκκλησίας στο δράμα της ιστορίας. Σε κάθε εποχή, ακόμη
και όταν το σκοτάδι φαίνεται να καλύπτει τον ορίζοντα, το φως της Αναστάσεως
συνεχίζει να φωτίζει την πορεία της ανθρωπότητας. Από τον κενό τάφο της Ιερουσαλήμ
πηγάζει μέχρι σήμερα το φως που μπορεί να φωτίσει την ιστορία και να
ανακαινίσει την ανθρώπινη καρδιά. Από εκεί αρχίζει μια νέα ιστορία: η ιστορία
της ζωής που νικά τον θάνατο, της αγάπης που υπερβαίνει το μίσος και του
φωτός που διαλύει κάθε σκοτάδι. Ας ανοίξουμε, λοιπόν, τις καρδιές μας
στο φως της Αναστάσεως και ας επιτρέψουμε να μεταμορφώσει τη ζωή μας, τις
οικογένειές μας και την κοινωνία μας. Διότι μόνο όταν το φως του Χριστού
φωτίζει την καρδιά του ανθρώπου, γεννιέται η αληθινή ελπίδα και έρχεται η
ειρήνη. Με αγάπη και με τη χαρά της
Αναστάσεως, σας εύχομαι: Καλό Πάσχα! Κορυτσά, 12 Απριλίου 2026
|
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου