Σελίδες

A KINI REZERVUAR BILETË?

Image result for αυγουστίνος καντιώτης+Episkop Avgustin Kantioti Ish-Mitropolit i Follorinës

A KINI REZERVUAR BILETË?

(ΕΧΕΤΕ ΕΙΣΗΤΗΡΙΟ;)
Athinë 1995

KINI REZERVUAR BILETË?

+ Ish Mitropoliti i Follorinës

Episkop Avgustin Kantioti

Udhëtoni?

Bota, të dashur lexues, flet për udhëtime. Një mani e tmerrëshme për të udhëtuar ka pushtuar sot njeriun. Makina, hekurudha, anije, aeroplanë lëvizin papushim në të gjitha vijat gjeografike të tokës, detit dhe ajrit, dhe transportojnë shumica të tëra pasagjerësh. Dhe kush janë këta që udhëtojnë? Nuk janë më vetëm ata që qarkullojnë për punë tregëtie dhe nevoja të tjera si këto. Janë dhe të tjerët që duan të zbaviten sepse janë të mërzitur, të ndryshojnë ambientin, të kënaqin kurreshtjen e tyre, të vizitojnë qytete me thesare arkeologjike dhe histori, të shohin dhe të shijojnë të gjitha bukuritë e globit tokësor, plazhe, lumenj, liqene, ishuj magjepsës, pyje të virgjër, male të larta. Turizmi, ky idhull i ri, feja e re e këtij shekulli që jetojmë, ndërmori reklamimin e vendeve të ndryshme dhe është shkak për gjithë këto udhëtime, të cilat zgjatin pak apo shumë, brenda apo jashtë vendit. Veçanërisht të Dielave dhe të kremtet e Kishës, shpejt e shpejt herët në mengjes, turma të tëra njerëzish dalin nga qytetet që të adhurojnë natyrën dhe jo Krijuesin e natyrës. Një adhurim i natyrës si prej kafshe, pa asnjë lidhje me botën shpirtërore, një adhurim natyre që infekton gjithçka, akoma dhe ato instituctionet dhe faltoret e shënjta, si p.sh. manastiret, të cilat u ndërtuan me qëllim që t’a ngrehin lart njeriun, lart tek Perëndia. Shtyhen në rradhë nëpër agjencitë e biletave. Me fat konsiderohet ai që mundet të sigurojë në kohë biletë dhe të sigurojë një vend udhëtimi. Do të kalojë një udhëtim të këndëshëm, do të shplodhet dhe argëtohet, dhe kështu do të ripërtërijë vehten duke marrë forca të reja!

Edhe në Hënë!

Udhëtojnë pra turistët. Udhëtojnë nëpër të gjitha gjërësitë dhe gjatësitë gjeografike. Por tani, njerëzit duke mos u mjaftuar me udhëtimet tokësore filluan t’a zgjerojnë këtë maninë e tyre për të udhëtuar përtej rruzullit tokësor. Udhëton njerëzimi për në Hënë dhe po planifikon udhëtime edhe nëpër yje të tjera. Por për udhëtime të tilla nevojiten mjete të reja transporti dhe komunikimi, raketa të pajisura me mjete të veçanta të cilat shkenca i quan anije kozmike. Edhe nëse supozojmë se njeriu do të arrijë të shkojë edhe në yjet më të largëta, ju pyes pra – çfarë dobi shpirtërore do të sjellë kjo gjë?! Edhe sikur njeriu të arrijë të udhëtojë lirshëm në hapësirë, as atëhere nuk do të jetë më afër Perëndisë sesa është tani që gjendet këtu në tokë. Qielli që shohim me sytë tanë fizikë nuk është gjë tjetër veçse një hije e thjeshtë, një pamje e atij qiellit tjetër, e qiellit shpirtëror, një imazh i botës së palëndëshme. Drejt asaj bote, n’a thërresin t’a drejtojmë vëmendjen Shkrimet e Shënjta, dëshmia e të cilave duhet të konsiderohet, në mënyrë të pakrahasueshme, si më e besueshme dhe më e sigurt sesa dëshmia e pesë shqisave tona, më e besueshme dhe e padyshimtë sesa dëshmia e mikroskopëve, teleskopëve, televizorëve, radiove, radarëve dhe çfarëdo lloj mjeti tjetër surprizues të shekullit tonë.

U hap udha drejt qiejve

Drejt këtij qielli pra thërritemi. Në atë qiell i pari që u ngjit ishte Jisu Krishti. Gjatë ditës së lavdishme të Ngjitjes në Qiell (Shestet) Krishti u ngrit në Qiell, u nda trupërisht prej Apostojve të Tij duke i bekuar, këmbët e Tij nuk shkelnin më mbi dhe’, dhe u çua lart në Qiell, ashtu siç shkruan Ungjillori Lluka kur përshkruan këtë ngjarje mbinatyrore (Lluk.24:51). Ëngjëjt të habitur shohin këtë pamje dhe pyesin Ëngjëjt e tjerë që shoqëronin Zotin gjatë udhëtimit të tij triumfues: “kush është ky mbret i lavdishëm?”. Dhe marrin përgjigjen “Zoti i forcave qiellore, Ai është ky mbret i lavdishëm (Psalm.23:10). Kishin arësye ëngjëjt të çuditeshin, sepse, ashtu siç shënon dhe Shën Athanasi i Madh, shihnin një njeri të ngjitet në qiell. Ata e dinin fort mirë që pas mëkatit të parë dyert e Parajsës ishin të mbyllura për këdo njeri. Por Jisu Krishti, me vojtjet e Tij Hyjnore, me vdekjen mbi kryq dhe ngjalljen e Tij, duke qënë njeri dhe Perëndi njëkohësisht, hapi dhe inaguroi udhën drejt qiejve. Që atëhere të gjithë besimtarët që u pagëzuan dhe rrojnë sipas dëshirës së Zotit, duke qënë në jetën e tanishme njëkohësisht gjenden edhe lart, në udhën që të çon pa rrezik dhe me siguri drejt qiejve. Për ta vdekja është një episod i udhëtimit të tyre në këtë botë, është si porta e një treni, e cila me porosi nga lart hapet në një stacion të caktuar dhe ja përpara udhëtarëve shfaqet një qytet plot dritë, një botë plot dritë, gëzim dhe dëfrim, shfaqet përpara syve të tyre një botë plot çudi të paimagjinueshme dhe të kënaqëshme. Ata janë “të fjeturit më Zotin”, të cilët pikërisht për këtë arësye u quajtën “të lumëruar”, të lumtur pra, sipas zërit që dëgjoi në Zbulesa nxënësi i dashur i Zotit, ungjillori Joan (Zbulesa 14:13).
Është dhe dikush tjetër që – duke rrojtur akoma në këtë botë – u vlerësua të udhëtojë në botën qiellore, të ngjitet deri në qiellin e tretë dhe pastaj të zbresë përsëri mbi dhe’, për të vazhduar betejat e tij me akoma më tepër zell dhe forcë. Ky njeri i mbajti të gjalla deri në vdekje kujtimet e atyre pak momenteve që jetoi në atë botë, atë botë që Shkrimi i Shënjtë shrpeh me një fjalë tepër konçize, me fjalën parajsë. Kush pra është ky që u vlerësua të bëjë një udhëtim në parajsë duke qënë akoma në këtë botë? Është Apostoll Pavli (Let. II Korinth. 12:1-5). -O Apostoll i shënjtë Pavël – udhëtove pra në qietjë dhe u ktheve! Ja, po të vijmë pranë duke të rrethuar. Kemi etje për dije, duam të mësojmë të rejat që n’a sjell. Duam të n’a thuash çfarë pe dhe çfarë dëgjove në atë botë. Dhe Apostoll Pavli n’a përgjigjet.
-Vëllezërit e mij, ato që pashë në atë botë janë të pamundura të shprehen nga gjuha njerëzore. Por kurrë mos kini dyshim për ekzistencën e asaj bote. Dhe për sa kohë gjendeni në këtë jetë mos i lini ditët e jetës suaj të shkojnë kot dhe pa asnjë frut, por luftoni betejën tuaj shpirtërore të besës dhe virtytit, që të jetë e sigurt hyrja juaj në atë botë, përpara së cilës zbehen dhe zhduken të gjitha bukuritë e kësaj bote ku çdo gjë kalbet dhe prishet.

A po bëhemi gati?

Udhëtim në qiejtë! Vëllezër, a e mendojmë këtë gjë? Kur dikush do të bëjë një udhëtim fillon me kohë të përgatitet në mënyrë që të mos gjendet i papërgatitur minutën e fundit. Kur tani, bëhet fjalë për undhëtim në qiejtë, çfarë mendojmë, për çfarë përkujdesemi dhe çfarë parapërgatitje bëhet?! Këtu, në këtë pikë pra, mendoj se është shumë e përshtatshme për t’u treguar anekdota e mëposhtëme. Një mbret në lashtësi kishte në oborret e tij shumë xhole (shakaxhinj), të cilët e argëtonin me marrëzitë e tyre komike gjatë kohës që ai hante vaftet e ndryshme. Një ditë, i thotë mbreti njërit prej tyre duke i dhënë një shkop: -Merre këtë shkop dhe ruaje, kur të gjesh dikë që është më idiot se ty, atij t’ia japësh… Që atëherë kaluan shumë vite. Vjen koha dhe mbreti sëmuret, është gati të vdesë. Midis të tjerëve që erdhën t’a vizitonin vjen dhe komiku që i dha shkopin. Të qeshura dhe gajasje nuk dëgjohen më nëpër kopshtet dhe sallonat e oborrit mbretëror. Shakaxhiu hyn në dhomën e mbretit, dhe atje bëhet ky dialog midis mbretit dhe tij. -Më duket se po shkoj për rrugë. -Ku po shkoni madhëri? -Shumë larg. -Do të ktheheni shpejt, madhëri? Ndofta për një muaj? -Jo. -Për ndonjë vit? -Jo. -Atëhere kur do të ktheheni madhëri? -Kurrë më. -Kurrë? Jeni përgatitur pra për një udhëtim të tillë? -Hiç fare s’jam përgatitur. -Domethënë po shkoni për gjithmonë dhe nuk jeni përgatitur fare? E tmerrëshme! Atëhere, madhëri, merreni këtë shkop që m’a dhatë dikur me porosi të caktuar, sepse më së fundi gjeta dikë që është më idiot se unë. Dhe ky… jini ju madhëri!
Me të vërtetë i pamëndt është ai që nuk mendon realitetin e vdekjes. Kushdo që ka qoftë dhe gjurmët më të lehta të llogjikës dhe të gjykimit të drejtë në mendjen e vet, duhet të mendohet, bile të mendohet çdo ditë, për atë udhëtim, dhe të mos i ngjasë mbretit të marrë të tregimit të mësipërm (ashtu si dhe i pasuri i pamëndt në paravolinë e Ungjillit – shih pas Llukait 12:16-20), i cili e kalonte kohën e jetës së tij, që është thesar i paçmuar, me të qeshura dhe gajasje, pa e shkuar fare ndër mënd jetën përtej varrit. Jetonte i marri, si bagëtia që kullot me kokën poshtë, si derrat e qelbur që e mbajnë kokën gjithnjë poshtë në tokë, poshtë në llucë, dhe vetëm një herë e ngrehin kokën lart, drejt qiellit. Kur e ngrehin kokën lart? Kur i shpien në therrtore, dhe atje i kthejnë me këmbët përpjetë dhe thika e kasapit është gati t’u hyjë tej për tej. Njeriu pra i llogjikshëm, njeriu me mënd do të mendohet dhe do të parapërgatitet për udhëtimin e tij në qiell.

Një pamje shprehëse dhe e gjallë

Në Malin e Shënjtë, gjatë shekullit të 19-të, ishte një asket në shpellën e Shën Athanasit, themeluesit dhe ndërtuesit të manastirit të shënjtë të Lavrës së Madhe, një ieromonah që quhej Hariton (theksi tek i-ja). Ky asket, duke marrë për bazë siç duket një dorëshkrim të lashtë, botoi një broshurë të vogël me titull: “Udhëtimi në Qiejt”. Ky shkrim përshkruante me gjuhë simbolike udhëtimin, daljen e shpirtit nga trupi, nisjen për në atdheun e përjetëshëm, dhe i nxiste pasagjerët e ardhshëm të siguronin biletë dhe të ishin gati. Në fund të shkrimit botoi dhe një recetë të cilën e quajti “Infermieria”; me këtë recetë, ashtu siç shkruan dhe vetë, mund të gatitet një ilaç për çfarëdo sëmundje të shpirtit. Prej këtij ilaçi duhet çdo shpirt besimtari të marrë nga një dozë me “lugën e pendimit dhe zemrës së thyer”. Një kopje të këtij shkrimi i dërgoi shoqatës Orthodhokse të “40 Shënjtorëve” të Kozanit, një kallogjer i cili bënte jetë asketi gjithashtu në Malin e Shënjtë, në manastirin rus të Shën Pandelimonit, i devotshmi at Joasafi, i cili gjithmonë qante dhe vajtonte duke parashikuar tmerret që do të pësojë njerëzimi për shkak të largimit nga udha e Perëndisë. Për hir të përfitimit shpirtëror të lexuesve, po interpretoj më poshtë, me pak fjalë, kuptimin e plotë të këtij shkrimi të rrallë. Vëllezër dhe etër, të dashur lexues! Fundi është pranë. Vdekja, me mijëra mënyra, vjen dhe i merr njerëzit duke i çuar në jetën tjetër. Mjetet e transportit vazhdimisht janë në lëvizje. Shumicë njerëzish transportohen pa pushim. Bëj pyetjen: Kemi prenotuar biletë? Bileta është ndërgjegja e pastër, të cilën dikush e fiton nëpërmjet besës tek Zoti Jisu Krisht, nëpërmjet besës që nuk qëndron e vdekur por vihet në dukje nëpërmjet veprave të pendesës, punëve të shënjtërimit, nëpërmjet jetës dhe veprave më Krishtin. Sipas besës dhe punëve do të jetë dhe vendi që do të rezervojë secili prej nesh për udhëtim. Në një kohë si e sotmja, kur udhëtimet nëpër rruzillin tokësor, përmes detrave apo duke çarë ajrin, nga njëri skaj i tokës në tjetri, janë pjesë e diskutimeve të përditëshme të njerëzimit, po publikojmë më poshtë të gjithë shkrimin, me qëllim që të tërheqim vëmendjen, qoftë edhe vetëm të pak shpirteve, drejt udhëtimit me të vetetë të madh, drejt udhëtimit më surprizues se çdo udhëtim tjetër, drejt udhëtimit të vetëm me gjithë kuptimin e fjalës, drejt udhëtimit që do të n’a çojë prej dheut në qiejtë e vërtetë. Sado e pabesueshme që mund t’iu duket shumë njerëzve, është realiteti, është aktualiteti që vërteton dhe fjala e papërgënjeshtrueshme e Perëndisë, që drejt atje, drejt botës së palëndëshme dhe shpirtërore ecim; sepse “të rrojturit tonë është në qiejt”, jeta jonë pra është në qiejt (Letra e Pavlit në Filipianët.3:20).

Stacion Hekurudhor me destinacion Qiejt

Biletat shiten në “Agjencinë e Besëmirëve”. Për lehtësimin e gjithë atyre që kanë dëshirë të udhëtojnë në Qiejt, vemë në dispozicion, në mënyrë të përmbledhur, informacionin e mëposhtëm.
Nisja – në çdo moment. Mbërritja – Kur të dëshirojë vullneti i Shënjtë i Perëndisë.
Çmimi i biletave: Vendet e kategorisë së Parë (linja ekspres) – Çmimi: Qashtëri, virgjëri dhe martirizim, përmbushje e plotë e virtyteve të Ungjillit të Shënjtë, rregull dhe pastërti shpirti, bindje, shpirt vetëmohimi për hir të Dashurisë Hyjnore. Vendet e kategorisë së Dytë (linja direkt) – Çmimi: Pendim, besim tek Perëndia dhe kryerje e veprave të mira. Lutje, kreshmim dhe lëmoshë. Vendet e kategorisë së Tretë (linja e orarit të zakonshëm) – Çmimi: Mbajtja e porosive të Zotit dhe të Kishës së Tij të Shënjtë, përmbushje dhe zbatim i detyrave ndaj të afërmit (të afërmit sipas konceptit të Ungjillit dhe jo sipas kuptimit të botës). Vendet e kategorisë së Katërt (linjë me vagona të posaçëm) – Çmimi: Pednim në momentet e fundit të jetës; lutje për faljen e mëkatave.

Disa vërejtje

1. Biletë vajtje-ardhje nuk shitet. 2. Vagona të posaçëm për zbavitje dhe argëtim nuk vihen në dispozicion të udhëtarëve. 3. Bileta për fëmijët e vegjël, mëndja e të cilëve është e pastër nga çdo djallëzi dhe e pafajshme, është gratis. Mjafton vetëm t’i përkasin dhe të kenë zënë vend në gjirin e shënjtë të Kishës Orthodhokse. 4. Pasagjerët janë të lutur të mos sjellin asgjë me vehte përveç punëve të tyre të mira, nëse dëshirojnë t’a arrijnë në kohë trenin dhe të mos shkaktojnë vonesa. 5. Në çdo stacion ku ndalon treni pranohen pasagjerë. 6. Çdo biletë duhet të jetë e aprovuar me vulën e shënjtë të Besimit Orthodhoks dhe të Hirit të Shënjtëruar.
Për të shmangur sëmundje dhe epidemi, gjatë udhëtimit pasagjeri duhet të ketë: rrënjë të forta bese, gjethe freskonjëse të shpresës, lule kundërmonjëse të dashurisë, zambakë të pastërtisë së shpirtit dhe zemrës, lule mersinë të përmbajtjes, dhe drurin e Kryqit. Të gjitha këto duhet t’i ketë me vehte pasagjeri dhe t’i lidhë mirë me perin e zemërdashurisë, më pas t’i vendosë me kujdes në kusinë prej balti të lutjes, dhe t’i zjejë në zjarrin e dashurisë, pastaj t’i spërkatë me verën e dëfrimit të shënjtë dhe me ujin e gazuar mineral të thjeshtësisë, dhe në fund t’i hedhë sipër mbulesën e heshtjes. Lere pra o pasagjer këtë gatitje gjatë natës nën dritën e mendimit, dhe pi nga një filxhan çdo mëngjes dhe mbrëmje duke qënë i sigurt që do të shijosh jetë të gjatë dhe plot shëndet.
Që të kalosh doganën dhe të hysh në shtëpinë e Perëndisë, duhet të shtrosh poshtë në valicën e udhëtimit përuljen, sipër saj të shtrosh bindjen dhe mbi to të shtrosh lutjen. Më pas mbushe atë duke shuajtur pasionet dhe mëkatat e tua, dhe pasi të marrësh ombrellën e dashurisë ec me siguri drejt shtëpisë së Perëndisë. Afroju katedrës së rrëfimit dhe paraqit biletën, për aprovimin e të cilës duhet të paguash me frikë gjithçka që kërkohet prej teje. Më tutje merr/përfto vulën e shënjtë nëpërmjet Jisu Krishtit gjatë Eukaristit Hyjnor duke u kunguar me Trupin dhe Gjakun e Tij të Shënjtë, dhe ec i sigurt dhe i qetë në udhën tënde. Po të përshëndosh ty o pasagjer dhe unë, dhe shpresoj që me mëshirat e pasura të Perëndisë dhe nëpërmjet lutjeve të tua të takohemi përsëri në qiell. Amin.

Infermieria e shpirtit – recetë shpirtërore

Shko dhe këput rrënjën e varfërisë shpirtërore, merr gjethet e durimit dhe përulësisë, dhe lutjen e të sëmurit shpirtërisht, dhe shtypi në havanin e bindjes; më pas t’i sitësh të gjitha këto në mendjen tënde duke përdorur sitën e mendimeve të pastra dhe frutdhënëse; shtjere këtë përbërje në enën e pastruar të shpirtit tënd duke shtuar ujin e dashurisë, dhe poshtë enës ndiz zjarrin e dëshirave të shënjta; pasi t’i zjesh mirë e mirë serviri me sjellje të dalluar shpirtërore, dhe veri në gojë duke përdorur lugën e pendimit dhe zemrës së thyer, dhe mos u kthe kurrë mbrapsht në jetën tënde. Ky është bari mjekësor që shpërndan shumicën e mëkatave.
Në shpellën e Shën Athanasit të Manastirit të Lavrës së Madhe në Malin e Shënjtë,
30 Maj, 1902 Ieromonahu i përulur dhe i varfër shpirtërisht +HARITON
Përktheu nga Greqishtja
Aleksandër Filip Nëndor 2007
I përkushtohet Gjerondit të nderuar, luftëtarit të paeupur dhe shëmbëlltor të Orthodhoksisë, ierarhut të ndriçuar të Kishës së Shënjtë Orthodhokse të Krishtit, ish-Mitropolitit të Follorinës, Prespës dhe Ordheas, vetë autorit të flaktë të këtij predikimi (dhe shumë veprave të tjerave) AVGUSTIN KANTIOTIT.
Paçim të gjithë ne bekimet dhe uratat e tua Hirësi! Me dashuri më Krishtin, Përkthyesi.

Ο ανταποκριτής του Αθηναϊκού Πρακτορείου φερέφωνο του Έντι Ράμα

Ο Ο καθηγητής του τμήματος ελληνικών σπουδών του πανεπιστημίου Αργυρόκαστρου, Παναγιώτης Μπάρκας, τα τελευταία χρόνια λειτούργει ως φερέφωνο του Αλβανού πρωθυπουργού στα θέματα του ελληνισμού της Βορείου Ηπείρου και ειδικά στο περιουσιακό που ταλανίζει την Χιμάρα.
Μάλιστα ως ανταποκριτής του Αθηναϊκού Πρακτορείου και της ΕΡΤ στην Ελλάδα δεν έχει κάνει καμία αναφορά στα σχέδια ανάπλασης που αφορούν την Χιμάρα.
.Αντιθέτως στην Αλβανία ο κύριος Μπάρκας έχει γίνει φανατικός υποστηρικτής του Έντι Ράμα δημοσιεύοντας πληθώρα άρθρων σε φιλοκυβερνητικές εφημερίδες της Αλβανίας όπου εξυμνεί τον Ράμα και βάλλει κατά των Χιμαραίων.
Πρόσφατα αναφέρθηκε με λεπτομέρειες στην συνάντηση που είχαν οι κάτοικοι της Χιμάρας με τον Αλβανό πρωθυπουργό. Μιας και επαφές με Χιμαραίους ουδέποτε είχε, από που πήρε άραγε την πληροφορία;
Συμβουλεύουμε τον κύριο Μπάρκα να μην μπλέκει τα κολλητιλίκια με τα πατριωτικά! Ξέχασε πολύ γρήγορα τις διώξεις που δέχθηκε ο ίδιος στο παρελθόν από την Αλβανική κυβέρνηση ως Έλληνας μειονοτικός (λέει ο ίδιος).
Θα ήταν πιο ορθό να μεταφέρει στον πολιτικό του προϊστάμενο, Έντι Ράμα, τα προβλήματα που αφορούν τα μέλη της Ελληνικής Μειονότητας και τα δικαιώματά τους, τα οποία έχουν καταπατηθεί βάναυσα από την Κυβέρνηση Ράμα
Κλείνοντας θα κλείσουμε με μια γαλλική παροιμία που μας είχατε γράψει σε σχετική επιστολή σας την περίοδο που ήθελαν να σας καταδικάσουν οι αλβανικές αρχές γιατί προσπαθήσατε να αναδείξετε και να προβάλλεται τον ελληνικό πολιτισμό στην Βόρειο Ήπειρο. Η παρακάτω παροιμία πιστεύουμε σας αντικατοπτρίζει και σας την αφιερώνουμε:
“Μη θέτεις σε δοκιμασία φίλους διότι θα μείνεις χωρίς φίλους”

Κυριακή μετά την ύψωση - E djela pas lartësimit të Kryqit.

Αποτέλεσμα εικόνας για κυριακη μετα την υψωση

Κυριακή μετά την ύψωση

Να σηκώνουμε το σταυρό μας

Την Κυριακή μετά την Ύψωση του Τιμίου Σταυρού, στο ευαγγελικό ανάγνωσμα ο Κύριος καλεί όλους τους πιστούς να σηκώνουμε με πίστη τον δικό μας σταυρό λέγοντας: Εκείνος που θέλει να με ακολουθεί ως μαθητής μου, ας διακόψει κάθε σχέση με τον διεφθαρμένο από την αμαρτία εαυτό του και ας πάρει τη σταθερή απόφαση να σηκώνει καθημερινά τον σταυρό του, και τότε ας με ακολουθεί. Διότι, όποιος θέλει να σώσει την πρόσκαιρη ζωή του, θα χάσει την αιώνια ζωή. Όποιος όμως χάσει και θυσιάσει τη ζωή του για μένα και το Ευαγγέλιό μου, αυτός θα σώσει την ψυχή του και θα κερδίσει την αιώνια μακαριότητα.

Τι νόημα έχουν τα λόγια αυτά του Κυρίου; Γιατί ο Κύριος ζητά από όλους τους μαθητές του να σηκώνουν διαρκώς ένα σταυρό; Για να κατανοήσουμε το νόημα των λόγων αυτών του Κυρίου θα πρέπει να δούμε πότε ο Κύριος είπε τα λόγια αυτά. Τα είπε ακριβώς μετά από την ώρα εκείνη που ο απόστολος Πέτρος με έντονο τρόπο προέτρεψε τον Κύριο να μην πάει στην Ιερουσαλήμ, να άνηθοι το Πάθος και το σταυρικό θάνατο. Τότε ο Κύριος μπροστά στους μαθητές επέπληξε τον Πέτρο και του είπε: «ὕπαγε ὀπίσω μου, σατανᾶ» (Ματθ. ις’ 23). Διότι ο Πέτρος δεν μπορούσε να κατανοήσει εκείνη την ώρα ότι χωρίς τον σταυρικό θάνατο του Κυρίου δεν θα σωζόταν το ανθρώπινο γένος.

Αμέσως λοιπόν μετά ο Κύριος προσκαλεί τους μαθητές του και τα πλήθη και μπροστά σε όλους λέει ότι όχι μόνον ο ίδιος πρέπει να σταυρωθεί, αλλά και ότι κανείς δεν μπορεί να σωθεί παρά μόνον αν σηκώσει ο καθένας τον δικό του σταυρό και Τον ακολουθήσει όπως το πρόβατο τον ποιμένα, όπως ο δούλος τον κύριό του, όπως ο στρατιώτης τον βασιλέα, ακολουθώντας τον ίδιο δρόμο.

Αλλά τι σημαίνει να σηκώνουμε τον σταυρό μας; Όπως οι κατάδικοι σήκωναν τον σταυρό τους μέχρι τον τόπο της θανατικής τους εκτελέσεως, με τη βεβαιότητα ότι σε λίγο θα πέθαιναν, έτσι κι εμείς: να ζούμε καθημερινά ως μελλοθάνατοι, έχοντας διακόψει οριστικά κάθε δεσμό με τη ζωή αυτή, με τον κόσμο, την αμαρτία, τον παλαιό εαυτό μας. Με την απόφαση κάθε στιγμή, αργά η γρήγορα, να πεθάνουμε.

Σημαίνει ακόμη να σηκώνουμε αγόγγυστα τον σταυρό της κάθε ημέρας. Δηλαδή τις θλίψεις και τις δοκιμασίες που θα επιτρέψει ο Θεός στη ζωή μας, κάθε στενοχώρια και πόνο, κάθε δυσκολία στον αγώνα για την κατανίκηση των παθών μας και την απόκτηση των αρετών. Με τη βεβαιότητα ότι ο σταυρός, ο πόνος και οι θλίψεις είναι η κοινή κληρονομιά των παιδιών του Θεού· και ότι ο Κύριος επιτρέπει στον καθένα μας ξεχωριστό και μοναδικό για την περίπτωσή μας κατάλληλο σταυρό, και αυτόν οφείλουμε να τον σηκώνουμε όχι με γογγυσμό και ταραχή, με αντίδραση και διαμαρτυρία. Ούτε καταναγκαστικά, επειδή δεν μπορούμε να κάνουμε αλλιώς. Αλλά με χαρά, με την πεποίθηση ότι αυτός ο σταυρός θα μας οδηγήσει στη σωτηρία.

Πόσο αξίζει μια ψυχή

Ο Κύριος στη συνέχεια κάνει μία σύγκριση ανάμεσα στην εγκοσμιότητα και στην αιωνιότητα. Τι θα ωφελήσει τον άνθρωπο, λέει, εάν κερδίσει όλο αυτόν τον υλικό κόσμο, και στο τέλος χάσει την ψυχή του, η οποία επειδή είναι πνευματική και αιώνια δεν συγκρίνεται με κανένα από τα υλικά αγαθά του φθαρτού κόσμου; Και, εάν ένας άνθρωπος χάσει την ψυχή του, τι θα δώσει ως αντάλλαγμα, για να την εξαγοράσει απ’ την αιώνια απώλεια;

Οποιοσδήποτε ντραπεί εμένα, συνέχισε ο Κύριος, επειδή φοβόνται τις περιφρονήσεις των ανθρώπων της αποστατημένης αυτής γενιάς, αυτόν θα τον αποκηρύξει και ο Υιός του ανθρώπου κατά τη μέλλουσα κρίση. Αυτός δηλαδή θα χάσει την ψυχή του για πάντα!

Με δύο λόγια δηλαδή ο Κύριος μας εξηγεί ποιο είναι το μεγαλύτερο κακό που μπορούμε οι άνθρωποι να πάθουμε: να χάσουμε την αθάνατη ψυχή μας. Διότι, μας λέει, η ψυχή μας αξίζει περισσότερο απ’ όλα τα αγαθά του κόσμου αυτού. Έχει μεγαλύτερη αξία απ’ όλα τα πλούτη, τις τιμές και τις απολαύσεις του κόσμου. Γι’ αυτό άλλωστε, για την πολύτιμη αυτή ψυχή μας ο Χριστός μας έδωσε το πλέον ατίμητο λύτρο, το τίμιο αίμα του. Εξαγόρασε την ψυχή μας απ’  τη σκλαβιά της αμαρτίας, διότι γνωρίζει ο Θεός την πραγματική αξία της ψυχής μας. Εμείς λίγο καταλαβαίνουμε την αιωνία αξία της. Λίγο κατανοούμε ότι η απώλεια της ψυχής είναι το μεγαλύτερο κακό που μπορούμε να πάθουμε. Διότι αν χάσουμε την ψυχή μας, αν χωρισθούμε δηλαδή αιωνίως απ’ τον Θεό και βυθισθούμε στο αιώνιο σκοτάδι, η απώλεια αυτή θα είναι οριστική και αμετάκλητη. Μήπως έχουμε δύο ψυχές, να δώσουμε τη μία στην αμαρτία και την άλλη στον Χριστό; Χρήματα και περιουσίες μπορούμε να ανταλλάξουμε. Την ψυχή μας όμως αν την χάσουμε, χάσαμε τα πάντα, χάσαμε κάθε αγαθό, χάσαμε τον αιώνιο Παράδεισο, χάσαμε τον Θεό. Την ψυχή μας λοιπόν και τα μάτια μας! Την ψυχή μας και τη σωτηρία μας! Πάνω απ’ όλα, και πρώτα απ’ όλα!
E djela pas lartësimit të Kryqit.
Të ngrejmë kryqin tonë.

Të djelën pas Lartësimit të Kryqit të Nderuar, në leximin ungjillor të ditës së sotme Zoti na bën thirrje të gjithëve ne besimtarëve që të ngrejmë kryqi duke na thënë: Ai që do të ndjekë nxënësit e mi, le të ndalojë çdo marrdhënie me veten e tij të korruptuar nga mëkate dhe të marrë një vendim të qëndrueshëm që të ngrerë çdo ditë kryqin e tij dhe atëhere le të më ndjekë. Sepse, ai që do të shpëtojë jetën e tij të përkohëshme, do të humbasë jetën e përjetëshme. Ai i cili do të humbasë dhe do të sakrifikojë për mua dhe Ungjillin tim, ai do të shpëtojë shpirtin e tij dhe do të fitojë lumturinë e përjetëshme.

Çfarë kuptimi kanë këto fjalë të Zotit? Pse Zoti kërkon nga të gjithë nxënësit e tij që të ngrenë vazhdimisht kryqin? Që të kuptojmë këto fjalë të Zotit do të duhet të shikojmë kur Zoti i tha këto fjalë. I tha pikërisht pas atij çasti që apostull Petro me mënyrë tepër intesive i propozoi Zotit që të mos shkonte në Jerusalem, të mohojë Pësimin dhe vdekjen në kryq. Atëhere Zoti para nxënësve të tjerë i bëri vërejtje Petros dhe i tha:


“shko prapa meje , satana” (Mattheu 16,23). Sepse Petroja nuk mund të kuptonte në ato çaste se pa vdekjen me kryq të Zotit nuk do të shpëtonte njeriu.


Menjëherë më pas Zoti fton nxënësit e tij, popullin dhe para të gjithëve thotë që jo vetëm ai vetë duhet të kryqëzohet, por dhe se askush nuk mund të shpëtojë nëse nuk ngre secili kryqin e tij dhe Ta ndjekë ashtu si delja bariun, ashtu si shërbëtorin të zotin e tij, ashtu si ushtari mbretin, duke ndjekur të njejtën rrugë.



Por çfarë do të thotë që të ngremë kryqin tonë? Ashtu si të dënuarit ngrinin kryqin e tyre deri në vendin e ekzekutimit të vendimit të ekzekutimit me vdekje, me sigurinë se pas pak do të vdisnin, kështu dhe ne: të jetojmë çdo ditë sikur jemi të dënuar me vekje, duke ndërprerë përfundimisht çdo lidhje me këtë jetë, me botën, me mëkatin, me veten tonë të vjetër. Me vendimin në çdo çast, herët a vinë të vdesim.


Do të thotë gjithashtu që të ngremë kryqin e çdo dite. Dmth hidhërimet dhe provat që do të lejojë Zoti në jetën tonë, çdo shqetësim dhe dhimbje, çdo vështirësi në betejën tonë për mundjen e pasioneve tona dhe pronësimin e virtyteve. Me sigurinë që kryqi, dhimbja dhe hidhërimet janë trashëgimia e përbashkët e fëmijëve të Zotit, dhe se Zoti lejon për secilin prej nesh një kryq të veçantë, unikal dhe të përshtatshëm, dhe këtë ne kemi detyrë që nga ngrejmë jo me ankesë dhe tronditje, as duke reaguar apo ankuar. As me detyrim, sepse  skemi rrugë tjetër.


Por me gëzim dhe bindjen që ky kryq do të na çojë drejt shpëtimit.


Sa vlen një shpirt.


Zoti në vazhdim bën një krahasim ndërmjet botës dhe përjetësisë.

Thotë, çfarë do të fitonte njeriu nëse fitonte të gjithë këtë botë materiale dhe në fund do të humbiste shpirtin e tij,  e cili mqs është frymë dhe i përjetshëm nuk mund të krahasohet me asnjë ngat të mirat materiale? Dhe nëse njeriu humbet shpirtin e tij, çfarë do të japë për këmbim, që ta blerë nga humbja e përjetëshme?



Ai do të ketë turp nga unë vazhdoi Zoti, mqs ka frikë nga fyerjet e njerëzve të këtij brezi të shthurrur të njerëzve, atë do ta mohojë dhe Biri i njeriut në gjykimin e fundit. Ky pra do të humbas shpirtin pëgjithmonë!




Me dy fjalë pra Zoti na shpjegon se cila është e keqja më e madhe që mundet të pësojmë ne njerëzit: të humbasim shpirtin tonë të pavdekshëm. Sepse na thotë, shpirti ynë vlen më shumë nga të gjitha të mirat e kësaj bote. Ka më tepër vlerë nga të gjitha pasuritë, nderimet dhe shijimet e kësaj bote. Për këtë dhe dpër shpirtin e çmuar Krishti ynë dha për këmbim të paçmueshmen, gjakun e tij të nderuar. Bleu shpirtin tonë nga skllavëria e mëkatit, sepse Zoti e di vlerën e vërtetë të shpirtit tonë. Ne pak kuptojmë nga vlera e tij e përjetëshme.

Pak kuptojmë se humbja e shpirtit është e keqja më e madhe që mund të pësojmë. Sepse nëse humbasim shpirtin tonë, nëse ndahemi përjetësisht nga Zoti dhe fundosemi në errësirën e përjetëshme, kjo humbje do të jetë përfundimtare dhe e pakthyeshme.
Mos kemi dy shpirtra që t’ ja japim njërin mëkatit dhe tjetrin Krishtit? Para dhe pasuri mund të këmbejmë. Shpirtin tonë, ama, nëse e humbim, e humbasim përgjithmonë, humbim çdo të mirë, humbasim Parajsën e përjetëshme, humbasim Zotin. Shpirtin tonë pra duhet ta ruajmë si sytë tonë! Shpirtin tonë dhe shpëtimin tonë! Mbi të gjitha dhe para së gjithash.

U përgatit dhe u përkthye nga Pelasgos Koritsas.

Συνάντηση αντιπροσωπείας κατοίκων της Χιμάρας με τον Αλβανό πρωθυπουργό Εντι Ράμα

 
Ο πρωθυπουργός της Αλβανίας Εντι Ράμα είχε συνάντηση χθες με αντιπροσωπεία κατοίκων της Χιμάρας στα Τίρανα. Το κεντρικό θέμα συζήτησης ήταν το νέο σχέδιο τουριστικής ανάπλασης της Χιμάρας που πλήττει τις κατοικίες των Ελλήνων κατοίκων.
Η συνάντηση αυτή πραγματοποιήθηκε χάρις στην μαχητικότητα των κατοίκων της Χιμάρας και με την συνδρομή διεθνών κύκλων οι οποίοι άσκησαν πίεση στον Ράμα. Σίγουρα θα μπορούσαμε να χαρακτηρίσουμε το γεύμα αυτό ως μια μικρή πρόοδο στην επίλυση των προβλημάτων που προκύπτουν από το νέο σχέδιο ανάπλασης της Χιμάρας.
Κατά την διάρκεια της συζήτησης που είχε διάρκεια 2,5 ώρες, η αντιπροσωπεία των κατοίκων της Χιμάρας έθεσε στον Έντι Ράμα τα εξής αιτήματα:
1. Να μην κατεδαφιστούν περιουσίες που είναι κατοικήσιμες
2. Να γίνει άμεσα εγγραφή στο υποθηκοφυλακείο των περιουσιών ώστε να λυθεί δια παντός το περιουσιακό ζήτημα που ταλαντεύει την περιοχή.
Ο Ράμα στην συνάντηση έκανε αναφορά σε σχέδιο ανάπτυξης της Χιμάρας το οποίο θα πρέπει να γίνει αποδεκτό για το καλό του τόπου, οι κάτοικοι της Χιμάρας όμως του υπενθύμισαν πως δεν είναι ένα το σχέδιο αλλά τρία, εκ των οποίων με ορισμένα συμφωνούν. Τα σχέδια αυτά είναι: 
i. Αναπαλαίωση ιστορικών κέντρων στα χωριά Δρυμάδες, Βουνό και Παλαιά Χιμάρα.
ii. Η ανάπλαση του ιστορικού κέντρου στα Σπήλια της Χιμάρας που προβλέπει κατεδαφίσεις περιουσιών
iii. Tο master plan όπου προβλέπει διπλασιασμό των κατοίκων της Χιμάρας, δηλαδή την αλλοίωση του πληθυσμού της.
Από την πλευρά του ο Αλβανός πρωθυπουργός δεσμεύτηκε ότι θα αξιολογήσει τις περιπτώσεις και τα αιτήματα που έθεσαν οι Χιμαραίοι. Τελειώνοντας την συνάντηση, ανέφερε πως θα πραγματοποιηθεί και δεύτερος γύρος συναντήσεων των κατοίκων με την υπουργό Πολιτισμού Μιρέλα Κουμπάρο και τον υπουργό Ενέργειας και Υποδομών Νταμιάν Γκικνούρι.
Πηγή: Himara.gr | Ειδήσεις απ' την Βόρειο Ήπειρο
Πηγή: Himara.gr | Ειδήσεις απ' την Βόρειο Ήπειρο
Πηγή: Himara.gr | Ειδήσεις απ' την Βόρειο Ήπειρο

Qëndrimi i Shën Paisit ndaj Ekumenizmit dhe takimeve ndërfetare


 Αποτέλεσμα εικόνας για άγιος παΐσιος 
Qëndrimi i Shën Paisit ndaj Ekumenizmit dhe takimeve ndërfetare

Këtë vitë plotësohen 22 vjet nga fjetja e shenjtorit bashkëkohor Jerond Paisit të Malit të Shejtë (12.07.1994). Shumë thonë, sigurisht gabim, se Jerondi merrej vetëm me detyrimet e tij murgjërore, asketizmin, lutjen, pastrimin nga pasionet (dobësitë), bindjen, pëulësinë, virgjërinë, ndihmonte njërëzit me anë të dhuratave të parashikimit dhe të tejshikimit që kishte, me mrekullitë, por që në lidhje me çështjet e besimin nuk ishte shprehur kurrë, të paktën publikisht, ngaqë në kohën e tij, ashtu si dhe sot në kohën tonë, Kisha përballej me rreziqet e herezive të Papizmit dhe të Ekumenizmit, me pajtimin dhe kompromisin e Patriarkut Ekumenik të atëhershëm Athinagora (mason i gradës 33 dhe ekumenist i flaktë) dhe kjo gjë e bënte të ishte ekumenist dhe se ishte dakort me veprimet e Athinagorës.
Për këtë arsye, do paraqesim dy letra plotë me dhimbje nga ana e Jerond Paisit kundrejt ekumenistave dhe atyre që janë pro bashkimit të jashtëligjshëm. Tema dhe mesazhi që letrat përcjellin janë mjaftë të kohës tonë pasi Patriark, Kryepiskopë, Episkopë dhe teologë ekumenista i kanë kapërcyer kufijtë duke e kthyer në rrezik teje të madh dhe ekstrem (sepse devijojnë nga besimi besimtarët e thjeshtë që nuk kanë njohuri të mjaftueshme).
Letrën e tij të parë Jerond Paisi e shkrojti bashkë me dy hieromonakë (priftmurgjër) në Manastirin e shenjtë të Stavronikita (një nga Manastiret e Malit të shenjtë) më 21-11-1968. Midis të tjerave thuhen dhe këto:
<<”Monedha e dashurisë” që qarkudhon mbas “mbylljes së dogmave”, “rithemelimi i Një Kishe të shenjtë” e shumë të tjera janë komplet pa kuptim dhe blasfemi ndaj Kishës Orthodhokse me plotë kuptimin e fjalës…
Rrefuzim ndaj Patriarkut (të kohës së tij Athinagora) nuk është rrefuzim ndaj dashurisë ose për bashkim. Është “jo” ndaj mashtrimit dhe “po” ndaj të Vërtetës që Kisha mbart brenda Saj.
Kur besimtarët vërejnë ndryshime, që ekzistojnë midis Orthodhoksëve dhe heterodoksëve (besimet e tjera “të krishtera”), kjo nuk do të thotë se dëshirojnë skizmën/përçarjen dhe përjetësimin e saj, por kërkojnë bashkimin e vërtetë, të vetmin bashkim shpëtimprurës për të gjithë. Pra ky qëndrim i tyre është një kryq (mundim), që vuajnë nga dashuria që kanë për vëllezërit (e humbur heterodoks).
Etërit e Kishës, që u treguan “të ashpër” në ruatjen e Dogmës, janë ata që patën më shumë dashuri se çdokush tjetër për njeriun. Sepse i njihnin thellësitë e tij të pafund dhe nuk dëshiruan kurrë që ta tallnin me anë të slloganeve të përkohëshme dhe të dashurisë inekzistente, përkundrazi e respektuan duke i ofruar Ungjillin e së Vërtetës, që dhuron jetën e lumur më Fymën e Shenjtë .
Pra, besnikëria ndaj Dogmave nuk është mendjengushtësi dhe të ndeshemi për Orthodhoksinë nuk tregon urretje, por mënyrë të vetme dashurie të vërtetë>>.
Letrën e tij të dytë Jerond Paisi e shkrojti gjithashtu në Mnastirin e shenjtë të Stavronikitës më 23/01/1969. Shkruan vetë ai:
<<Ngaqë po shoh çoroditje të madhe brënda në Kishën tonë, për shkak të disa lëvizjeve pro bashkimit dhe të kontakteve të Patriarkut (Athinagora) me Papën, ndjeva dhe unë dhibje si bir i Saj duke konsideruar të arsyeshme, përveç lutjeve të mia, të dërgoj një copëz të vogël filli/peu (që kam si Murg i varfër që jam), për t’u përdorur, qoftë dhe për një andrim të vogël, për rrobën e njëmijëcopëtuar të Nënës (Kishës) tonë…
Kam përshtypjen se do më kuptoni të gjithë, se këto fjalë që po shkruj nuk janë asgjë tjetër veçse një dhimbje ime e thellë për udhën dhe dashurinë prej bote që fatkeqësisht ati ynë z. Athinagora ka zgjedhur. Mesa duket, ka dashuruar një tjetër grua dhe moderne, që quhet “Kishë” Papike, sepse Nëna jonë Orthodhoksia nuk i bën asnjë përshtypje, ngaqë është shumë e hijshme. Kjo dashuri, që u dëgjua nga Qyteti (kështu quhet ndryshe Konstandinopoja), zuri vend në shumë prej fëmijëve të saj (që u bashkuan dmth me të njëjtin qëndrim me Athinagorën), që e jetojnë nëpër qytete (që kanë frymë bote/materialiste). Fundja kjo është fryma e epokës tonë: që familja të humbasë kuptimin e saj të shenjtë, që për qëllim kanë shpërbërjen dhe jo unitetin…
Me një dashuri pothuajse të tillë prej bote Patriarku ynë mbërrin në Romë. Ndërkohë që më parë do duhej të tregonte dashurinë tek ne fëmijtë e tij dhe ndaj Kishës Mëmë, ai, fatkeqësisht e çoi dashurinë e tij shumë largë. Si rezultat i kësaj ishte t’i ofronte prehje fëmijëve të botës (atyre që gjenden jashtë besimit tonë), që kanë dashuri për botën dhe që kanë dhe vetë ata dashuri prej bote (që realisht nuk njohin dhe nuk kanë Perëndi që është dashuri, dashuri pa esencë/pa ”kripë”, sipërfaqësore), duke skandalizuar jashtë mase, të gjithë ne, bijtë e Orthodhoksisë, të vegjël e të mëdenj, që kanë frikë Perëndie. Me mërzi të madhe nga ana ime, nga të gjithë ata persona që kam njohur dhe që janë pro bashkimit (dmth ekumenista), nuk kam parë të kenë qoftë dhe një thërrime shpirtërore as lëkurë madje. Por që din shumë mirë të bëjnë fjalë për dashurinë dhe bashkimin, ndërkohë që ata vetë nuk janë të bashkuar me Perëndinë, sepse nuk E kanë dashuruar.
Do doja t’u lutesha shumë vëllezërve tanë që janë pro bashkimit: Meqë çështja e bashkimit të Kishave është diçka shpirtërore dhe ngaqë kemi nevojë për dashuri shpirtërore (e jo me fjalë të qëllimshme dhe pa përjetim), le t’ua lëmë atyre që kanë dashuruar Perëndinë shumë dhe që janë teologë (jo akademaik por…), si Etërit e Kishës, dhe jo ligjëfolës, që dhanë dhe po japin gjithë veten e tyre në shërbim të Kishës, tek të cilët u ndez zjarri i dashurisë për Perëndinë dhe jo çakmaku. Le të dim se nuk ekzistojnë vetëm ligjet e natyrës, por edhe ato shpirtërore. Që do të thotë se zemërimit të Perëndisë nuk mund t’i dilet përpara me bashkëpunëtorë mëkatarë (në rastin konkret me bashkëlutje për paqe me heretikët që janë armiq të Zotit sepse zemërimi që do marrim do jetë i dyfishtë), por me pendim dhe zbatim të porosive të Zotit.
Gjithashtu le të jemi mirë në dijeni se Kisha jonë Orthodhokse nuk ka asnjë mangësi. E vetmja mangësi, që shfaqet, është mungesa e Hierarkëve dhe Barinjve me seriozitet dhe me parime etërish. Janë pakë të zgjedhurit’ por që nuk është për t’u shqetësuar. Kisha është Kishë e Krishtit dhe Ai e udhëheq… Zoti, në momentin e dukur, do paraqesë Markot e Efest dhe Grigorët e Palamait, për të mbledhur gjithë vëllezërit tanë që janë kaq shumë skandalizuar (nga hierarkët e padenjë dhe ekumenista), për të pohuar Besimin Orthodhoks, për të forcuar Traditën dhe t’i japin gëzim të madh Kishës dhe Nënës tonë.
Le të urojmë që Perëndia të ndriçojë Patriarkun tonë z. Athinagora (dhe Bartholomeun sot që e ka “shkelur” më shumë se Athinagora) që më parë të ndodhë bashkimi midis nesh (të atyre që janë pro dhe kundra ekumenizmit), të vijë më parë paqja tek besimtarët e skandalizuar Orthodhoks, paqja dhe dashuria midis Kishave Orthodhokse të Lindjes (dmth 14 Kishat Autoqefale Orthodhokse të botës që përbëjnë gjithë Trupin e Krishtit), e më pas të mendohet për bashkim me “Pohimet” e tjera, nëse dhe po patën dëshirë të sinqertë për t’u bashkuar me Dogmës Orthodhokse>>.
Për t’u vënë re se sa i ndjeshëm dhe i kujdesshëm ishte Jerond Paisi në çështjet e komunikimeve dhe bashkëlutjeve me heretikë, po tregojmë këtë ngjarje karakteristike:
<<Dikur, tregon Jerondi, më erdhën dy papik, latin… Më thotë pra njëri prej tyre – Eja të themi lutjen “Ati ynë…” – Që të themi bashkë ate lutje, i them, duhet që më parë të biem dakord në Dogmën. Mirpo midis nesh dhe jush ekziston humnerë e madhe. Më pas më thotë: - Vetëm Orthodhoksët domethënë gjenden pranë Perëndisë dhe vetëm ata do shpëtojnë? Perëndia është me gjithë botën. – Po, i thash. Mund të më thuash ti se sa njerëz gjenden pranë Perëndisë? Kemi ndryshime. Natyrisht që të gjithë jemi fëmijë të një Ati, por disa qëndrojnë në shtëpi ndërsa disa të tjerë sillen rrotull jashtë nëpër rrugë. – Të tregojmë dashuri, më thonë pastaj. – Dhe mëkati u bë mode, u them. – Dhe kjo brenda dashurisë është, më thonë. – Të gjithë flasin për dashurinë, paqe dhe harmoni, u thashë në fund, por që të gjithë ata janë të ndarë dhe me veten e tyre dhe me të tjerët. Ndaj përgatisin gjithnjë e më shumë bomba të mëdha.
Shumë prej atyre që flasin për dashuri dhe bashkim, vetë ata nuk janë të bashkuar me Perëndinë, sepse nuk e kanë dashuruar dhe as nuk kanë dashuri të vërtetë. Dashuri të vërtetë ka ai që ka besim të drejtë, jeton pranë Perëndisë, dhe atëherë Perëndia pikturohet/figuron në fytyrën e tij dhe të tjerët shohin Perëndinë në fytyrën e tij.
Uroj që Perëndia të ndriçojë gjithë njerëzit, me të cilët jemi vëllezër biologjik – nga Adami dhe Eva – të njohin të vërtetën, në mënyrë që të bëhemi dhe vëllezër shpirtëror. Amin>>.
Karakteristik është dhe rasti i mëposhtëm:
Papa i atëhershëm, meqë kishte dëgjuar për famën e Jerond Paisit, dërgoi disa cardinal në qelën e jerondit, për t’i thënë se Papa po i bën thirrje për në Romë për të diskutuar mbi çështje dogmatike dhe kishtare (sa hileqarë që është a thua se do ndryshonte errësira). Përgjigjja e jerondit ishte bllokuese: <<Papa nuk është akoma gati për një bisedë të tillë. Duhet që më pare të heqë egoizmin që ka>>.
Për qëndrimin dhe pozicionimet e Jerond Paisit kundra Ekumenizmit marrim informacione dhe nga dy libra të tjerë. I pari është libri “Letrat”, që e kishte shkrojtur vetë, ndërsa libri i dytë “Fjalët A’. Me dhibje dhe dashuri për njeriun bashkëkohorë”. Në Librin “Letrat” ka raportime të qarta për “mashtrimet e sëmura” të heretikëve. Shkruan midis të tjerave:
<<Por, në epokën tonë, shumë prej nesh, të ndikuar fatkeqësisht nga dashuria e botës (sipërfaqësore emocionale boshe dhe pa përmbajtje), që nuk ka reflektim shpirtëror, duam gjoja të bëjmë të mirën, të japim gjak, ndërkohë që gjaku ynë është plotë me mikrobe shpirtërore duke shaktuar dëm akoma më të madh. Por nëse do jetonim sipas Etërve, të gjithë do kishim shëndet shpirtëror, të cilën do na e kishin zili gjithë heterodoksët dhe kështu do i linin mënjanë mashtrimet e sëmura të besimeve të tyre dhe do shpëtoheshin pa predikim (nga ana jonë vetëm me shembullin e mirë). Ngaqë tani nuk emocionohen nga tradita jonë e Shenjtë e Etërve, sepse kërkojnë të shohin dhe vazhdimin tonë të Etërve, lidhjen tonë të vërtetë familjare me Shenjtorët tanë>>.
Më poshtë thotë: <<…Ajo ç’ka është e nevojshme të ketë çdo Orthodhoks është të vendosë shqetësimin e mire dhe tek heterodoksët, që të arrijnë të kuptojnë mashtrimin ku ata gjenden, që të mos rehatojnë më kotë ndërgjegjen e tyre e kështu të privohen nga bekimet e pasura të Orthodhoksisë dhe në jetën tjetër të privohen akoma më shumë bekimet e përjetëshme të Perëndisë…>>.
Në librin <<Fjalët A’. me dhibje dhe dashuri për njeriun bashkëkohor>> duke thënë ato fajlë, përbëjnë përgjigje ndaj ekumenizmit ndërfetar:
<<…Sot fatkeqësisht është futur edukata europiane duke dashur të duken si të mirë. Duan të tregojnë superioritet dhe në fund shkojnë e i falen djallit me dy brirë. “Një fe, thonë, të ketë” dhe kështu i rrafshojnë të gjitha. Erdhën dhe tek unë disa dhe më thanë: “Të gjithë sa besojnë në Krishtin të bëjmë një fe”. “Tani është sikur të më thoni, u thashë, flori dhe baker t’i bëjnë një… U bë kaq e kaq shumë ndeshje e përpjekje që Dogma të shkëlqejë”. Etërit e shenjtë dinin diçka pa ndaluan lidhjet me heretikët. Sot thonë: Jo vetëm me heretik, po edhe me Budist dhe me pirolatër (adhurues të zjarrit/paganë) dhe me ata që adhurojnë demonët të bashkëlutemi. Duhet që nëpër bashkëlutjet dhe konferencat e tyre të marrin pjesë dhe Orthodhoksët. Tregojnë prezencën e tyre, thonë. Çfarë prezence? Duan të zgjidhin çdo gjë me anë të logjikës (pa Perëndinë dhe hirin e Tij ndriçues) dhe kështu duan të justifikojnë të pajustifikueshmet. Fryma europiane ka përshtypjen se edhe çështjet shpirtërore mund të kalojnë në Tregun e Përbashkët (siç quan Jerondi diku tjetër B.E-në)…>>.
Dhe si përfundim, nga të gjitha këto që u thanë më lartë, bëhet mëse e qartë se Jerond Paisi gjithnjë ishte kundra Ekumenizmit, si dhe kundra çdo “modernizimi si të diktuara prej djalli” me heterodoksët dhe çdo gjëje të pakonceptueshme dhe antiorthodhokse dhe vërtetë “mashtrime të sëmura” kanë thënë dhe vazhdojnë të thonë dhe shkruajnë të vjetrit dhe aq më tepër Ekumenistat e sotshëm pro bashkimit.
Le të urojmë që oshënar Jerond Paisi të mbështesë me anë të lutjeve të tija dhe të afrimitetit që ka ndaj Zotit tone Orthodhoksinë tonë të shenjtë. I paçim uratën.

Intervistë me at Theodhor Zisin



Shën Justin Popoviç: Mësimi i Kishës Orthodhokse

 Φωτογραφία του Ilia Kastrioti.

Shën Justin Popoviç: Mësimi i Kishës Orthodhokse

Mësimi i Kishës Orthodhokse të Perëndinjeriut Krisht, që u formulua nga Apustujt e shenjtë, nga Etërit e shenjtë, nga Sinodet e shenjta rreth çështjes së heretikëve është ky: herezitë nuk janë Kishë, dhe as nuk mund të jenë Kishë. Ndaj dhe herezitë nuk mund të kenë Misteret e shenjta, veçanërisht Misterin e Falenderimit, që është Misteri i gjithë Mistereve. Sepse pikërisht Falenderimi hyjnorë është gjithçka në Kishë: domethënë është Ai vetë Perëndinjeriu Zoti Jisu dhe vetë Kisha (si Trup i Tij që është) dhe në përgjithësi gjithçka që i përket Perëndinjeriut.

…vetëm brenda në Kishë, në këtë pan-Mister të Krishtit, mund të bëhet fjalë për ekzistencë Misteresh. Sepse Kisha Orthodhokse, pasi është Trupi i Krishtit, është burimi dhe kriteri i Mistereve dhe jo anasjelltas. Misteret nuk mund të qëndrojnë mbi Kishën, dhe as nuk mund të ekzistojnë jashtë Kishës.

Për shkak të kësaj, sipas qëndrimit të Kishës Katholike (të Përgjithshme=Orthodhokse) të Krishtit dhe në bazë të gjithë Traditës, Kisha Orthodhokse nuk pranon ekzistencën e “mistereve” të tjera jashtë Saj, dhe as që i konsideron mistere, deri sa të kthehet dikush me pendim nga <<kisha>> e tij heretike, domethënë nga pseudokisha, në Kishën Orthodhokse të Krishtit. Deri atëhere kur dikush qëndron jashtë Kishës, duke mos u bashkuar me Të me anë të pendimit, ai deri atëhere konsiderohet heretik nga Kisha dhe në mënyrë të pashmangshme gjendet jashtë Bashkësisë = communion shpëtimprurëse. Sepse <<ç’pjesë ka drejtësia me padrejtësinë? Edhe ç’shoqëri ka drita me errësirën?>> (B’ Kor. 6, 14).

Është mëse e dukshme akoma dhe nga ata që s’kanë sy se kjo porosi cakton në mënyrë kategorimatike se nuk duhet të njohim/pranojmë tek heretikët asnjë Mister të shenjtë dhe duhet t’i konsiderojmë ato të pavlefshme dhe pa Hirin hyjnorë.