Shën Justin Popoviç: Mësimi i Kishës Orthodhokse

 Φωτογραφία του Ilia Kastrioti.

Shën Justin Popoviç: Mësimi i Kishës Orthodhokse

Mësimi i Kishës Orthodhokse të Perëndinjeriut Krisht, që u formulua nga Apustujt e shenjtë, nga Etërit e shenjtë, nga Sinodet e shenjta rreth çështjes së heretikëve është ky: herezitë nuk janë Kishë, dhe as nuk mund të jenë Kishë. Ndaj dhe herezitë nuk mund të kenë Misteret e shenjta, veçanërisht Misterin e Falenderimit, që është Misteri i gjithë Mistereve. Sepse pikërisht Falenderimi hyjnorë është gjithçka në Kishë: domethënë është Ai vetë Perëndinjeriu Zoti Jisu dhe vetë Kisha (si Trup i Tij që është) dhe në përgjithësi gjithçka që i përket Perëndinjeriut.

…vetëm brenda në Kishë, në këtë pan-Mister të Krishtit, mund të bëhet fjalë për ekzistencë Misteresh. Sepse Kisha Orthodhokse, pasi është Trupi i Krishtit, është burimi dhe kriteri i Mistereve dhe jo anasjelltas. Misteret nuk mund të qëndrojnë mbi Kishën, dhe as nuk mund të ekzistojnë jashtë Kishës.

Për shkak të kësaj, sipas qëndrimit të Kishës Katholike (të Përgjithshme=Orthodhokse) të Krishtit dhe në bazë të gjithë Traditës, Kisha Orthodhokse nuk pranon ekzistencën e “mistereve” të tjera jashtë Saj, dhe as që i konsideron mistere, deri sa të kthehet dikush me pendim nga <<kisha>> e tij heretike, domethënë nga pseudokisha, në Kishën Orthodhokse të Krishtit. Deri atëhere kur dikush qëndron jashtë Kishës, duke mos u bashkuar me Të me anë të pendimit, ai deri atëhere konsiderohet heretik nga Kisha dhe në mënyrë të pashmangshme gjendet jashtë Bashkësisë = communion shpëtimprurëse. Sepse <<ç’pjesë ka drejtësia me padrejtësinë? Edhe ç’shoqëri ka drita me errësirën?>> (B’ Kor. 6, 14).

Është mëse e dukshme akoma dhe nga ata që s’kanë sy se kjo porosi cakton në mënyrë kategorimatike se nuk duhet të njohim/pranojmë tek heretikët asnjë Mister të shenjtë dhe duhet t’i konsiderojmë ato të pavlefshme dhe pa Hirin hyjnorë.

Σχόλια

Raki Mani Boboshtice

Raki Mani Boboshtice
Prodhuar në mënyrë tradicionale për shekuj me radhë. Një produkt i rrallë i një tradite të vyer!

Δημοφιλείς αναρτήσεις

Επίθεση γνωστού αλβανικού τηλεοπτικού σταθμού και προπαγάνδα γεμάτο διαστρεβλώσεις εναντίον της Ελλάδας! - Sulm i kanalit të njohur shqiptar me propagandë plotë shtrembërime kundër Greqisë!

Γλωσσικός ρατσισμός απ’ την Υφυπουργό Τουρισμού της Αλβανίας – η καθεστωτική νοοτροπία καταπίεσης της ΕΕΜ.-Racizmi linguistik nga ana e Zv. Ministres së Turizmit të Shqipërisë – mentalitet regjimor diskriminimi të MEG.