|
Nga Aurenc Bebja*, Francë
Në librin në gjuhën frënge, “Vie
d’Ali-Pacha, visir de Janina, surnommé Aslan ou le Lion – Jeta e Ali-Pashës,
vezirit të Janinës, i thirrur Asllan ose Luan”, të autorit Alphonse de
Beauchamp, botuar në Paris në vitin 1822, gjejmë një fragment të veçantë, në
faqen n°180, mbi rrëfimin e një filozofi shqiptar* për Ali Pashë Tepelenën.
Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë,
të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:
“Qeveria e tij kishte megjithatë
apologjetë; Konsulli i Francës (François Pouqueville) citon si dëshmi,
mendimin e një filozofi shqiptar, që e njihte Francën, që kishte qëndruar në
Paris dhe frekuentuar shkrimtarë, bashkëkohorë si Volteri. Burri i moshuar i ka shprehur atij
këto fjalë:
Në Prémiti (Përmet) kam lindur. Njeriu i mençur dhe i kujdesshëm mund
të jetë i lumtur kudo. Për këtë, unë jam një shembull i padiskutueshëm. Kam
parë Versajën dhe Mbretin e Francës; kam parë qytetërimin më të shkëlqyer;
kam jetuar në mesin e popullit më të sjellshëm në botë; dhe pavarësisht
kësaj, kam dëshiruar të kthehem në atdheun tim.
Për pesëmbëdhjetë vjet kam shërbyer si përkthyes, vezirit Ali Pasha,
pa patur prej tij mosmirënjohje apo nder të madh. Qeveria e tij, të cilën ju
me siguri do ta gjykoni me ashpërsi, është në raport me njerëzit që ai
urdhëron; padrejtësitë dhe mizoritë e tij, gjithçka është e zbatueshme dhe
proporcionale me natyrën e egër të shqiptarëve.
Duhej një tiran për të nënshtruar një popull grabitqarësh. Fjalët e
mia ju çudisin, e pranoj; por dhjetë vjet më parë ju do të ishit vrarë ose
shitur si skllav, nga ata që sot ju shoqërojnë dhe mirëpresin.”
* Identiteti i filozofit shqiptar nuk është përmendur në libër, por
sipas kërkimeve mund të bëhet fjalë për Konstandin Dukën nga Përmeti.
|
Από τον Αουρέντς Μπέμπια, Γαλλία
Στο βιβλίο στα Γαλλικά « Η ζωή του Αλί
Πασά, Βεζίρης των Ιωαννίνων ο επονομαζόμενος Ασλάν η Λιοντάρι», του συγγραφέα
Alphonse de Beauchamp, που εκδόθηκε το 1822, βρίσκουμε ένα ενδιαφέρον
απόσπασμα στην σελίδα 180, σχετικά με την εξομολόγηση ενός αλβανού* φιλοσόφου
σχετικά με τον Αλί Πασά Τεπενλελί
Στην συνέχεια ολόκληρο το κείμενο σα
αλβανικά από τον Αουρέντς Μπέμπια – Μπλόγκ “Dars (Klos), Mat – Albania”:
« Η κυβέρνηση του είχε απολογητές: Ο
Πρόξενος της Γαλλίας (François Pouqueville) αναφέρει ως μαρτυρία, τις σκέψεις
ενός «αλβανού» φιλοσόφου, που γνώριζε την Γαλλία, και είχε καθίσει στο Παρίσι
και μάλιστα είχε επισκεφτεί, συγγραφείς της εποχής του όπως ο Βολτέρος. Ο ηλικιωμένος
αυτός άντρας είχε πει σ’ αυτόν, αυτά τα λόγια:
«Στην Πρεμετή έχω γεννηθεί. Ο σοφός και
προσεχτικός άνθρωπος μπορεί να είναι ευτυχισμένος παντού. Εγώ είμαι το αδιαμφισβήτητο
παράδειγμα. Έχω δει τα Βερσάγια και τον Βασιλιά της Γαλλίας , έχω δει τον
καλύτερο πολιτισμό, έχω ζήσει ανάμεσα στο πιο ευγενικό λαό στο κόσμο, και
ανεξάρτητα από αυτά έχω επιθυμήσει την πατρίδα μου.
Για δεκαπέντε χρόνια ήμουν μεταφραστής του
Βεζίρη Αλί Πασά, χωρίς να είναι αχάριστος ή να με τιμά ιδιαίτερα. Την κυβέρνηση
του, την οποία εσείς σίγουρα θα κρίνετε με αυστηρότητα, είναι ανάλογη με τους
ανθρώπους που διατάζει, οι αδικίες και οι αγριότητες του, τα πάντα είναι κατάλληλα και ανάλογα με την άγρια φύση των αλβανών.
Χρειαζόταν
ένας τύραννος για να εξουσιάσει έναν λαό αρπακτικών.
Τα λόγια μου να μην σας εκπλήσσουν, αλλά δέκα χρόνια νωρίτερα εσείς ή θα
είχατε σκοτωθεί ή θα είχατε πωληθεί ως σκλάβος, από αυτούς που σήμερα σας συνοδεύουν
και καλωσορίζουν»
· Η
ταυτότητα του «αλβανού» φιλοσόφου, δεν αναφέρεται αλλά μάλλον πρόκειται για τον έλληνα Κωνσταντίνο
Δούκα από την Πρεμετή.
Μετέφρασε επιμελήθηκε Πελασγός Κορυτσάς
|
ΗΛΕΚΤΡΟΝΙΚΉ ΕΦΗΜΕΡΙΣ ΠΟΛΙΤΙΣΤΙΚΉ ΙΣΤΟΡΙΚΉ ΟΡΘΌΔΟΞΗ ΤΩΝ ΚΟΡΥΤΣΑΙΩΝ ΗΠΕΙΡΩΤΏΝ - GAZETË ELEKTRONIKE, KULTURORE, HISTORIKE, ORTHODHOKSE E KORÇARËVE EPIROTË
Σελίδες
Γαλλικό Βιβλίο του 1922: Χρειάζεται ένας τύραννος για να εξουσιάσει έναν λαό αρπακτικών! - Libri i 1822/ “Duhej një tiran si Ali Pasha për të nënshtruar një popull grabitqarësh”
Shtetësia shqiptare e Kryepeshkopit Anastas dhe fundi i alibisë për kundërvënien e jo ortodokseve ndaj ortodoksisë në Shqipëri
Shtetësia shqiptare e Kryepeshkopit Anastas dhe fundi i alibisë për kundërvënien e jo ortodokseve ndaj ortodoksisë në Shqipëri
Nga Panajot Barka
Në ditën e madhe për Krishtërimin, Krishtlindjet, të gjitha medjat në Shqipëri kishin si lajm të parë vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për dheniën e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të Kishes Ortodokse të Shqipërisë, fortlumturisë së tij Anastas!
Fillimisht u duk se lajmi meritonte përgëzime pasi ruajti të paktën “asnjanësinë profesionale”, dmth, nuk pati reagime, për më shumë negative. Kjo tërheq vëmendjen, pasi po ndodhte për herë të parë një qëndrim i tillë me adresë Kryepeshkopin Anastas dhe për një “lajm” që ai e priti për 25 vjet. U duk se ishte një zhvillim që e bënte të pavlefshme alibinë e pesë paraardhësve të presidentit Meta që ia mohuan këtë kërkesë të ligjshme Fortlumturisë së tij Anastas për gjithë ciklin e kontributit të tij në favor të KOASH, me preteksin se u trembëshin reagimeve negative të jo ortodokseve. E vërtet është se ky argument i bënte krerët e lartë të shtetit aq rezistentë saqë nuk pranonin as ndërhyrje të faktorëve ndërkombëtarë për këtë çeshtje, gjë që do të thotë se vendimi ishte ndërgjegje e brendshme e tyre. (Por, nëse Kryepeshkopi është grek dhe kjo përbënte pengësë, atëherë çfarë duhet menduar per ata mijra shqiptarë në Greqi që në respekt të ligjit kanë marrë, ose pritet të marrin nënshtetesinë greke ?!).
Fatkeqësisht, situata “e lajmit profeesionist” për vendimin e Metës si hap në frymë evropiane dhe që po shkrinte akujt me Athinën, zgjati vetëm një ditë. Detashmentët e reagimeve negative jashtë ortodoksisë ia bëhen mënjëherë një ditë më pas me një egërsi cfilitese. Madje pati nga ata tribalë që fituan të drejtën për t’i kërkuar llogari Presidentit për arsyet e vendimit të tij!! Duke marrë parasysh aktin e Presidentit Meta si të tillë, (aspektin ligjor, kontributin e Kryepeshkopitnë ringritjen nga hiri të KOASH dhe kapacitetin intelektual me spekter botëror të tij të venë në funksion të vendit, anën humane me dimesion kohën e pritjes dhe moshën e vet Kryepeshkopit, por edhe momentin politik në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë dhe hapat e Shqipërisë drejt BE-së), këto reagime nuk mund të justifikojnë nivelin intelektual, kulturor dhe profesional të pretenduar të autoreve të tyre. Por, ajo që u vu re është se arsyeja e vërtetë e tyre për këto reagime mbëtet e njëjtë. Ajo nuk ka të bëjë aq me figurën e Kryepeshkopit, se sa me atë që ai përfaqëson në Shqipëri, KOASH-in. Kat ë bëjë me mbylljen e çdo dritareje që mund të prodhojë marrëdhënie miqësore me Greqinë. Dhe fatkeqësisht, nuk shpreh thjesht komplekset e së kaluarës së largët, porse në këto komplekse gjejnë terren më të përshtashme interest e të tretëve dhe zhbirimi i interesave të brendshme politike.
Pikërisht në këtë qasje duhet kërkuar dhe arsyeja se përse nuk pati edhe kësaj here as reagime pozitive, madje as nga elita ortodokse. (Perjashto aktorin e madh Robert Ndrenika, i cili kesaj here nuk fshehu origjinën dhe përkatësinë e tij fetare midis emrit Robert dhe mbiemrit Ndrenika). Ky fakt nuk mund të lidhet me arsyetimin se është non sens të shprehesh konsiderata të larta, se më në fund u kapercye një refuzim absurd 25-vjecar duke shkelur ligjin shqiptar nga vet presidentët e Republikes. Aq më tepër kur Kryepeshkopi tregoi se nuk i duhej fare nënshtetësia shqiptare për t’u përkushtuar me përgjegjësinë e një qytetari të devotshëm të këtij vendi, për të ndërmarrë veprën e tij të pamatë në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe të shoqerisë shqiptare, apo të përdorte kredibilitetet personale që janë të një niveli ndërkombëtar për të promovuar Shqipërinë në botë, më shumë se çdo figure politike në vend.
Në këto rrethana kuptohet se nënshtetësia shqiptare ishte për Kryepeshkopin Anastas një mjet për të treguar se edhe shteti shqiptar e pranonte Kryepeshkopin si pjesë të vet, ashtu siç e konsideronin ortodokset shqiptarë dhe populli shqiptar, pavarësisht përkatësisë fetare, ose ashtu si vet Kryepeshkopi përjetonte si qëllim sublim përkushtimin ndaj kishës ortodokse të Shqiperisë!
Kuptohet që mungesa e reagimeve pozitive nga besimtarët Ortodoksë dhe elita ortodokse, nuk lidhet aq me mungesën e motiveve për t’ u shprehur pozitivisht, se sa me faktin se këta faktorë e kuptojnë se vendimi i presidentit për t’i dhenë nënshtesinë shqiptare Kryepeshkopit të tyre Anastas, nuk do ta shpetojë ortodoksinë shqiptare nga paragjykimet e njohura të pseudonacionalisteve shqiptarë me përkatesi fetare joortodokse. Për këtë nuk përbën garanci as deklarata e Kryepeshkopit Anastas se pasardhësi i tij në fronin e kreut të KOASH do të jetë me siguri një shqiptar. Një zhvillim i tillë do të krijojë garancinë se atëherë do të bjerë alibia e derisotshme që kësi paragjykimesh dhe qëndrimesh denigruese për ortodoksinë në Shqipëri lidhen me identifikimin e kreut të saj me “pretendimet armiqësore” greke ndaj Shqipërisë. (!!)
Kultivuesit e këtyre tezave të nxjerra nga mjedisi i shekullit XIX, nuk arriten kurre të shikojnë e të vlerësojnë veprën e Kryepeshkpit në krye të KOASH-it, që për nga përmasat konsiderohet totalisht e pamundur për një kohë kaq të shkurtër dhe nga një njeri i vetëm, qoftë ai edhe i perendishëm dhe të realizuar pa asnje kacidhe nga buxheti i shtetit shqiptar. Ata e neglizhojnë ose e mohojnë atë, jo për të mohuar figurën e Kryepeshkopit Anastas, por pikërisht për të neutralizuar vepren e tij, që tanimë është identifikuar me këtë Kishë në të gjitha drejtimet. Pra, i tremben kësaj vepre se u vështirëson kundërvënien ndaj Ortodoksisë Shqiptare, kontributi i personaliteteve të secilës, pavarësisht nga motivet, qëndron në themelet dhe në terësinë e konstruktit të shtetit shqiptar. E tregoi më së miri këtë censusi i vitit 2011 ku dhe vet shteti tregoi se i intereson që numri i ortodokseve në Shqipëri të jetë më i pakët se numri që japin analet statistikorë të Perandorisë Otomane të fundit të shek XIX, ose përpjekjet e pafundme për të eliminuar trashëgiminë e pasur kulturore të këtij besimi, pasi kjo pasuri ka vulën e kulturës greke, qoftë të drejtpërdrejtë, qoftë si misherim të perandorive bizantine dhe otomane !!! Ndodh kështu kur dihet se ajo nuk është pasuri kulturore e kryepeshkopit Anastas por e popullit shqiptar, kur dihet se vlerat e vetme aktive me akses perendimor nga trashëgimia e së kaluarës lidhen me këtë besim dhe kulturën e vet shpirtërore dhe materiale.
Një gjykim i tillë lejon vlerësimin se akti i presidentit I. Meta nuk u shpeton dozave të ironisë dhe të cinizmit, që evidentohet tek pyetja:-Përse i duhet nënshtetësia Shqiptare Kryepeshkopit Anastas në këto momente dhe kur për shkak të moshës i kërkohet të deklarojë se kush do të jetë pasardhësi i tij!? Apo mos vallë Kryepeshkopi Anastas do të shpresojë se një ditë të së ardhmes do të pohohet se ringritja nga themelet e Kishës Ortodokse Shqiptare eshtë vepër e Kryepeshkopit me shtetësi shqiptare Anastas!?
Sado i vërtetë, ky argument ngjason i paqëndrueshëm po të kemi parasysh nivelin e lartë të institucioneve dhe të personaliteteve të involvuar në këtë çeshtje. Më i besueshëm duket argumenti që faktorët e këtij niveli e pranuan bashkarisht këtë sfidë ironie, për t’u shërbyer qëllimeve më të larta.
Kjo do të thotë se vendimi i Presidentit Meta i shkon përshtat rolit protagonist në sfidat kalimtare historike që ka përpara vendi, rol që atij i siguron një distancë nga vulgu politik në vend, ku nuk mbetet pa përmendur edhe emri i tij. U duk kjo qartë në të gjitha qëndrimet e fundit të Presidentit, si ndaj zgjedhjes së Prokurorës së Përgjithshme me mandate të përkohshëm, ashtu dhe përsa i përket votës së qeverisë në OKB për çeshtjen e Jeruzalemit. Në këtë rrjedh shkon edhe vendimi për shtetësinë shqiptare të Kryepeshkopit Anastas, pasi Meta është njohës shumë i mirë i faktorit Greqi në skaqerën e politikës ndërkombëtare dhe rolin e saj gjeostrategjik me rendësi për aleatët perendimorë dhe akti i tij në spektrin human, tejkalon çdo ngerç që prodhojnë bisedimet për zgjidhje paketë të problemeve midis dy vendeve. (!!!)
Në këtë linjë, javët e fundit qeveria ndryshoi totalisht kursin e politikës së saj me Greqinë dhe jo aq thjeshtë për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, se sa paralelisht me këtë, për t’i hequr nga dora Greqisë të drejtën për mbajtur ose për të inspiruar qëndrime që mund të pengojnë hapjen e negociatave për integrimin e vendit në familjen evropiane. Në këtë prizëm duhen pare edhe dy vendimet e fundit të qeverisë, po në prag të Krishtlindjeve, për problemin 76vjeçar të eshtrave të ushtarëve grekë renë në token shqiptare në betejën e parë fituese ndaj fashizmit në luftën e dytë Botërore, aq i ndjeshëm në Greqi. Mirëpo pala greke, duke u nisur nga fakti se këto hapa të qeverisë shqiptare ngjajnë si dy pika uji me situatën e vitit 2009, kur Athina dha çfarë kërkoi Tirana, por Tirana nuk iu përmbajt premtimeve, sidomos përsa i përket çeshtjes së eshtrave të ushtarëve grekë dhe marrëveshjes së detit, ka rezerva besueshmerie shumë të larta ndaj hapave të mirëkuptimint të qeverisë Shqiptare, deri në atë shkallë saqë takimi i pritshëm i Korçës mund të shenojë edhe kthim prapa krahasimisht me atë të Kretës. Aq më tepër që kërkesa e pales shqiptare për riabrogimin e dekretit të gjendjes së luftes gjithnjë e më shumë lidhet me kërkesa të tjera që s[ kanë të bëjnë fare më të.
Në këto rrethana lëvizja e Metës me shtetësinë e mohuar Kryepeshkopit Anastas, përbën një lëvizje në një nivel tjetër për të shkuar drejt Athinës, kur dihet se Kryepeshkopi Anastas ishte bërë shpesh ndërmjetësi me rezultativ për të rregulluar marrëdhëniet me Athinën kur ato i minonte politika e ditës. Meta, nga posti i Presidentit të Republikës me vendimin e tij, është e sigurt se mendoi hapin e tij drejt Athinës, si kontribut për Shqipërinë, por edhe për vete. Reagimi pozitiv i niveleve të larta të politikës greke ndaj këtij vendimi e vërteton këtë konkluzion. Aq më shumë që ai ka një shans tjetër më të rendësishëm, atë të rinovimit të Traktatit të Miqësisë me Greqinë që përbën eksluzivitet të të dy presidenteve. FUND (Javanews)
Μία Προσευχή...-Një Lutje…
Një
Lutje…
O Zot,
Sa njerëz... dhe për sa shumë arsye... e gdhijnë, me mundime dhe
vështirësi. Dërgo bekimin tënd Hyjnor
për çdo përpjekje që bëhet për të mirën.
Midis tyre dhe unë, kapitem trupërisht o Zot, mundohem dhe punoj për
dashurinë Tënde.
Qoftë emri Yt i lavdëruar që lejon të të ofroj edhe unë diçka, të
kontribuoj edhe unë diçka në Kishën Tënde të shënjtë dhe madhështore.
E di që i neveritshëm është përpara Teje rënkimi, por... si të t’a them
ndryshe o Krishti im, disa momente janë më të vështira se të tjerat. Ka momente që ndjej lodhje tepër të
rëndë. Gjunjët përulen, sytë mbyllen,
trupi i padisiplinuar nuk i bindet shpirtit.
Por ti o Zot n’a mësove që “forcat në sëmundje e dobësi përsosen”.
Qoftë gjithmonë emri Yt i lavdëruar... për dobësinë time dhe përforcimin
prej Teje. Qoftë emri Yt i lavdëruar që
lejon me kaq pak të bëhen kaq shumë gjëra.
Qoftë emri Yt i lavdëruar që bekon dhe bën të mundur që përpjekia e vogël
të sjellë pemë njëqindfish.
Të falenderoj Ty o Zot që zgjodhe të dobëtit dhe të vegjëlit e botës për të
turpëruar të fuqishmet.
O Zot zgjate përdëllimin Tënd. Jepu
forca titanike trupave të dobët dhe të pamundur.
Jepu o Zot dëshirë, vullnet dhe vendosmëri për të kryer betejën deri në
sakrificë, deri në fund.
Mbushe me flakën e Hirit Tënd shpirtin, që të fitojë mbi lodhjen, rraskapitjen, mbi dobësinë, që kështu t’i
nënshtrohet shpirtit natyra njerëzore.
Mbushe me Hirin Tënd të shënjtë punën e duarve tona të dheshme. Amin
.................................
.................................
Një Lutje
O Zot Jisu Krisht,
I Pagabueshëm dhe i Pamëkatë Bir i Perëndisë së lartë,
ul kryet dhe gjunjëzohem përpara Teje...
Dhe të lutem, o Zot, më fal gabimet e mia...
Gabimet e mëdha dhe ato të vogla...
Gabimet e shfaqura të cilat skandalisën njerëzit,
Gabimet e fshehta të cilat tronditën ëngjëjt...
Gabimet të cilat i kuptova dhe më përulën...
Gabimet të cilat kurrë nuk i pranova por i lashë të madhohen
Gabimet të cilat shkaktuan probleme tek njerëzit përreth,
dhe të cilat shkaktuan zemërim, dhimbje dhe zhgënjim...
Më fal pra gabimet të cilat i di dhe ato që nuk i di.
Gabimet të cilat më bënë të ndjej turp, por edhe ato
të cilat më bënë që ndjej fshehurazi krenari.
Gabimet e mia o Zot m’i fal dhe fshiji...
sepse janë të shumta dhe më lodhin si një ngarkesë e rëndë
mbi supe, sepse nuk dua t’i bëj përsëri.
Ndriçomë o Jisu i Pamëkatë dhe i Pagabueshëm, të ndreq gabimet e mia...
Më ndihmo që të zëvendësoj çdo gabim timin me një vepër të drejtë dhe të
mirë, me një veprim të mënçur.
Më ndihmo të pakësoj gabimet e mia, që kështu të mos mbushet jeta ime plot
me zgjedhje të gabuara, por le të dalë përpara Teje si një buqetë lulesh me
përcaktime të sakta dhe të ndriçuara prej Teje, si një buqetë lulesh me mendime
dhe vepra të hirëshme dhe të frymëzuara prej Hirit Tënd të Shënjtë. Amin.
Εγγραφή σε:
Σχόλια (Atom)
