Opinione mbi çështjen "Janullatos". Nga kurorëzimi, te kërcënimi për sigurinë personale
Dhënia e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas përfshihet në ato akte që si të thuash i hap rrugë deklasifikimit të ngjarjeve që shoqëruan gjithë rrugëtimin e tij nga ardhja në Shqipëri dhe kurorëzimi në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Versione ka nga të dyja palët, megjithatë ato bashkohen në një emërues, mosbesimin e madh të autoriteteve politike shqiptare të kohës ndaj misionit të tij në Shqipëri, nisur gjithmonë nga predispozita se një grek në krye të Kishës Shqiptare do të helenizonte ortodoksët shqiptarë. Gazetari Stavros Ximas në një reportazh të gjerë në gazetën Kathimerini, flet për episode ku ai ka qenë dëshmitar apo për detaje që tregojnë tensionin e madh të atyre ditëve që nga telefonata që Janullatos mori një pasdite vjeshte të vitit 1991 kur ndodhej me mision në Nairobi të Kenias. Po sjellim pjesë nga reportazhi thjesht për shkak të interesit gazetaresk, por edhe për të kuptuar dy pikëvështrimet mbi këtë çështje, duke lënë vërtet...