![Image result for άγιος πορφύριος](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgg3aK5S9YvSiQHEuyox5V311SaH73NqyMEso5H3szSdP2eCmTaHgssU-vLnbAefr6iGRuE5-fhNQiCbUku3uvxZfIVIiCtfsOvdsv9fTrvabDW5f43dBdEZYFUXJLVUU8v3AKUMTKeLuYr/s1600/54.jpg)
Shkoi dikush që kishte problem te Shën Porfiri dhe duke iu qarë i tregon se është i pazgjidhshëm halli i tij.
“Perëndia të besoi një ngasje të vogël,një vështirësi të vogël dhe ti në vend që të gëzohesh për atë që të besoi,rri dhe mërzitesh!”
”Qoftë e bekuar thuaj dhe falenderoje Zotin”! Harrojmë të themi faleminderit edhe në mërzitje edhe në dhimbje.
Dikur ishte një djalë i vogël të cilin fëmijët e tjerë e përqeshnin sepse ishte i dobët dhe i turpshëm.Mërzitej dhe vuante për këtë.Qante në shtëpi dhe i ankohej gjyshes sepse nëna e tij nuk jetonte më.Gjyshja e cila ishte një plakë shumë besimtare e qetësonte me këto fjalë:”Mos u mërzit biri im,por falendero Perëndinë për këtë dhe për gjithshka”.
Kaloi pak kohë dhe djali i kuptoi këshillat e gjyshes.Kur fjalët e urta bien në shpirt,qëndrojnë atje përgjithmon dhe japin fryt.
Shën Porfiri Kavsokaliviti
Përkthyer nga N. Ikonomi
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου