Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Πέμπτη 22 Φεβρουαρίου 2018

Nga Urtesia e Shen Joanit te Shkalles- Me rastin e Kreshmes se Madhe


No automatic alt text available.

Nga Urtesia e Shen Joanit te Shkalles-
Me rastin e Kreshmes se Madhe
Fjala e katërmbëdhjetë
Mbi kënaqësinë e barkut
(Për zotërinë e famshëm, barkun e pabesë)

1. Meqë tani na duhet të flasim për barkun, vendosëm përsëri, si edhe në të gjitha temat e tjera, të kthejmë filozofinë kundër nesh. Ia vlen për t’u admiruar fakti nëse dikush clirohet prej tij, para se të banojë në varr. 
2. Kënaqësia e barkut është sjellja hipokrite e tij, që ndërsa është i ngopur, thërret se është bosh dhe ndërkohë që është i ngarkuar sa të shpërthejë, thërret se ka uri. Kënaqësia e barkut është krijuesi i gjërave të shijshme, burimi i kënaqësive të laringut. Ti e mbylle venën e (e kërkesave që lidhen me kënaqësinë) por ajo ngriti krye në një vend tjetër. E mbylle edhe aty, por ajo u hap sërish. Kënaqësia e barkut është një mashtrim i syve. Sa herë që dikush ha ushqimin e tij në sasi normale, barku e bën të mendojë se ishte e mundur të gëlltiste, me një të hapur të gojës, tërë gjithësinë. 
3. Ngopja nga ushqimet është nëna e kurvërisë, kurse hidhërimi i barkut është shkaktari i dwlirësisë. Ai që i bëri lajka luanit, shumë herë e zbuti. Por ai që u përkujdes për mishin, më tepër e egërsoi. 
4. Judeu gëzohet ditën e shtunë ose gjatë festave dhe murgu llupës të Shtunën ose të Dielën. E llogarit me kohë se kur duhet të vijë Pashka dhe i përgatit ushqimet shumë ditë përpara se ajo të afrohet. Skllavi i barkut mendon se me çfarë lloj ushqimesh ka për ta ngopur, kurse skllavi i Perëndisë me çfarë dhuratash shpirtwrore ka për t’u pasuruar. Skllavi i barkut, kur vjen ndonjë i huaj, mbushet tërë dashuri- dashuri që buron nga barku- dhe e quan si çlodhje të vëllait, konsumin e tw ngrënave nga ana e tij! Kur ka ca të tjerë të pranishëm, ai vendos të pijë verë dhe duke menduar se e fsheh virtytin e tij, ai u skllavërua tek pasioni i tij. 
5. Lavdidashja është shpeshherë armike ndaj kënaqësisë së barkut dhe këto të dyja luftojnë së bashku për pushtimin e murgut të mjerë, sikur të bëhet fjalë për blerjen e ndonjë skllavi. Kënaqësi e barkut e shtyn të hajë, kurse lavdidashja e këshillon të tregojë virtytin e tij, por murgu i urtë ka për t’iu shmangur të dyjave, duke dëbuar në orën e përshtatshme, njërën me anë të tjetrës. 
6. Kur mishi nis të luftojë, le të ruajmë gjithnjë dhe kudo vetëpërmbajtjen. Kur ajo të bjerë në qetësi- gjë që nuk besoj të arrihet para varrit- le të fshehim punën tonë. 
7. Pashë priftërinj të moshuar të tallen nga demonët dhe të japin bekim tek të rinjtë, që nuk vareshin shpirtërisht prej tyre, të pinin në tryezë verë dhe çdo gjë tjetër. Nëse këta priftërinj kanë në Zotin një dëshmi të mirë, atëherë le të hamë edhe me masë. Por nëse këta janë neglizhentë, le të mos e marrim parasysh bekimin e tyre, e madje edhe atëherë, kur ne luftojmë kundër zjarrmisë trupore. 
8. Mendoi hyjvjedhësi Evagër se u bë më i urtë nga të urtët dhe në formën, edhe në përmbajtjen e fjalëve të tij. Por u mashtrua i gjori dhe u shfaq më i marri i të marrëve dhe në shumë gjëra të tjera, por edhe në këtë. Ai mësonte: “Sa herë që shpirti dëshiron ushqime të shumëllojta, le të hidhërohet vetëm me bukë dhe ujë”. Pra kjo porosi e tija është sikur të mësosh një fëmijë që të ngjisë me një hap të vetëm të gjitha shkallët. 
Por ne le të themi duke e parë këtë përcaktim të tijin: Kur dëshirojmë ushqime të ndryshme, kërkojmë diçka që është brenda natyrës sonë. Për këtë arsye le të përdorim një marifet ndaj barkut që bën kaq shumë makinacione, e veçanwrisht nëse nuk na kërcënon një luftë e fortë ose kur nuk ka zi ose një kanon për rënie të rënda të mëparshme. Le të ndërpresim së pari ushqimet e lyrshme, pastaj ato që na acarojnë dhe në fund ato që kanë shije. 
9. Nëse është e lehtë për ty, jepi barkut tënd një ushqim që është i lehtë për t’u tretur dhe që të ngop, kështu që me anë të ngopjes të kënaqim oreksin e pangopshëm, kurse me tretjen e lehtë të shpëtojmë nga djegia trupore si nga një plagë. Le të shqyrtojmë dhe do të gjejmë se pjesa më e madhe e ushqimeve “që fryjnë”, e acarojnë trupin.
10. Të qeshësh me demonin që të thotë pas darkës të lësh për ditën tjetër kanonet e lutjeve të tua, sepse do të vijë ora e nëntë e ditës tjetër dhe nuk do të jetë respektuar marrëveshja e ditës së mëparshme. 
11. Tjetër gjë është vetëpërmbajtja që i shkon për shtat atyre, tw cilwt nuk kanë provuar rënie të rënda dhe tjetër wshtw tek ata që kanë rënë nw ato. Të parët kanë si shenjë njohjeje lëvizjen trupore, kurse të dytët përballen me këtë çështje deri në vdekje me ashpërsi dhe nuk bëjnë kompromise. Të parët përpiqen sa herë të ruajnë dwlirësinë e mendjes, kurse të dytët e zbutin Perëndinë me ngrysjen e shpirtit të tyre dhe me hidhërimin e mishit. 
12. Koha e dwlirësisë dhe e “ngushëllimit” tek murgu i përsosur është kohë shkujdesjejeje, tek murgu luftëtar është kohë betejash dhe tek ai që është pasionant, “ e kremte e të kremteve dhe panair i panaireve”. 
13. Në zemrat e llupësve hasen ëndrra në lidhje me ushqime dhe gjellë dhe në zemrat e atyre që pendohen hasen ëndrra rreth ferrit dhe Gjykimit. 
14. Zotëro mbi barkun tënd, para se të zotërojë ai mbi ty, e atëherë do të detyrohesh të kreshmosh i mbushur me turp. Këtë që thashë, e kuptojnë mirë ata që ranë në llumin që nuk i gjendet emri. Ata që janë eunukë- (në frymë eunukë- shih Matth 19:12)- nuk e njohën këtë 
15. Le të presim kërkesat e barkut, me mendimin e zjarrit të përjetshëm. Disa që iu nënshtruan atij, arritën deri në nevojën nw fund, sa të presin gjymtyrët e trupit të tyre e vdiqën kështu trupërisht dhe shpirtërisht. Le të shqyrtojmë dhe kemi për të konstatuar me siguri se fatkeqësitë tona morale vijnë vetëm nga kënaqësia e barkut. 
16. Mendja e atij që kreshmon, lutet me pastërti dhe me kujdes, kurse e të papërmbajturit është e mbushur plot me ikona të këqia. Ngopja e barkut i ka tharë burimet e lotëve. Por kur barku u tha, krijoi ujrat e lotëve. 
17. Ai që përkujdeset për barkun e tij dhe përpiqet të fitojë mbi frymën e kurvërisë, i ngjason atij që përpiqet të shuajë një zjarr të madh me vaj. Kur hidhërohet barku, përulet zemra. Por kur merr përkujdesje, mendimet egërsohen dhe krenohen. 
18. Shqyrtoje veten tënde duke nisur nga ora e parë e ditës, në mesditë dhe në orën e fundit para se të hash dhe ke për të kuptuar vlerën e madhe të kreshmës. Në mëngjes, (kur nuk ke uri) mendimet kërcejnë dhe enden sa andej këndej, në orën e gjashtë ato janë të fashitura disi, ndërsa në perëndim të diellit janë tërësisht të fashitura. 
19. Hidhëroje barkun dhe me siguri do të mbyllësh edhe gojën, sepse goja forcohet nga ushqimet e shumta. Të grushtosh vazhdmisht kundër tij dhe të vigjëlosh sa herë përmbi atë. Nëse ti mundohesh paksa, edhe Zoti ka për të të ndihmuar menjëherë. 
20. Sa më shumë që thasët e lëkurës përdoren dhe zbuten, aq më shumë rritet kapaciteti i tyre. Por kur nuk përdoren dhe lihen mënjanë, do të mblidhen dhe nuk do të mbajnë shumë gjëra. 
21. Ai që e shtyp barkun e tij me shumë ushqime, i zgjeroi zorrët, kurse ai që i kundërvihet, i ka ngushtuar. E kur ngushtohen, nuk kanë nevojë për shumë ushqim, kështu që mësojmë të kreshmojmë në mënyrë të natyrshme. 
22. Etja shumë herë e ndaloi etjen. Por është e vështirë dhe e paarritshme që uria të shuhet me urinë. Kur të të mposhtë barku, zbute me anë të mundimeve trupore. Dhe nëse kjo është e pamundur për shkak të sëmundjes, luftoje me anë të agripnisë. 
23. Kur sytë rëndohen, fillo të punosh. Por nëse gjumi të është larguar, mos puno, sepse nuk është e mundur të përqëndrosh mendjen tënde tek Perëndia dhe tek mamonai (Matth 6:24),- pra tek Perëndia dhe tek puna fizike. 
24. Dije se shumë herë demoni i kënaqësisë së barkut vjen dhe qëndron brenda stomakut dhe bën që njeriu të mos ngopet, qoftë edhe sikur të hajë tërë Egjiptin dhe të pijë tërë Nilin. Pas ushqimit ky i ligu largohet dhe na dërgon demonin e kurvërisë, pasi i shpjegoi atë që ka ngjarë. “ Ta kapësh, ta kapësh”- i thotë “dhe t’ia marrësh mendjen. Meqë barku i tij është më shumë se i ngopur nuk ke për t’u lodhur shumë”. Dhe ai sapo erdhi, buzëqeshi. Pasi e lidhi “këmbë e duar” me gjumin, bwri atw që donte, duke e ndotur shpirtin dhe trupin me ndotje, fantazi dhe gjykime. Gjë e mrekullueshme! Të shikosh mendje të patruptë të ndotet dhe të errësohet nga trupi dhe përsërsi nëpërmjet trupit prej balte, të pastrohet mendja e palëndshme dhe të bëhet e hollë! 
25. Nëse i ke premtuar Krishtit të ecësh në rrugën e ngushtë dhe plot me hidhwrime, mërzite barkun tënd. Sepse, nëse barku pranon përkujdesje dhe zgjerohet, atëherë ti nuk i ke mbajtur premtimet. 
26. Eja në vete! Dhe do të dëgjosh Krishtin të thotë: “E gjerë dhe e kollajtë është rruga e barkut, që të çon në humbjen e kurvërisë dhe të shumtë janë ata që ecin në atë. Sa e ngushtë është dera e ngushtë dhe sa e hidhur është rruga e kreshmës, që të çon në jetën e dwlirësisë dhe të paktë janë atë që hyjnë nëpërmjet saj”. (Shih Matth 6:13-14)
27. Kryetar i demonëve është Eosfori që ka rënë, e kryetar i pësimeve është gryka e barkut. 
28. Kur zë vend në një tryezë të pasur, sill në mendjen tënde kujtimin e vdekjes dhe të Gjykimit, ndoshta në këtë mënyrë mund ta përmbash pak këtë pasion. Dhe ndërkohë, që pi, mos resht kurrë të kujtosh uthullën dhe vrerin e Zotit tënd. Në këtë mënyrë ose do të vetëpërmbahesh ose të paktën, në rast se nuk përmbahesh do të përulesh duke psherëtirë (kur ta krahasosh të ngrënët tënd të shumtë me pësimin e Krishtit). 
29. Mos u mashtro! As nga skllavëria e Faraonit nuk bëhet fjalë të çlirohesh dhe as Pashkën e epërme nuk do ta shikosh, nëse nuk shijon pwrhera hidhërime dhe bukë pa maja. Hidhësirat janë dhuna dhe vuajtja e kreshmës dhe të pabrumtat mendja që nuk fryhet nga kryelartwsia.
30. Le të bashkohet më frymëmarrjen tënde, fjala e Psalmistit që thotë: “Kur më shqetësonin demonët mbaja veshje zie dhe e përulja me kreshmë shpirtin tim dhe lutja im ishte ngjitur në gji të shpirtit tim. ( shih Psalmi 44:13).
31. Kreshma është dhuna ndaj natyrës dhe rrethprerje e kënaqësive të laringut, ndërprerje e flakës truporee, ndalim i mendimcve të këqia, çlirim nga ndotjet e ëndrrave, pastërti në lutje, shpërbërje e ngurtësimit, dera e pendimit, psherëtimë e përulur, dërrmim i gëzuar në shpirt, ndalim i fjalëve të shumta, shkak i qetësisë, rojë e bindjes, lehtësi e gjumit, shëndet i trupit, shkaktar i papasionshmërisë, falje e mëkateve, dera dhe shijimi i parajsës. 
32. Le të kuptojmë dhe le të gjykojmë edhe këtë armik- mbi të gjithë atë- që është i pari i të gjithëve armiqëve tanë të rrezikshëm. Atë që është dera e të gjitha pasioneve, rënia e Adamit, humbja e Isaut, humbja e izraelitëve, shëmtimi i Noes, tradhëtia e Gomorrës, akuza e Lotit, shkatërrimi i bijve të priftit Ili, udhërrëfyesi drejt ndotjeve. Le ta marrim në pyetje kënaqësinë e barkut- nga lind, cilët janë bijtë e saj, cili është ai që e shkatërron dhe cili është ai që e shkatërron për fare. 
“Thuajna o tiran i të gjithëve njerëzve, ti që i ble të gjithë me arin e pangopësisë, nga vjen përbrenda nesh? Dhe çfarë ke bërë zakon të lindësh aty brenda? Si mund t’ia dalim të të nxjerrim së andejmi dhe tw tw dwbojmw prej nesh?”.
Ajo e munduar nga këto sharje, e mbushur me një mani dhe egërsi, u përgjigj me tirani:
“Përse më turpëroni ju që jeni fajtorë karshi meje? Si është e mundur që ju kujdeseni të më largoni, ndërkohë që unë jam e lidhur nga vetë natyra ime me ju? Derë për mua është natyra e gjellëve. Shkak i pangopësisë sime është përdorimi i vazhdueshëm i tyre. Shkak i mbizotërimit të pasioneve janë zakoni që ka ekzistuar më parë, pandjeshmëria e shpirtit dhe harrimi i vdekjes. 
Dhe si është e mundur që doni të mësoni emrat e pasardhësve të mi? Do të filloj t’i numëroj dhe kanë për t’u shtuar më tepër se sa rëra. Por dëgjoni se cilët konsiderohen bijtë e mi të paralindur dhe të dashur: Biri im i parëlindur është shërbëtori i kurvërisë. I dyti i zemërngurtësisë. I treti është gjumi. Gjithashtu prej meje lind deti i mendimeve, valët e ndotjeve, thellësia e papastërtive dhe e të fshehtave të pista.
Bija të mia janë pwrtacia, fjalamanëria, familjariteti, të qeshurat, shakatë dhe gjërat hokatare, kundërshtia, sjellja dhe mënyra e jetës zverktrashë, mosbindja, mosndjeshmëria, robëria dhe nënshtrimi ndaj pasioneve, mburrja, ashpërsia. Gjithashtu edhe dashuria e zbukurimit të vetes, që e pasojnë lutja e ndotur, endja në mendime dhe shumë herë fatkeqësi të papritura dhe të pashpresuara, në të cilat vjen dëshpërimi që është më i tmerrshëm nga të gjitha. 
Mua më lufton, por nuk më mposht kujtimi i mëkateve. Mendimi i vdekjes më ka armik për vdekje. Por ajo që më shkatërron tërësisht nuk ekziston ndër njerëzit. Ai që fitoi përbrenda tij Ngushëllimtarin, e lut kundër meje. Dhe Ai duke plotësuar këto lutje, nuk më lë të veproj me twrbim. Ata që nuk e shijuan hirin e Ngushëllimtarit, kërkojnë të kënaqen me domosdo nga kënaqësia ime”. 
Bëhet fjalë për fitore burrërore! Ai që e mposhti, ecën shpejt drejt papasionshmërisë dhe majës së urtësisë!





Përktheu: p A.B

Δεν υπάρχουν σχόλια: