Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Κυριακή 6 Μαρτίου 2016

NE JEMI BIZANTINË, VËLLEZËR!

Για όσους ξέρουν αλβανικά αξίζει κανείς να το διαβάσει
NE JEMI BIZANTINË, VËLLEZËR!Në këtë hapësirë të lirë komunikimi, që e ofrojnë rrjetet sociale, turmës së mbushur me urrejtje ndaj pushtetit e autoritetit, duket sikur i ndërmendet trashëgimia bizantine e rrënimit të pushteteve e të autoriteteve, mes fyerjesh, kërcënimesh, mallkimesh, e ulërimash , që dilnn nga mijëra gurmaze në të njëjtin çast e me të njëjtin qëllim, në hapësirën publike të hipodromit të dikurshëm.
Shpërthimet e egra të fyerjeve, etiketimeve dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale në Kosovë dhe në Shqipëri, po edhe në medie përgjithësisht, kanë vënë në siklet edhe teoricienët e komunikimit, sepse nuk po arrijnë ta kuptojnë se nga buron gjithë ai shpërthim iracional, që si gaz nëntokësor po kontaminon gjithçka para vetes. Po përpiqen ta shpjegojnë, por ende nuk i kanë dhënë dum kësaj pune. Gjasat janë që as do të mund t’i japin me këtë mënyrë hulumtimi, pasi që problemi nuk ka të bëjë me teori të komunikimit, pra as të raportit të participuesve me medie e rrjete sociale. Në fakt, problemi nuk ka të bëjë direkt me komunikimin e me mediet sit ë tilla, po ka të bëjë me botëkuptimin tonë të trashëguar dhe aktiv bizantin, në sferën e komunikimit publik. Ky histerizëm në komunikim është dëshmi që ne shqiptarët, sa i përket qëndrimit ndaj pushtetit dhe autoritetit, më shumë kemi trashëgimi nga Bizanti, se sa nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane nga ana e saj ka trashëguar edhe vetë jo pak elementë të trashëgimisë bizantine, që kanë pasur të bëjnë me pushtetin dhe autoritetin, por me kohë i ka mpiksur me agjens të tjerë, veçmas me vazhdimësinë e familjes sulltanore, që nuk ka qenë një praktikë e pastër bizantine. Prej këndej pastaj Perandoria Osmane  e ka krijuar një hierarki më të ndryshme edhe lidhur me qëndrimin e masave ndaj pushtetit e autoritetit, duke sforcuar ceremonialitet e përulësisë, të seleksionimit më të sigurt të elitave ushtarake, fetare e kulturore, etj. 
E pra, ajo mënyrë e ndërtimit të pushtetit dhe autoritetit osman kurrë nuk ka ngjitur te shqiptarët. Përkundrazi, ka mbetur aktive trashëgimia bizantine e hallakatjes së masave, e mërisë dhe armiqësisë tinëzare të masave ndaj pushtetit e ndaj autoritetit, një armiqësi që vazhdimisht pret në pusi që të godet cakun e saj. Është me interes të kuptohet që kjo trashëgimi bizantine e shpërthimeve histerike e iracionale të masave në momente të ndryshme ndaj pushtetit dhe autoritetit, ka mbetur njësoj aktive mbi gjithë arealin shqiptar, pavarësisht nga përkatësia fetare a konfesionale. Pra, nuk është shtresë mirëfilli fetare, po  është një botëvështrim mbarëshqiptar i rrënjosur, lidhur me qëndrimin ndaj publikes, pushtetit e autoritetit, që me kohë ka marrë tipare etnike, natyrisht specifike në rrethanat shqiptare.
Fjala vjen, meqë shqiptarët nuk kanë pasur hipodrom si bizantinët, që aty t’i shkarkonin shpërthimet e tyre egërshane, kanë adoptuar gjakmarrjen, si mekanizëm shpërthimesh të tilla egërshane. Edhe ideja themelore e gjakmarrësve shqiptarë, që të vriteshin më të mirët nga familjet ose fiset në hasmëri, mund të jetë në një lidhje me prirjen bizantine për të zhdukur reformuesit potencialë në mesin e familjeve sunduese. Ndonëse disi paradokalsisht, duket që edhe kuvendet e pajtimeve, si një formë disi më publike në jetën sociale shqiptare, mund të kenë qenë një imitim i deformuar në realitetet shqiptare primitive, të ceremonive periodike të sundimtarëve bizantinë, në kërkim të një pajtimi ose e pakta koekzistence pak më paqësore me opozitën. Sidoqoftë, në Bizant mediumi dhe institucioni publik më gjigand dhe më kryesorë ishte hipodromi. Aty bëheshin ceremoni familjare, shtetërore, fetare, sportive e kulturore. Aty shpërfaqej madhështia e sundimit, po aty bëhej edhe batërdia e tij ndaj masave. Aty shfryhej edhe urrejtja e vulgut ndaj sundimtarëve, disa nga të cilët përfundonin jo vetëm të shfronëzuar, po edhe të masakruar. Si duket njëri nga popujt më dëshmues të asaj trashëgimie të dhunshme bizantine, përevç grejëve, jeemi edhe ne shqiptarët. 
Në fakt, po të ndiqet historia e këtyre dy kombeve dhe dy shteteve, që nga formimi i tyre, mund të identifikohet reagimi tipik me prejardhje bizantine, jo vetëm i pushteteve dhe autoriteteve, po edhe i masave ndaj pushteteve e autoriteteve. Asnjëherë nuk është arritur në një stad të krijimit të një konsensusi, e lere më të një harmonie ndërmjet pushtetit/autoritetit e masave. Madje as në periudhat e mbretërive, që në shumë kombe e shtete të Evropës edhe sot janë shtylla të koncensusit e të harmonisë sociale, kulturore e nacionale. Te grekët e te shqiptyarët jo. Te këta dy kombe ende alternohen nënshtrimi i plotë ndaj pushtetit autoritar,  (diktaturës ushtarake në Greqi, dikaturës komuniste në Shqipëri) me rebelime të ashpra që i shpiejnë drejt luftës civile. 
Meqë këtu nuk është vendi që të përshkruhet e gjithë kjo histori, vetëm po e skicojmë, për ta kuptuar disi më mirë konteksitn ku edhe sot po zhvillohet konfrontimi iracional publik, si në Shqiqëri ashtu edhe në Kosovë. Gjithsesi për ta kuptuar më mirë edhe kontekstin në të cilin gjallon  e po kutërbon histerizmi i tashëm i masave shqiptare në komunikim publik, në medie e rrjete sociale. Shkurt e shqip. pa e kuptuar që kjo virulencë e fyerjeve dhe kërcënimeve në medie e veçmas në rrjetet sociale, shkaktohet nga trashëgimia byzantine, e rigjallëruar në realitetet e sotme, nuk ka teori komunikimi e as teori politike, që e shpjegon se çfarë është duke ndodhur. Pa e kuptuar se demokracia e proklamuar, bashkë me mediet e lira dhe rrjetet sociale anarkike, nga shumë pjesëtarë të këtyre dy shoqërive të shqiptarëve përjetohen si ambient i favorshëm për ta shpënë në nivele të reja pasionin e vjetër bizanitn të hakmarrjes ndaj autoritetit. nuk mund të kuptohet kjo mënyrë barbare komunikimi. Hakmarrja (gjithsesi iracionale) e jo komunikimi janë në plan të parë të kësaj mase të egërsuar edhe nga liria e shprehjes në medie e në rrjete sociale. Si në kodin e gjakmarrjes, në plan të parë të goditjes së kësaj vale të gjuhës së urrejtjes do të jenë më të mirët, më të suksesshmit, më të fortët, më të guximshmit. Pra, ata që bëjnë ferk nga të tjerët, që nuk i përkasin grixhes së injorantëve dhe kopesë së mediokriteteve. Ata përzgjedhen që të jenë flitë e kësaj histerie kolektive, që shpërthen brutalisht në medie e në rrjetet sociale. Në këtë hapësirë të lirë komunikimi, që e ofrojnë rrjetet sociale, turmës së mbushur me urrejtje ndaj pushtetit e autoritetit, duket sikur i ndërmendet trashëgimia bizantine e rrënimit të pushteteve e të autoriteteve, mes fyerjesh, kërcënimesh, mallkimesh, e ulërimash , që dilnn nga mijëra gurmaze në të njëjtin çast e me të njëjtin qëllim, në hapësirën publike të hipodromit të dikurshëm. 
Vërtet ka raste kur duket sikur kjo turmë e hallakatur po synon që rrjetet sociale dhe gjithe komunikimin publik, ta bëjnë si zëvendësues të hipodromit gjigand, ku edhe pse vetëm virtualisht,  tentojnë që kundërshtarët, armiqtë, t’i masakrojnë, t’i bëjnë  copa-copa, si në periudhën e heraklideve. Pra, vetëm brenda këtij konteksti mund të kuptohet  edhe hallakatja e kohëve të fundit kundër Ardit Gjebresë, Rudina Gjungës, Ismail Kadaresë, Fatos Lubonjës, Artan Fugës, Gilman Bakallit, Hashim Thaçit, Ilir Metes e shumë të tjerëve, sepse kjo vërtet është një hallakatje e mendjes bizantine brenda nesh. E drejta, për të gjithë këta njerëz dhe për secilin participues në sferën publikee pushtetore, mund të diskutohet publikisht, mund të kritikohen, mund t’u kontestohen idetë e veprat, por me argumente, me debat të hapur e jo me fyerje, jo me shpifje, jo me etiketime, jo me kërcënime nga më të ndyrat e fantazisë së sëmurë. Ndërsa, kundër këtyre dhe shumë të tjerëve (ku bën pjesë edhe vogëlsia ime) janë ndërmarrë fushata të egra linquese, ku ka munguar vetëm masakrimi dhe copëtimi i trupave fizike dhe valvitja e tyre nëpër hipodrom, ashtu si e praktikonin masat e egërsuara bizantine, kur masakronin edhe bazilejtë e tyre.            
Fatkeqësisht, me këtë mënyrë komunikimi në sferën mediatike, në rrjete sociale, po edhe në politikë, ne po dëshmojmë që kulturalisht nuk jemi plotësisht evropian. Pse? Nuk jemi plotësisht evropianë, më së shumti për shkak të bizantinitetit tonë në të menduar, në sjellje, në komunikim e edhe në veprim. Thjesht, për shkak të tendencës tonë aktive për vetëshkatërrim.      
4 mars 2016 

Δεν υπάρχουν σχόλια: