Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Κυριακή 21 Ιανουαρίου 2018

Kristofor Kisi

Φωτογραφία του χρήστη Albanian Orthodox- Shqiptar Ortodoks.


Kristofor Kisi vdiq në Tiranë në rrethana misterioze, njihet si një nga kryepeshkopët që i bëri rezistenc të vazhdueshme presionit nga autoritetet italiane që mbasi pushtuan Shqipërinë kërkonin të kontrollonin dhe kishën ortodokse shqiptare. Është për t'u habitur fakti se ky personazh kaq i rëndësishëm është harruar nga shteti dhe nga disa "shoqata patriotike" të cilat çuditërisht nuk harrojnë të kujtojnë disa priftërinj që nuk kishin asnjë influencë në shoqerinë shqiptare të asaj kohe. 

Kryehirësia e tij Imzot Kristofor Kissi, Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, lindi në vitin 1890 në lagjen Kala të Beratit. I prirë për jetën shpirtërore, iu kushtua studimeve fetare. Ato i kurorëzoi me mbarimin e shkollës së lartë Theologjike të Halkit (Hejbeli) të Stambollit, më 1908.

Pas mbarimit të studimeve u emërua profesor në gjimnazin e Jovan Bangës, në qytetin e Korçës. Para Luftës Ballkanike, Kryepisko Kissi u kthye në Stamboll dhe në vitin 1916 u hirotonis episkop dhe u emërua në selinë episkopale të Makriqojt të Konstandinopojës, duke qëndruar aty deri në vitin 1923. Atë vit u dërgua në Stamboll një komision i posaçëm nga qeveria shqiptare, me autorizimin që të zhvillonte negociata me Patrikanën Ekumenike rreth Autoqefalisë, të cilat dështuan. Pas dështimit të qëllimeve të këtij komisioni, për t’i dhënë fuqi dialogut dhe mbështetje kanonike këtyre përpjekjeve ndërhyri Patrikana Ekumenike duke dërguar një episkop erudit dhe me autoritet, si Imzot Kristofor Kissi. Ai la Stambollin dhe erdhi në Shqipëri dhe po këtë vit (1923) u emërua Episkop i Beratit.

Së bashku me episkop Jerotheun, me origjinë nga Përmeti, i dërguar edhe ky më parë si Eksark nga Pa- trikana Ekumenike, më 21 nëntor 1923 hirotonisën në episkop atë Fan Nolin, në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.

Në vitin 1929 tërhiqet në manastir, për të mos marrë pjesë në veprimet antikano-nike që po kryheshin. Pas dorëheqjes së Imzot Visarion Xhuvanit, më 29 maj 1936, Imzot Kristofori pranon të vihet në krye të atyre që donin që Autoqefalia e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë të njihej kanonikisht.

Më 12 prill 1937, Sinodi i Shenjtë i Patrikanës dekretonte njohjen e Kishës Autoqefale dhe po atë ditë, Tomosi Patriarkal i dorëzohej Imzot Kristofor Kissit. (Më 16 prill edhe Imzot Visarion Xhuvani kërkoi dhe mori faljen e Patrikanës dhe u tërhoq në Manastirin e Shën Joan Vladimirit).

Për shumë vjet në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Kristofori dha një kontribut tepër të madh për ruajtjen dhe zhvillimin e Orthodhoksisë në vendin tonë. Kështu, në vitin 1942 Kryepiskop Kristofor Kisi u thirr në Luogotenencë nga mëkëmbësi i ish-mbretit Viktor Emanuel i III, Jakomoni. Ai i bëri presion që në vendet episkopale, deri atëherë vakante, të emëroheshin në krye të hierarkisë orthodhokse të Shqipërisë episkopë unitë nga Kalabria, të cilët vareshin nga Papa, në përpjekje për ta kthyer gjithë Kishën tonë në unite. Këtë propozim Kryepiskopi Kristofor Kissi nuk e pranoi dhe thirri menjëherë teologun Ilia Banushi, që kishte mbaruar studimet teologjike në Beograd, i cili pranoi të hirotoniset, duke marrë emrin Irine dhe titullin Episkop i Apollonisë. Hirotonisja e tij Episkop u bë në manastirin e Shën Naunit në rrethin e Pogradecit, i cili në atë kohë ishte nën administrimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në hirotonisjen e tij morën pjesë Episkopi i Korçës Agathangjel dhe Mitrofor Atë Vasil Marku. Kështu shmangu një rrezik të madh për Kishën tonë, që donte t’ia impononte pushtuesi. Menjëherë pas çlirimit të vendit, regjimi komunist e mënjanoi Kryepiskop Kristofor Kissin nga Kryetar i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sepse nuk mund ta toleronte autoritetin e tij në Komunitetin Orthodhoks dhe e izoloi në kishën e Shën Prokopit, ku qëndroi deri sa ndërroi jetë më, 17 qershor 1958, në rrethana të dyshimta

Δεν υπάρχουν σχόλια: