Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas
Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në
Athinë, ku ishte i shtruar prej 3 janarit. Për të folur mbi veprimtarinë e tij
brenda dhe jashtë vendit tonë, ishte i ftuar në Report Tv, Ligor Karamelo,
ish-deputet i Omonias dhe studiues. Karamelo bëri një rezyme të jetës së
krypeshkopit Janullatus, duke e përkufizuar si erudit të dijes e kulturës dhe
një njeri me dashuri të pakufjshme. “Është
një ditë vërtetë e rëndë dhe e dhimbshme sepse shënon një humbje të madhe për
ortodoksinë, dhe jo vetëm për ortodoksët shqiptarë por për të gjithë popullin
shqiptar dhe gjithë ortodoksët në mbarë botën sepse ishte figura e
kryepiskopit tonë, FortLumturisë së Tij, Anastas Janullatus. Ai ishte një
personalitet i shumëanshëm, nuk ishte thjeshtë një klerik, por ai përqëndroi
veprimtarinë e tij në shumë drejtime. Mbi të gjitha ishte një erudit i madh,
dashamirës i dijes, i kulturës, i paqes. Me studimet e tij që në moshë të re,
qysh në universitetin e Athinës, të cilën e mbaroi me rezultate të
shkëlqyera, në studimet e mëvonshme në Gjermani, në punën e tij si misionar
në Afrikë, kudo tregoi një dashuri të jashtëzakonshme për të zbatuar në jetë
porositë dhe fjalët e Perëndisë, fjalën e Krishtit. Kur bëhej fjalë për
misionin e tij në Afrikë thoshte mos e quani thjeshtë si mision fetar, por
përmendeni si dëshmi të jetës së Krishtit. Ai në shoqërinë afrikane hyri
thellë, njohu kulturën, zakonet e tyre dhe bëri atë studimin që e bëri të
famshëm dhe me anë të cilit mbrojti doktoraturën, ‘Feja myslimane në
shoqërinë afrikane’. Natyrisht kryevepra e vepra të tij mbetet te puna që ai
bëri në ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë”,-tha Karamelo. Studiuesi
Karamelo renditi një sërë risish që kleriku ortodoks solli në Shqipëri, duke
theksuar sfidat me të cilat ai u përball, por që arriti t’i zgjidhë me urtësi
dhe durim. “Ne
ishim një vend që trashëguam një të kaluar shumë të hidhur në ateizmin e
theksuar me prishjen e kishave dhe xhamive, një popull që pothuasje e kishte
humbur kulturën fetare. Ashtu siç e kanë përmendur dhe personalitete të
tjera, ardhja e kryepiskopit në vitin 1992, një njeri i zakonshëm do të thoja
do ta kishte të pamundur, do të tërhiqej, po vetëm një njeri si ai, me dije,
me horizont, me besim të thellë, me guxim do të thoja, iu përvesh punës
për ringritjen e kishës. Ringritja e Kishës Autoqefake të Shqipërisë mendoj
që që është një monument i veprës së tij, sepse ai jo vetëm që ngriti e
rindërtoi kishat, ai thoshte do t’i përdorim këta gurë si dëshmitarë të
lutjeve së popullit shqiptar nën sundimet e kaluara. Ai arriti të rindërojë
dhe shkollën teologjike. Krijoi grupin e klerikëve ortodoksë në Shqipëri,
krijoi akademinë teologjike por edhe në fushën e arsimit, ngriti
universitete, shkolla të mesme, por mbi të gjitha, ideja e tij kryesore ishte
dashuria pa kufij. Dashurinë pa kufij nuk e pa thjeshtë në aspektin e
ortodoksëve shqiptarë, por e pa për të gjithë popullin shqiptar. Ishte i pari
që krijoi klinikën e Ungjillëzimit në Tiranë, e cila u shërbente të gjithë
njerëzve. Solli për herë të parë në Shqipëri skanerin e parë në Klinikën
Ungjillëzimi. Kontributet që dha për tërmetin dhe Kosovën. Kur u ngrit kisha
katedrale në Korçë pati shumë probleme sepse pati disa keqkuptime për mënyrën
dhe vendin ku do të ngrihej dhe u krijua një farë konflikti atëherë sepse
pati midis dy besimeve fetare një farë acarimi, por ajo u zgjidh dhe u ngrit
katedralja dhe mbaj mend që u hapën themelet dhe ai erdhi nga Tirana me një
masë të madhe njerëzish që e shoqëronin, në kulmin e atij acarimi, ai tha:
Mos u dëshpëroni të dashur besimtarë sepse gurët që na hedhin do t’i përdorim
për të ngritur themelet e kësaj kishe. Me këtë mënyrë të të trajtuarit të
çështjeve arriti të përballojë arsenalin që drejtohej kundër tij”,- theksoi
ish-deputeti i Omonias. shqiptarja.com |
Ο Αρχιεπίσκοπος Αλβανίας Αναστάσιος
Γιαννουλάτος εκοιμήθη σε ηλικία 95 ετών στο νοσοκομείο «Ευαγγελισμός» στην
Αθήνα, όπου νοσηλευόταν από τις 3 Ιανουαρίου. Για να μιλήσει σχετικά με τη δράση του
εντός και εκτός της χώρας μας, ήταν προσκεκλημένος στο Report Tv ο Λιγκόρ
Καραμέλο (Γρηγόρης Καραμέλος), πρώην βουλευτής της Ομόνοιας
και μελετητής. Ο Καραμέλο έκανε μία ανασκόπηση της
ζωής του Αρχιεπισκόπου Γιαννουλάτου, χαρακτηρίζοντάς τον ως λόγιο της γνώσης
και του πολιτισμού και έναν άνθρωπο με απεριόριστη αγάπη. Ο μελετητής Καραμέλο απαρίθμησε μια
σειρά από καινοτομίες που έφερε ο Ορθόδοξος κληρικός στην Αλβανία, τονίζοντας
τις προκλήσεις που αντιμετώπισε, αλλά τις οποίες κατάφερε να επιλύσει με
σοφία και υπομονή. Μετάφραση Πελασγός Κορυτσάς. T. B |
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου