Παρουσίαση Εκπαιδευτικού Προγράμματος – Σχολείο «Όμηρος» Κορυτσάς-Prezantimi i Projektit Edukativ – Shkolla «Omiros» Korçë
Me shumë sukses u zhvillua dje prezantimi i punës së këtij viti nga nxënësit tanë, në kuadër të Programeve Edukative të Institutit Patrikan për Studime Patristike (P.I.P.M.) për vitin shkollor 2024–2025. Drejtori i Shkollës z. Athanasios Agorastos mbajti fjalën e rastit dhe falënderoi me përzemërsi organizatorët, veçanërisht znj. Ioanna Kliari , Përgjegjëse e Programeve Edukative të P.I.P.M., duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer që vazhdon pandërprerë prej pesë vitesh nëpërmjet programeve të ndryshme mjedisore. Veprimtaria e këtij viti kishte titullin: «Nxjerrja në pah dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe ekologjike të vendit tim : Vëzhgimi i tematikës natyrore në dekorin figurativ të kishave të zonës së Korçës dhe të Shqipërisë». Në program morën pjesë nxënësit e klasës Θ΄2, si dhe nxënës të klasave Στ΄, Ζ΄ dhe Η΄, me synim kryesor theksimin e lidhjes midis trashëgimisë kulturore dhe vetëdijes ekologjike . Studimi u përqendrua n...