Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Κυριακή 28 Οκτωβρίου 2018

Ambasadorja Eleni Sourani: Varrimin e eshtrave të të rënëve tanë, sukses i mardhënieve Shqiptaro-Greke


Në ceremoninë përkujtimore  për nder të Ushtarakëve  Grekë, të rënë gjatë  luftës Italo – Greke (1940 – 1941) që u  zhvillua  ditën e Diel  më 28 Tetor në Bularat, në bashkëpunim  me palën shqiptare, ashtu siç parashikohet në Marrëveshjen Ndërshtetërore të Bashkëpunimit Greqi – Shqipëri, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri znj. Eleni Sourani , në fjalën e saj, midis të tjerave, theksoi:
28  Tetor 1940 në të gdhirë. Duke i thënë JO ultimatumit italian, sapo kishte filluar një prej historive më emocionuese dhe më të lavdishme  të Luftës së dytë Botërore.
Sulmi italian fillon para se të gdhijë mirë dita.
Kombi si një  trup i vetëm, në Greqi dhe në diasporë, ngrihet  në këmbë  me një  vendim  të vetëm ‘’Rezistencë deri në fund’’.  JO-ja, si një shprehje  moderne e së famshmes spartane ‘’Mολών λαβέ – Mollon llave  – Në ta mban, eja t’i marrësh’’, u kthye në simbol të vendosmërisë së një populli  për të mbrojtur deri në fund, deri  tek njeriu i fundit, lirinë dhe dinjitetin e Atdheut.
Në këto male, prej komandantëve  lokalë, u dëgjua shumë herë urdhëri ‘’rezistencë deri në fund ‘’Ishte ky vendim por edhe angazhim, që krijoi mrekullinë e epopesë së 1940-s.
Në sajë të atyre,  të cilët ndër shekuj  zgjodhën  sakrificën dhe vdekjen në vend të një jete  nën skllavëri, ekzistojmë sot, atyre ua kemi borxh.
Erdhëm edhe sivjet këtu, në vendin e sakrificës, për t’u  transmetuar  Djemve të Greqisë,   mirënjohjen  shekullore të  kombit.
Atyre, që ngritën  në supet e tyre të ngrira, dinjitetin e popujve të  Europës të nëpërkëmbur prej fashizmit  dhe poshtëruan  arrogancën e diktatorit.
Rëndësia e veçantë e JO-së  Greke, ka të bëjë me momentin historik në të cilin ajo u tha. Domethënë, ajo u tha në momentin  kur Boshti ndihej i pamposhtur  dhe çdo rezistencë ngjante e kotë. Me të vërtetë, lufta ishte për liri dhe dinjitet.
Këtë brez të vitit 1940  nderon Helenizmi sot, në çdo cep të botës. Ky brez, që është kaq   afër  brezit tonë, na frymëzon që të ecim në rrugën e detyrës kundrejt  Atdheut. Të ruajmë paqen, dinjitetin dhe lirinë. Të ndërtojmë marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi me fqinjët tanë.
Duke ecur me këtë frymë edhe në marrëdhëniet tona  me Shqipërinë mike dhe aleate, po shohim që  po korrin  sukses  përpjekjet diplomatike 40vjeçare për gjetjen dhe varrimin e eshtrave të të rënëve tanë. Një element  i qytetërimit tonë të përbashkët europian , është që të rënët në luftë të prehen  në  vendin   e sakrificës së tyre. Varreza ushtarake  të aleatëve por edhe të armiqve, janë shpërndarë kudo nëpër Europë. Në tokën greke prehen  jo vetëm mijërat e ushtarëve aleatë nga  Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, por edhe 15.000 ushtarë Gjermanë  që humbën jetën e tyre në Greqi, gjatë invazionit dhe pushtimit të Atdheut  tonë, në periudhën  1941 – 1944. Ndaj këtyre Djemve trima të  Greqisë që sakrifikuan  për  idealet njerëzore të  lirisë dhe të dinjitetit dhe që prehen  këtu, përkulemi  me respekt ne sot.
Si një aureolë, u qëndron mbi krye lavdia dhe pavdekësia. I përjetshëm qoftë  kujtimi i tyre, i përjetshëm  kujtimi ndaj sakrificave të tyre.
http://telegraf.al/

Δεν υπάρχουν σχόλια: