Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Δευτέρα 11 Δεκεμβρίου 2017

Përse të rinjtë nuk shkojnë në kishë?

Φωτογραφία του Alex Lo.
Përse të rinjtë nuk shkojnë në kishë?
“Të rinjtë janë imoral”, “të rinjtë janë plotë me pasione (dobësi)”, “të rinjtë janë të pabindur”, “të rinjtë nuk kanë frikë nga Perëndia…” Kam dëgjuar shpesh herë nga këto konstatime moraliste.
Pyetja që unë kam është: Të rinjtë kishin kushtet e duhura për të arritur të kuptonin jetën e krishtere apo jo?
Problemi nuk qëndron në faktin se nuk pranojnë besimin në Krishtin ashtu siç na e mësoi Kisha nëpërmjet zërave të Etërve të shenjtë, por nuk pranojnë një llojë “zënendësuesi”/transformimi të besimit i cili nuk arrin të bind.
Mund t’i qortojmë të rinjtë për shumë gjëra. Po edhe të rinjtë kanë të drejtë të qortojnë të mëdhenjtë. Po guxoj t’ua jap fjalën brezit të ri dhe më konkretisht atyre që gjenden largë Kishës:
Po, ashtu është. Brezi ynë është brez rebelësh. E si mund të ndodhte ndryshe? Kush na mësoi diçka tjetër? Ekziston aq shumë mashtrim rreth nesh, aq shumë ligësi në botën e të mëdhenjve.
Ngrejmë zë. Është e vetmja mënyrë për të treguar përbuzjen tonë ndaj një shoqërie e cila ka filluar t’i ngjasojë një kufome. Të gjithë bëjnë fjalë për vlerën e ndershmërisë ndërkohë që të gjithë vjedhin. Të gjithë nderojnë të vërtetën, mirpo mashtrojnë.
Përse gjendemi largë Perëndisë? Pse, kush na ndihmoi për të qënë pranë Tij? Prindërit tanë as që shkelin në kishë as për Krishtlindje ndoshta vetëm për Pashkë në ndonjë pagëzim, martesë apo rast vdekje.
Dhe nëpër kisha çfarë po shohim? Disa të krishterë që kanë aftësi për të folur për vlerat morale. Disa të krishterë ku nëse na shohin në kishë me veshje të çuditshme nxjerrin aq ligësi nga brenda tyre saqë na përzënë dhe as kokën nuk arrijmë të kthejmë. Ekziston aq shumë hipokrizi tek të krishterët.
Kemi njërëz nga fisi të cilët nuk mungojnë kurrë nga kisha. Por kur vjen momenti të ndahet pronat e harrojnë dhe besimin dhe mirëkuptimin. Ndërsa kur bëhet fjalë për përkujdesjen e gjyshit, të gjithë shmangen sepse kanë hallet e tyre. Kështu është besimi? Ndërkohë që dhe nga priftërinjtë dëgjojmë shumë fjalë të bukura…
Po, nuk shkojmë në kishë. Jo ngaqë nuk kemi besim në Zotin, jo ngaqë nuk kemi nevojë për dashurinë e Tij. Kemi aq shumë nevojë për Dikë i Cili vërtetë të ketë dashuri për ne, në mes të një bote kaq të pist. A mund Kisha të na ndihmoj të njohim dashurinë e Perëndisë?...>>
Nuk i mbaj mend të gjitha ato që më tha. Por siç isha duke e dëgjuar, përtypesha vazhdimisht (nga realiteti i hidhur i fjalëve). Nuk mund të vë në dyshim faktin se disa prej tyre janë shumë realist. Nuk do filloj të përpunoj tani përgjigjen që i riu dha, kam për të analizuar vetëm të drejtën e mllefit që ai kishte.
Një koment i parë do ishte se do ishte e mrekullueshme sikur të rinjtë të gjendeshin në gjendje pritje të Perëndisë, ashtu si i riu më sipër. Mirpo fatkeqësisht shumë të rinj janë zënë në ato kurthe të problemeve të së përditshmes, saqë e kanë harruar totalisht Perëndinë, dhe si pasojë kur dëgjojnë të përmendet bezdisen.
Domethënë “më mirë të tallësh Kishën, sesa të shohësh jetën tënde?”
Jo, nuk e kapim nga ai aspekt çështjen. Nuk është gjë e mirë të tallesh vetëm e vetëm për të justifikuar largimin tënd nga Zoti.
At Serafim Rouz (nga disa mbahet për shejtorë), pa dashur të justifikonte mëkatin, thonte se para kthimit të tij në Besim pinte dhe dehej dhe këtë gjë e bënte sepse ndjente mungesën e Perëndisë.
Me anë të pijes përpiqej të zbuste disi dhimbjen që i shaktonte mungesa e Zotit (mirpo shumë duke dashur të zbusnin etjen e tyre për Perëndinë me lëshimin e tyre në pasionet, përfunduan në ferr ndaj nuk duhen përgjithësuar përjashtimet).
Nuk besoj se do ishte diçka e lehtë për dikë të rrefuzonte dashurinë e Perëndisë pasi ta kishte njohur. Të rinjtë e rrefuzojnë pa ditur se çfarë po rrefuzojnë.
Shohin Perëndinë si ndonjë idhull i cili adhurohet nga disa të krishterë pa besim të ndërgjegjshëm dhe me hipokrizi, nga ata të kanuneve…
Mirpo tek të rinjtë ekziston nevoja që dikush t’u flasi në një gjuhë më të kuptueshme. Të rinjtë janë alergjik ndaj “fjalës së prerë”.
Sa për klerikët mëkatarë bëhet bujë e madhe ndërsa për klerikët që u shenjtëruan nuk bëhet aspak fjalë.
Po, ekzistojnë priftërinj që janë pasues të denjë të Etërve të shenjtë. As Mediat nuk duan të dëgjojnë për ta. As për ata që jetojnë në mëkat. Sepse i konsiderojnë ekstremista…
Dhe kjo ngaqë janë nxënës të Krishtit, të Atij që kthehu botën “përmbys” ose më saktë të Atij që u përpoq të risillte “botën e përmbysur” në gjendjen e saj normale…
Patjetër që jeta e krishtere nuk është diçka e lehtë. Djalli kurr nuk ndalon së vepruari… E megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tij vazhdojnë të ekzistojnë priftërinj të cilët bëjnë një jetë të shenjtë, murgjër që asketizojnë dhe familje të krishtera që shkëlqejnë brenda errësirës së botës. Në Shkrimin e Shenjtë thuhet: <<Atje ku mëkati teproi, teproi mjaftë Hiri>> (Rom. 5, 20).
Po, vështirë se vijnë të rinjtë në Kishë. Por ama Krishti u bën thirrje gjithnjë e më shumë për t’i çuar.
Ju të rinj, dijeni se Krishtit i dhemb fakti që vetëm disa pakë priftërinj dhe disa pakë besimtarë interesohen deri në sakrificë që t’ju marrin prej dore e t’ju çojnë në Kishë…
Por të dini se Krishti gëzohet sa herë që herë që njëri prej ju nis udhën e shpëtimit… Edhe sikur të mendoni se Krishti ju ka harruar, Ai pret të gjejë qoftë dhe një hapsirë të vogël për t’u futur në shpirtin tuaj …

…sepse Atij i përket lavdia, nderi dhe adhurimi bashkë me Atin e Tij të pafillim dhe Frymës së Tij të tërëshenjtë dhe jetëbërëse tani e përherë e ndër shekujt e pasosur. Amin!


Δεν υπάρχουν σχόλια: