Parashikimet e pabesueshme të Shën Kozmait për Shqipërinë dhe pse Ali Pasha e adhuronte profetin e krishterë
Fundi i viteve 1700 do të ishin të një rëndësie shumë të veçantë për sa i përket gjithë mbarëvajtjes së çështjeve shqiptare. Historia e vrullshme e Ballkanit në shekullin e XVIII ka lënë gjurmë të pashmangshme edhe në ndërgjegjen popullore të këtij vendi të veçantë që zinte një sipërfaqe shumë të vogël krahasuar me atë që më parë ka pasur. Në atë kohë do të spikasnin dy figura shumë të rëndësishme, ajo e Shën Kozamit të Kolkondasit, i cili lindi në 1714 dhe vdiq në 1779, dhe pashait të madh, Ali Tepelena, lindur në 1740 dhe vdiq në 1822. Ajo që të bën më shumë çudi është që ata ishin si nata me ditën për sa i përket mënyrës së mendimit, jetës që bënin, funksionit që kishin dhe veprës së jetës së tyre, por ja që jeta iu bashkua në një pikë, jo pak të rëndësishme. At Kozmai ishte prift murg ortodoks shumë i respektuar dhe i dëgjuar në zonën e tij megjithëse ishte i varfër, por predikues i zjarrtë i dashurisë sublime për Zotin dhe familjen. E në anën tjetër qëndronte kr...